Kreu i Sindikatës së Arsimit dhe Shkencës (SASHK) Jakim Nedelkov deklaroi sot se deri në këto momente nuk ka ndonjë marrëveshje mes SASHK-ut dhe qeverisë, megjithatë u shpreh se ka sinjale që në orët e pasdites të realizohet edhe një takim mes Qeverisë dhe SASHK-ut në përpjekje për të arritur deri tek një marrëveshje e pranueshme për të dyja palët. Në këtë takim pritet të marr pjesë edhe përfaqësuesja e Konfederatës Evropiane të Sindikatës së Arsimit, e cila po qëndron në Maqedoni në mbështetje të SASHK-ut, shkruan Alsat. “Sot me ne është edhe përfaqësuesi i Konfederatës Evropiane të Sindikatës së…
Author: almakos
Elbasani është përfshirë nga kaosi dhe dhuna e qytetarëve. Këtë fakt e ka vënë në dukje policia e këtij qarku. Akuzat ndaj tyre janë të ndryshme, duke filluar nga drejtimi i automjetit në gjendje të dehur deri tek dëmtimi më gurë i banesës së fqinjt. Njoftimi i policisë Elbasan Vihet në pranga 1 shtetas, procedohen penalisht në gjendje të lirë 7 të tjerë. Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin B. P., 43 vjeç, banues në lagjen “Skënderbej”, Elbasan, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”, pasi u kap nga shërbimet e Policisë, duke drejtuar automjetin,…
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot do t’i presë në takim Ndihmës Sekretaren e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretarin për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar. Në njoftimin e lëshuar nga Zyra e Kryeministrit thuhet se takimi do të mbahet nga ora 18:00. Donfried dhe Escobar do të vizitojnë Kosovën në kuadër të një turi të vizitave në Ballkanin Perëndimor.
Policia e Rrugore e Fierit ka vijuar kontrollet në akset kryesore të qytetit duke ndëshkuar shoferët e pabindur. Si rezultat 2683 drejtues mjetesh janë proceduar për tejkalim shpejtësie, përdorim celulari, parakalime të gabuara apo edhe për konsumimin e alkoolit. Njoftimi i Policisë së Fierit: Vijojnë kontrollet intensive nga Policia Rrugore e Fierit, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor. Kontrollet janë përqendruar kryesisht në drejtim të shkeljeve që janë burim aksidenti. Janë proceduar administrativisht gjithsej 2683 drejtues mjetesh. 1207 drejtues mjetesh janë proceduar administrativisht për tejkalim të normave të shpejtësisë. Janë proceduar administrativisht 200 drejtues mjetesh për…
Oficerët e policisë hapën zjarr të dielën në Paris kundër një automjeti, drejtuesi i të cilit tentoi ti shtyp ata, duke vrarë dy nga pasagjerët dhe duke plagosur një të tretë, tha agjencia franceze, mbrëmjen e zgjedhjeve presidenciale. Ngjarja ka ndodhur në qendër të kryeqytetit francez. Sipas të dhënave të para të hetimit, të cilat burimi i dha Agjencisë Franceze, mjeti ka qenë duke lëvizur në drejtim të rrugës ku ndodhej kur policia ka tentuar ta ndalojë për kontroll. Më pas ai lëvizi për të rënë mbi ta, duke i detyruar të përdorin armët e shërbimit, sipas të njëjtit burim.…
Një biznes në zonën e ish-Bllokut në Tiranë është përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm. Sipas policisë zjarri ka rënë në ambientet e katit të dytë, ku për pasojë ka vetëm dëme materiale. Policia nuk jep të dhëna të mëtejshme mbi profilin e biznesit, dhe as nëse zjarri ka qenë apo jo i qëllimshëm. Njoftimi i policisë: Më datë 25.04.2022, në rrugën “Pjetër Bogdani”, gjatë orëve të para të mëngjesit, ka rënë zjarr në katin e dytë të një biznesi, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve…
Prirjet e larta të emigracionit nga Shqipëria pritet të krijojnë mungesa shqetësuese të fuqisë punëtore në të gjithë sektorët e ekonomisë për të gjitha llojet e profesioneve deri në vitin 2030, thotë një studim i fundit i Fondacionit të Trajnimeve Europiane. Studimi vë në dukje se vendet e Ballkanit Perëndimor, por sidomos Shqipëria do të përballet me një krize të tregut të punës, që po krijohet në mënyre specifike nga emigracioni i lartë i moshave të reja. Studimi vuri në dukje se, brenda periudhës së projeksionit 2020–2030, rezultatet e skenarit bazë tregojnë se, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia do…
07:38 | 24 Prill 2022 Europa ka përjetuar verën më të nxehtë gjatë vitit 2021, sipas një raporti të publikuar të premten nga shërbimi i ndryshimeve klimatike të Bashkimit Europian. Më pak se tre javë pas publikimit të raportit të fundit të IPCC, duke paralajmëruar se temperatura e botës do të arrijë në 1.5ºC kritike mbi nivelet para-industriale brenda dy dekadave të ardhshme, shërbimi i ndryshimeve klimatike të BE-së ka publikuar gjetjen alarmante, transmeton portal arbresh.info Sipas shkencëtarëve të BE-së, Europa përjetoi verën e saj më të nxehtë të regjistruar në vitin 2021, me temperatura 1°C më të larta se…
Një sasi tritoli ka shpërthyer sot në mbrëmje në qytetin e Sarandës. Sipas njoftimit të policisë targeti ka qenë një hotel. Akoma nuk dihen të dhëna të detajuara për këtë shpërthim, policia është duke vijuar hetimet. Sarandë/Informacion paraprak. Më datë 24.04.2022, rreth orës 21:45, në lagjen nr.1, Sarandë, në katin e parë të një hotelit, në pronësi të shtetasit N. Y., ka shpërthyer një sasi lënde, e dyshuar eksplozive, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski ka uruar Emmanuel Macronin për rizgjedhjen si president i Francës. Pendarovski tha se fitorja e Macronit është zgjedhje proevropiane në kohë sfidash dhe shpreson se bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Francës do të vazhdojë. “E uroj Emmanuel Macronin për fitoren në zgjedhje presidenciale. Kjo fitore vjen në kohë sfidash, ku zgjedhja proevropiane është vërtetë domethënëse. Shpresoj se do të vazhdojmë me bashkëpunimin për çështjet që i afrojnë vendet dhe popujt tanë”, ka shkruar Pendarovski në Twitter.
Një 17-vjeçar është plagosur me thikë në Sarandë. Burime bëjnë me dije se i mituri ka mbërritur i plagosur në spital, pasi është qëlluar disa herë më thikë në kraharor. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4 në Sarandë. I mitur me iniciale K.G, ndodhet nën kujdesin e mjekëve. Forca të shumta të policisë janë vënë në kërkim të autorit, i cili dyshohet se është person me precedent penal.
Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i ka uruar fitoren në mandatin e dytë Presidentit të Francës, Emmanuel Macron. Balla thotë se kjo është një fitore e rëndësishme për Evropën e Bashkuar kundër ekstremizmit të së djathtës ekstreme. Postimi i Taulant Ballës: Përgëzime Emmanuel Macron për mandatin e dytë! Një fitore e rëndësishme e progresistëve dhe e Europës së Bashkuar kundër ekstremizmit dhe së djathtës

