Qeveria duhet t’i pranojë kërkesat e SASHK-ut dhe të gjithë nxënësve që nga e marta të kthehen në mësime, tha kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pas vizitës në Katedralen “Shën Kliment Ohërski”. “Apeloj që të arrihet një marrëveshje sa më shpejt dhe nga e marta të gjithë nxënësit të kthehen aty ku e kanë vendin, në tavolinat e shkollës. Qeveria duhet t’i pranojë kërkesat e SASHK-ut, e jo me sindikalistin e tyre të preferuar, i cili ndonjëherë në të kaluarën është dëshmuar si ndjekës besnik i politikave të fillimisht Zoran Zaev, e tash Kovaçevskit, të bëjë disa kuazi-marrëveshje”, tha Mickoski,…
Author: almakos
DHËRMI- Një banesë e pabanueshme është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Dhërmi. Sipas raportimit të policisë, banesa ishte në pronësi të qytetarit me iniciale Th.D., dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Drimadhë rreth orës 11:40 ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Njoftimi i policisë: Dhërmi/Informacion paraprak Më datë 24.04.2022, rreth orës 11:40, në lagjen Drimadhë, fshati Dhërmi, ka marrë zjarrë banesa e pabanueshme e shtetasitt Th. D., ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje…
Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në Shkozë. Një motomjet është përplasur me autobusin e linjës së Shkozës. Për pasojë drejtuesi i motomjetit, rreth 45-vjeç, ende i paidentifikuar ka ndërruar jetë në spital. “Më datë 24.04.2022, në Shkozë, një motomjet me drejtues ende të paidentifikuar, rreth 45 vjeç, është përplasur me autobusin e linjës së Shkozës, me drejtues shtetasin H. T., 60 vjeç. Si pasojë e aksidentit drejtuesi i motomjetit, ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit”, thuhet në njoftimin e policisë.
MIRDITË- Pronari i një lokali në Mirditë, 32-vjeçari Jurgen Pjetri, e kishte kthyer biznesin e tij në ambient për ushtrimin e paligjshëm të lojërave të fatit. Pas arrestimit të 32-vjeçarit, blutë bëjnë me dije se i janë sekuestruar një valixhe çipsa pokeri si dhe një sasi lëndë narkotike, kanabis në banakun e lokalit të tij. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike” Organizimi ” Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara Njoftimi i Policisë: Mirditë Finalizohet operacioni policor i koduar “Çipsat” për goditjen e veprimtarisë në fushën…
Ministria e Punëve të Brendshme njofton se gjatë ditës së djeshme vazhdoi me aksionet e përforcuara në fushën e komunikacionit. “Në territorin e Bashkisë së Shkupit janë shqiptuar 59 masa prej të cilave 15 janë për tejkalim shpejtësie, 15 për vozitje pa leje dhe tre për vozitje nën ndikimin e alkoolit”, thuhet në njoftimin e polcisië. Po ashtu janë shqiptuar edhe 5 masa për përdorim të telefonit, tre për kalim në të kuqe dhe gjashtë për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve. Nga MPB shtojnë se aksionet e forcuara do të vazhdojnë edhe gjatë ditëve të ardhshme. “U bëjmë thirrje qytetarëve që…
TIRANË- Një pronar i një makine luksoze Lamborghini, e cila vlen qindra miliona euro është gjobitur nga policia e Tiranës me vlerë 40 mijë lekë pasi nuk kishte paguar siguracionet. Papërgjegjshmëria arrin deri aty sa të blesh një makinë qindra milionë dhe të mos denjosh t’i paguash një siguracion rreth 200 euro. Në fletën e gjobës policia gjithashtu thekson se mjeti kishte xhama të zinj pa certifikatë si dhe targën e përparme jo në vendin e duhur.
Tashmë si çdo fundjavë e diela do të jetë ditë pa makina në kryeqytet. Kufizimi i qarkullimit të automjeteve do të nisë prej orës 09:00 deri në 15:00. Qarkullimi i makinave do të devijohet në disa rrugë të caktuara duke shmangur fluksin në akset kryesore. Si do të devijohet trafiku i automjeteve – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”- nga Ministria e Brendshme deri në fillim te “Ish- Hotel Dajti”. – Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga Ura e “ish Hotel Dajtit” deri në kryqëzimin me rrugën “Ismail Qemali”. – Segmenti i rrugës -Myslym Shyri- nga kryqëzimi i Gjykatës së Lartë me drejtim…
Rritja e kostove të lëndëve të para në aktivitetin prodhues dhe në bujqësi pas luftës në Ukrainë ka zbehur perspektivat e punësimit gjatë vitit 2022 në raport me pritshmëritë e fillimit të vitit.Gjithsesi, ekonomia e vendit ka nevojë edhe për rreth 45 mijë punonjës shtesë këtë vit, kryesisht në fason, call center, ndërtim dhe turizëm. Bujqësia dhe industria agropërpunuese do të shkurtojnë numrin e punonjësve, pasi nuk mund të transferojnë totalisht kostot e larta në çmime.Turizmi dhe fasoni po rrezikojnë të zgjerohen më tej nga mungesa e punonjësve, teksa janë drejtuar në tregjet aziatike. Mungesa e aftësive tek të papunët…
Dita e sotme do të jetë një ditë me mot të bukur dhe përgjithësisht të ngrohtë. Sipas parashikimit të MeteoAlb masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë vendin tonë duke sjellë gjatë orëve të paradites alternime kthjellimesh dhe kalime të lehta vranësirash, ku më të theksuara do të jenë në zonat malore. Por parashikohet që në orët e mesditës dhe pasdites gradualisht kthjellimet të bëhen dominuese në një pjesë të mirë të territorit Shqiptar. Temperaturat e ajrit do të ulen lehtë në mëngjes, Por do të rriten ndjeshëm në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C deri në 24°C.
Një 15-vjeçare pretendoi në Policinë e Vorës se një i panjohur tentoi të abuzojë me të brenda në shkollë. Nxënësja e një shkolle të mesme në këtë zonë u paraqit me prindërit në ambientet e policisë duke kryer kallëzimin në fjalë, teksa sipas policisë thënë për gazetën Si nga këqyrjet e deritanishme është konstatuar se nuk ka kamera sigurie dhe as roje në këtë shkollë. Vajza e mitur ka treguar se si çdo ditë sipas policisë shkon nën shoqërinë e shoqeve dhe se ajo nuk qëndron asnjëherë e pashoqëruar. Ditën që ajo denoncon se dikush tentoi ta përdhunojë në korridoret…
Shqipëria dhe Ukraina realizojnë rreth 40 milionë dollarë amerikanë shkëmbime tregtare në vit, ku një vend të rëndësishëm zënë prodhimet bujqësore. Pas fillimit të agresionit rus të Ukrainës eksportuesit shqiptarë po përballen me mjaft sfida në këtë drejtim. Rreziku i luftës, tërheqja e tregtareve vendas dhe rritja e kostove e ka bërë më të vështirë transportin. Lushnja është zona me eksportet më të mëdha bujqësore në Shqipëri. Pas një mungese eksporti prej gati dy javësh shkëmbimet tregtare po rikthehen me zonat në Ukrainë ku nuk kryhen luftime. Eksportuesit e prodhimeve bujqësore në Lushnjë janë në aktivitet të plotë me perimet…
Qendra Sizmologjike Euromesdhetare , këtë të shtunë pas tërmetit të rënë një natë më parë në Bosnjë Hercegovinë i cili u ndie në pjesën më të madhe të Ballkanit, ka publikuar një hartë të tërmeteve të regjistruara në pjesë të Evropës Juglindore gjatë 62 viteve të fundit. Në hartën e publikuar nga EMSC pikat me ngjyrë më të ndezur përfaqësojnë edhe tërmetet më të fuqishme që kanë goditur vendet e Ballkanit nga 1960 e deri më sot. Nga të dhënat vihet re se dy tërmetet më të fuqishme gjatë këtyre viteve janë shënuar në vendin tonë, ai i Shkodrës më…

