Policia e Vlorës njofton se ka nisur procedim për disa persona për vepra të ndryshme penale. Kështu, ka nisur procedimi për një 45-vjeçar, i cili akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Ndërkohë, procedimi ka nisur edhe për tre të rinj, përkatësisht 16, 18 dhe 19 vjeç, të cilët gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta.
Njoftimi i Policisë së Vlorës:
Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit:
– A. P., 45 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij;
– P. Z., 18 vjeç, K. V., 19 vjeç dhe E. D., 16 vjeç, banues në Sarandë, për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, kanë goditur njëri-tjetrin, me sende të forta.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.



