Gazetar: Adrian Kerimi Eurokomisioneri për zgjerim, Oliver Varhej të martën do të ndalet për vizitë zyrtare në Sofje në kuadër të forumit “BE-ja takon Ballkanin”, shkruan Alsat. Sipas njoftimit nga Komisioni Evropian, Varhej do të takohet me presidentin bullgar, Rumen Radev, kryeministrin Kirill Petkov dhe ministren e jashtme, Teodora Gençovska. Pas vizitës dhe takimeve në Sofje, Varheji pritet të me ministrin e jashtëm Osmani do të udhëtojnë në Shkup. Agjenda e komisionerit për zgjerim akoma nuk është bërë e ditur. Vizita e Varhejit vjen pak ditë pasi Shkupi dhe Sofja ashpërsuan qëndrimet mbi figurën e “Vanço Mihajllov” dhe paralajmërimeve të…
Author: almakos
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, inspektoim sot punimet për ndërtimin e shkollës së re 9 vjeçare “Bashkim Fino”. Veliaj tha se godinat e reja do të bëhen gati në verë, për t’u hapur në shtator. Ai tha se fokusi do të jetë edhe në shkollat në periferi të qytetit, si shkollat te zona e Freskut apo te “5 Maji”. Shkolla “Bashkim Fino” do të ketë 30 klasa me nga 30 nxënës. Kryebashkiaku tha se rindërtimi apo ndërtimi nga e para i shkollave të reja, është një histori suksesi në Tiranë. “Në Tiranë ka ende shumë gjëra për t’u…
Gazetar: Adnan Qaili Se kemi dal më pak në numër gjatë regjistrimit të popullsisë, rritje shënon imuniteti kolektiv anti kovid. Sipas metodologjisë së vaksinimit deri tani u mor për bazë censusi i 2002-së kur numëroheshim mbi 2 milion banorë, kurse me rezultatet e reja del se jemi më të imunizuar, shkruan Alsat. Ministri Shëndetësisë Sali tha se kjo diferencë ka qenë veç 3%, por statistikat tregojnë se aq sa janë imunizuar përmes vaksinimit antikovid, gjysma tjetër ka krijuar antitrupa natyror. “Me përqindje totale të vaksinuar jemi 46%, me numërimet e mëparshme ishim 43%. Kjo nuk do të thotë shumë. Është…
Shqipëria dhe Ukraina realizojnë rreth 40 milionë dollarë nga shkëmbimet tregtare në vit, ku një vend të rëndësishëm zënë prodhimet bujqësore. Pas fillimit të agresionit rus të Ukrainës eksportuesit shqiptarë po përballen me mjaft sfida në këtë drejtim. Rreziku i luftës, tërheqja e tregtareve vendas dhe rritja e kostove e ka bërë më të vështirë transportin. Pas një mungese eksporti prej gati dy javësh shkëmbimet tregtare po rikthehen me zonat në Ukrainë ku nuk kryhen luftime. Eksportuesit e prodhimeve bujqësore në Lushnjë janë në aktivitet të plotë me perimet e stinës. Në Savër të Lushnjës Nedret Arapi një nga eksportueset…
Gazetar: Bashkim Sulejmani Një grup aktivistësh, vendosi që këtë ta nis ndryshe. Nëse zakonisht në ditë feste ata i gjen në natyrë, ose me biçikleta, sot ndërmorën aksion për pastrimin e mbeturinave nga deponia jolegale, e cila me vite ekziston në fillim të rrugës së Kalasë, shkruan Alsat. “Edhe pse ekziston tabela që ndalon hedhjen e mbeturinave, ky vend këtu në fillim të rrugës së kalasë, është kthyer në një mini deponi”, raporton gazetari i Alsat, Bashkim Sulejmani. “Kjo është simptomatike, në vendet tona. Gjithkund në hyrje dhe dalje, por edhe në vende që janë në kufi me gjelbërimin krijohen…
Aplikacioni i mesazheve, Whatsapp tani mund të gjenerojë një raport në lidhje me aktivitetin tuaj me të dhe kjo do kërkojë vetëm disa sekonda.Raporti mbi WhatsApp tuaj përmban informacionin dhe cilësimet e llogarisë suaj. Por e rëndësishme të theksohet është se WhatsApp nuk do t’i zbulojë mesazhet tuaja. Aty do të jeni në gjendje të shihni të gjitha Grupet WhatsApp ku jeni bashkuar, llojin e telefonit tuaj, fotografitë e profilit, kohën e saktë që keni ndryshuar fotografinë e profilit, numrat që keni bllokuar dhe cilësimet e privatësisë. Ka shumë informacione teknike se si e keni përdorur WhatsApp në “histori”. Dhe…
Një 39-vjeçar në Vaun e Dejës në Shkodër është grabitur nën kërcënimin e armës nga një 26-vjeçar i cili ishte maskuar. Ngjarja ka ndodhur në në lagjen “Pecaj”, fshati Mnelë e Madhe, ku 26 vjeçari i arrestuar nën kërcënimin e armës së zjarrit dhe i maskuar, i ka marrë shumën prej 230 mijë lekë (të vjetër) 39 vjeçarit i cili po drejtonte automjetin tip “Ford”. Gjatë kontrollit në shtëpinë e autorit u gjet dhe u sekuestrua, në cilësinë e provës materiale, 1 armë zjarri pushkë, krëhëra pushke, 220 fishekë luftarak dhe 1 maskë me ngjyrë të zezë, e cila dyshohet…
Gazetar: Miki Trajkovski Nëse për të dytin sezon radhazi plazhet në Ohër mbeten të parregulluara, kjo do të jetë katastrofike për turizmin, paralajmëron kryetari i Ohrit Kiril Pecakov, shkruan Alsat. Ai thotë se tani për tani situata është status quo, ndonëse vera dhe sezonit turistik janë në prag. “Plazhet janë padyshim një nga problemet më të mëdha…nëse i lëmë shumicën e plazheve të parregulluara në të njëjtën mënyrë këtë verë, mund të mos jemi në fikusin e shumë turistëve vitin e ardhshëm…”, tha Kirill Pecakov- kryetar i komunës. Pecakov fajëson institucionet shtetërore në nivel qendror për përgatitjen e planit për…
Qerim Krasniqi, nga Kosova, nuk ka mashtruar vetëm Marjana Çakulin në Tiranë por dhe të tjerë persona. Sipas dosjes hetimore, Qerimi i ka marrë dhe një shumë parash një mjekeje. Gjatë seancës gjyqësore ai ka pranuar se ka marrë para nga doktoresha me emrin Imelda, mirëpo edhe asaj nuk ia ka kthyer borxhin. “I kam marrë një doktoreshe me emrin Imelda një shumë prej 500 eurosh pasi isha në kushte të vështira ekonomike dhe nuk ia kam kthyer këtë shumë monetare”, ka rrëfyer 30-vjeçari. Kujtojmë se, Prokuroria e Tiranës ka kërkuar sot masën e ‘arrestit me burg’ për Qerim Krasniqin,…
Gazetar: Igor Stefanovski Këshilli Gjyqësor ende nuk ka matur për sa gjyqtarë ka nevojë realisht Maqedonia. Organi që emëron, promovon dhe shkarkon gjyqtarë është një hap afër sistematizimi të ri në gjyqësor. Sipas sistematizimit aktual, në vend duhet të jenë 630 gjyqtarë, ndërsa për momentin janë 470. Standardet evropiane kërkojnë që në 100 mijë banërë duhet të ketë 21.5 gjyqtarë, që do të thotë se sipas regjistrimit, i cili tregoi se janë mbi 1.8 milionë banorë banues në vend, duhet të ketë 394 gjyqtarë. Megjithatë, Këshilli Gjyqësor do duhet të vendosë nëse sistematizimi do të bëhet sipas standardit evropian apo…
Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP) ka zbardhur me disa muaj vonesë qëndrimin e vet lidhur me dy transaksionet e fundit në tregun e komunikimeve elektronike, që sollën shitjen e paketës kontrolluese të aksioneve në kompanitë ALBtelecom dhe ONE Telecommunications tek kompania hungareze 4iG (dhe më tej transferimin e tyre te Antenna Hungaria, kompani me aksioner kryesor pikërisht 4iG). Në vendimin e vet, Këshilli Drejtues i AKEP ka bërë një interpretim të ri të ligjit “Për komunikimet elektronike”, duke u shprehur se ai parashikon se AKEP duhet të japë miratim paraprak vetëm për rastet kur Autorizimi Individual transferohet nga…
Një fëmijë ka vdekur nga shpërthimi misterioz i hepatitit, ndërsa prindërit nxitojnë që të kenë kujdes për shenjat paralajmëruese. Dhjetëra fëmijë midis një muajsh dhe 16 vjeç janë goditur me inflamacion të mëlçisë në 12 vende. Nuk dihet se ku vdiq tragjikisht i riu, por Organizatën Botërore të Shëndetësisë konfirmoi vdekjen vetëm në një raport mbi shpërthimin e çuditshëm. Ndërsa numrat janë rritur javët e fundit, ka pasur 17 fëmijë që janë sëmurë aq shumë sa kanë nevojë për transplantim të mëlçisë. Mbretëria e Bashkuar ka marrë peshën kryesore të rasteve deri më tani, duke parë 114 nga 169 infektime…

