Kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe, deklaroi se partia e tij është e gatshme të përballet me zgjedhjet edhe nëse ato do të mbaheshin menjëherë. Megjithatë, ai theksoi se LSDM-ja nuk do të shërbejë si “alibi” për, siç tha, llogaritjet politike të kryeministrit Hristijan Mickoski.
“Ne nuk do të jemi alibi për zgjedhje të parakohshme për kryeministrin Hristijan Mickoski. Është e qartë se parametri i vetëm që e shtyn atë të kërkojë zgjedhje është fakti se nuk ka më para në buxhet për tenderët e tij kriminalë”, deklaroi Filipçe në një konferencë për media.
Sipas tij, mundësitë për sigurimin e mjeteve financiare përmes huamarrjes janë tashmë më të kufizuara.
“Tani nuk ka më mundësi për të marrë hua kaq lehtë, sepse mentori i tij, Orban, nuk është më në pushtet, ndërsa nuk ka më mundësi për të marrë para kineze”, tha lideri i LSDM-së.
Filipçe përsëriti se partia që ai drejton është e përgatitur për një proces zgjedhor në çdo moment.
“Jemi gati për zgjedhje. Le të mbahen nesër – ne jemi gati. Kemi edhe ekipin, edhe programin, edhe planin master për Maqedoninë”, tha Filipçe.
The post Filipçe: Jemi gati për zgjedhje, por nuk do të jemi alibi për llogaritjet politike të Mickoskit appeared first on TV-SHENJA.


