Prokuroria Themelore Publike në Shkup ka ngritur procedurë kundër 55-vjeçarit, banor nga fshati Mesheishtë, komuna e Debrcës, për të cilin ekziston dyshimi se ka kryer vepër penale – Rrezikimi i sigurisë. I dyshuari më 14 prill, ka telefonuar në numrin zyrtar të Ambasadës Britanike në Shkup, ku ka lënë një mesazh kërcënues: “Ambasadori britanik në Shkup do të sulmohet me armë zjarri. Unë nuk e raportoj këtë në policinë maqedonase, sepse ata nuk do ta marrin seriozisht kërcënimin. Pas kësaj, telefonata u ndërpre, por mesazhi u ruajt në sistem. Me këtë i dyshuari ka rrezikuar sigurinë e ambasadorit britanik në…
Author: almakos
Komiteti Teknik i Ekspertëve këtë të martë ka zhvilluar komunikatën e radhës me mediat ku ka dhënë detaje në lidhje me masat e ndryshuara në kuadër të situatës pandemike të ditëve të fundit. Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli në fjalën e saj ka bërë me dije se do të hiqet mbajtja e maskës me detyrim. “Duke u nisur nga analiza e treguesve epidemiologjik, komiteti ka vendosur rekomandimin per vaksinimin me dozë të katër mbi 60 vjeç dhe me sistem imunitar të inkrupementuar. Heqjen e detyrimit për mbajtjen e maskave po mbajtjen e tyre në ambientet e mbyllura dhe në…
Përfshirja e pakicës bullgare në kushtetutën e Maqedonisë është një kusht që duhet përmbushur përpara se vendi të fillojë negociatat e anëtarësimit në BE. Këtë qëndrim e ka konfirmuar ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska, për media para fillimit të forumit “BE dhe Ballkani”. Gençovska sqaroi se ky kusht për Maqedoninë është vendosur në deklaratën e Kuvendit Popullor dhe në vendimet e Këshillit Konsultativ për Siguri Kombëtare. “Në këtë fazë fillimisht duhet ta zbatojnë dhe më pas të fillojnë negociatat me ta. Nuk e di se çfarë sinjalesh ka dhënë kryeministri (Kiril Petkov), por ky është qëndrimi…
Kryeministri bullgar Kiril Petkov ka nisur një fushatë publike duke u kërkuar qytetarëve bullgarë të dhurojnë pagën e një muaji në një fond për qeverinë ukrainase. “I bëj thirrje çdo qytetari bullgar që me të vërtetë dëshiron të ndihmojë Ukrainën, të dhurojë një rrogë si unë. Fjalët janë të lehta, veprat janë të vështira, është koha që postimet në Facebook të bëhen fonde për Ukrainën”, shkroi Petkov në uebsajtin e mediave sociale. Thirrja vjen mes mosmarrëveshjeve në koalicionin e katërfishtë qeverisës nëse Bullgaria duhet të dërgojë armë në Ukrainë. Partia Socialiste është e vetmja në koalicion që kundërshton dërgimin e…
Konfederata e Sindikatave të Lira do të protestojë nga sot deri të premten. Protesta do të filloj pasdite nga Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut e deri te Qeveria. Sindikatat kërkojnë harmonizimin e pagave me pagën minimale. Siç është paralajmëruar, protesta do të zhvillohet nga ora 16:00 deri në orën 17:00. Kryetari i KSL-së, Bllagoja Ralpovski thotë se do të protestojnë derisa të plotësohen kërkesat e tyre.
Një konflikt fizik ka ndodhur mes disa personash, ku njëri prej tyre është arrestuar dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Ismail Qemali” në Tiranë, ku tre persona kanë goditur me sende të forta një 38-vjeçar. Nuk ka mjaftuar me keq, tre personat kanë kundërshtuar edhe punonjësit e policisë, duke i kundërshtuar dhe më pas i goditur. Njoftimi i Policisë së Tiranës: Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 2 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. L., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Goditja për shkak të detyrës”,…
Pas marrëveshjes së arritur mes Qeverisë dhe SASHK-ut për rritjen e pagave të punëtorëve në arsim dhe çerdhe për 12%, nxënësit nesër sërish do të vijojnë mësimin. Bankat shkollore edhe sot do të mbeten bosh, sepse përfaqësuesit e SASHK-ut dhe këshilltarët rajonalë do ta shfrytëzojnë këtë ditë për t’i informuar punëtorët në arsim dhe çerdhe për marrëveshjen e arritur. Megjithatë, nxënësit dhe disa nga mësuesit e shkollave të mesme besojnë se humbja e orëve para përfundimit të vitit shkollor është një dëm i pariparueshëm për procesin arsimor dhe posaçërisht për vetë nxënësit.
Policia e Vlorës njofton se ka nisur procedim për disa persona për vepra të ndryshme penale. Kështu, ka nisur procedimi për një 45-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij. Ndërkohë, procedimi ka nisur edhe për tre të rinj, përkatësisht 16, 18 dhe 19 vjeç, të cilët gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta. Njoftimi i Policisë së Vlorës: Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit: – A. P., 45…
Një 40-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i gjashtë i një pallati në Tiranë, në afërsi të një qendre tregtare. Policia e Tiranës njofton se rreth orëve të para të mëngjesit, në afërsi të “Casa Italia”, dyshohet se është vetëhedhur nga kati i gjashtë i pallatit ku banonte, shtetasja A. E., 40 vjeçe, e cila si pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Nuk dihet ende nëse gruaja kishte shfaqur më herët shenja të depresionit, apo të ketë pasur probleme familjare.
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, pas vizitës në Berlin, sot do të qëndrojë në Sofje ku do të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare për përforcimin e bashkëpunimit rajonal dhe integrimit në BE, të titulluar “BE-ja takohet me Ballkanin. Mësim nga Ukraina: Zgjerimi evropian – mbrojtje nga lufta”. Krahas Osmanit, në konferencë është paralajmëruar pjesëmarrja e ministrave të jashtëm të Shqipërisë, Bosnjë dhe Hercegovinës, Kosovës, si dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Bullgarisë, Teodora Gençovska. Atyre do t’u bashkohet komisioneri për Zgjerimin i BE-së, Oliver Varhey, si dhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak dhe…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Para pak çastesh raportohet për një vrasje në Çair, në afërsi të shkollës “Imri Elezi”. Jo zyrtarisht bëhet fjalë për vrasjen e personit me iniciale J.I, ndërsa motivet e vrasjes mbeten akoma të panjohura, shkruan Alsat. Burime nga grupi hetimorë në vendin e ngjarjes informojnë jo zyrtarisht edhe për persona të lënduar. Vrasja e J.I vjen një vit pas vrasjes së vëllait tij K.I më 12 maj poashtu në Çair të Shkupit. /Alsat.mk

