Një i mitur 16-vjeçar është sulmuar fizikisht dhe therur me thikë nga një grup të rinjsh dje në Tetovë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21 në rrugën “Jane Sandanski”. “Në SPB Tetovë është raportuar për shkelje të rendit dhe qetësisë publike me përleshje fizike në rrugën “Jane Sandanski” në Tetovë, në të cilën fillimisht kanë marrë pjesë disa persona, ndërsa një i mitur është lënduar me sende të mprehta. Shërbimet e SPB Tetovë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, njofton Marjan Josifoski, zëdhënës në SPB Tetovë. I mituri është dërguar për tretman mjekësor…
Author: almakos
Zhurmë të madhe ka lëshuar shpërthimi që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Katund të Ri, Durrës. Shënjestra e eksplozivit ka qenë dyqani ku shitej ushqim kafshësh, në pronësi të efektivit të forcave “Shqiponja”, Hysen Gashi, 54 vjeç. Në lidhje me mgjarjen ka folur edhe vëllai i efektivit, duke pohuar se shpërthimi ka qenë shumë i fortë, por se janë të habitur për ngjarjen. Sipas raportimit të “News24”, vëllai i policit Hysen Gashi, në derën e biznesit të të cilit u vendos eksplozivi tha se nuk kanë asnjë konflikt si familje dhe se motiv mund të ketë qenë puna e…
Ministria e Brendshme ka vijuar dje me intensifikimin e kontrolleve aksionale në fushën e trafikut. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 121 masa, nga të cilat 48 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 14 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, shtatë sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Janë vendosur pesë masa për përdorimin e celularit, tre sanksione për kalimin e sinjalit të mbyllur (drita e kuqe)…
Horoskopi i datës 23 prill 2022 sugjeron se disa shenja duhet të lënë elementë të caktuar të jetës së tyre në të kaluarën, ndërsa shenja të tjera duhet të tregojnë më shumë kujdes për ndjenjat. Lexoni parashikimet e plota më poshtë: DashiTashmė ka ardhur momenti qė tė shikoni pėrpara dhe tė prisni mundėsitė qė do ju ofrohen. DemiDo tė keni shumė dėshirė pėr tė dashuruar, pėr tė qėndruar me tė tjerėt dhe pėr tė buzėqeshur. BinjakėtNuk jeni tė sigurtė pėr atė qė doni. Nė dashuri diēka ju shqetėson, ndaj mundohuni tė sqaroheni, por duke shmangur konfliktet. GaforrjaDuhet tė tregoni mė…
“Gazeta Shqiptare” është gazeta e pavarur më e vjetër në Shqipëri.E themeluar në 1927, publikimi i saj u ndërpre në 1939, me pushtimin fashist të Shqipërisë. E ndaluar dhe nga regjimi komunist, i rifilloi publikimet më 22 prill 1993.
Një tërmet i fuqishëm ka shkundur mbrëmjen e sotme gjithë Ballkanin. Lëkundjet janë ndjerëe në Serbi, Kroaci në Mal të Zi e deri në Shqipëri. Sipas raportimeve të fundit tërmeti është ndjerë në shumë qytete të Bosnje-Hercegovinës ku ishte edhe epiqendra. Tërmeti ka qenë i fuqishëm 5.7 ballë, që sipas qytetarëve që jetojnë në katet e sipërme të ndërtesave për gati një minutë dukej sikur objektet gati po binin mbi ta. Madje sipas raportimeve të fundit dhe fotove të shpërndara nga qytetarët në Tëitter, konkretisht në qytetin Mostar të Bosnje-Hercegovinës tullat kanë rënë nga ndërtesat. #Mostar #zemljotres pic.twitter.com/5nsEPBy4Qs — Onomatopeja…
Tërmeti me magnitudë 5.7 ballë që tronditi gjitha Ballkanin, përfshirë edhe Shqipërinë deri tani nuk ka shkaktuar asnjë pasojë. Në Tiranë, policia thotë se në sallën operative deri tani nuk ka asnjë raportim për ndonjë problem të shkaktuar nga tërmeti. Po ashtu nga strukturat e Mbrojtjes Civile te pese Bashkive te Qarkut Tirane bëhet e ditur se deri ne këto momente nuk ka te dhëna për ndonjë problem. Po ashtu edhe në Shkodër, Salla Operative DVP ka raportuar se nuk ka pasur probleme në 5 komisariatet e bashkive. Sipas informacioneve te Salles Operative te DVP, pasi eshte lidhur me pese…
Lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë në Tiranë dhe zonat përreth. Po ashtu mësohet se lëkundjet e termetit jane ndjere edhe ne Shkoder, Durrës, Berat. Lezhë dhe Vlorë. Raportohet se epiqendra ka qene ne Sarajeve me magnitude 5.5 balle. Sipas Qendrës Sizmologjike, lëkundjet janë ndjerë në Kroaci, Bosnje dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Shqipëri, Serbi dhe Kosovë
Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyçi, në paraqitjen e tij sonte në emisionin “360 Gradë” në Alsat, tha se vitet me pandeminë, por edhe kriza ekonomike botërore bënë që të ndahen gati dy miliardë euro për masa anti-krizë në vend që për zhvillim të ekonomisë, dhe shprehu pritshmërinë që paketa ku u përfshi edhe subvencionimi i çmimit të energjisë elektrike të jetë i fundit i llojit të tillë. “Gjatë këtyre dy viteve krizë, ata kërkuan rreth 1.7 miliardë euro nga paratë tona, që të mos shpenzohen për qëllime zhvillimi, por të përdoren për të përballuar krizën. Shpresoj që kjo…
Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyçi, në paraqitjen e tij sonte në emisionin “360 Gradë” në Alsat, shprehu pritjen që të gjitha palët në negociatat, për rritjen e pagave në sektorin publik të qëndrojnë konsekuente me marrëveshjen, dmth. harmonizimi i pagave do të realizohet në përputhje me kapacitetet aktuale të ekonomisë shtetërore. “Pritja ime është që ne të qëndrojmë konsistent me atë që kemi rënë dakord, e kjo është që neni 8a, i cili harmonizon pagat në sektorin publik, të zbatohet për të gjithë, me aq mundësi sa ka shteti aktualisht”, tha Bytyçi./ Alsat.mk
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyçi në emisionin “360” në Alsat, ka treguar se kur pritet të ketë një stabilizim të rritjes së çmimeve. Ai ka thënë se kanë vërejtur edhe këto ditë që situata është qetësuar sa i përket rritjes së inflacionit, mirëpo tha se janë disa faktorë që ata kanë pak ndikim, duke theksuar kështu gjendjen në Ukrainë. “Këto ditë kemi një qetësim të rritjes së inflacionit, parashikimet, jo vetëm tek ne por edhe më gjerë, janë se do të duhej në pjesën e dytë të viti që situata të stabilizohet gjithmonë duke pas parasysh disa faktorë, dhe…
Ish-shefi i Policisë së Dhërmiut, Sokol Bode u dënua të premten me 8 vjet heqje lirie për trafik narkotikësh. Sokol Bode u akuzua nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe më pas nga SPAK për implikim në trafikun e narkotikëve të kryer nga organizata kriminale e drejtuar prej vëllezërve Moisi dhe Florian Habilaj. Koodrinatorja për të drejtën e informimit pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, Dinora Aleksi sqaroi për BIRN se gjyqtarja Flojera Davidhi ka dënuar të pandehurit Sokol Bode me 12 vjet heqje lirie, ku në aplikim të gjykimit të shkurtuar është vendosur dënimi përfundimtar me 8…

