TIRANË- Një pronar i një makine luksoze Lamborghini, e cila vlen qindra miliona euro është gjobitur nga policia e Tiranës me vlerë 40 mijë lekë pasi nuk kishte paguar siguracionet.
Papërgjegjshmëria arrin deri aty sa të blesh një makinë qindra milionë dhe të mos denjosh t’i paguash një siguracion rreth 200 euro.
Në fletën e gjobës policia gjithashtu thekson se mjeti kishte xhama të zinj pa certifikatë si dhe targën e përparme jo në vendin e duhur.





