Zëvendëskryeministri për Çështjet Ekonomike, Fatmir Bytyçi, në paraqitjen e tij sonte në emisionin “360 Gradë” në Alsat, shprehu pritjen që të gjitha palët në negociatat, për rritjen e pagave në sektorin publik të qëndrojnë konsekuente me marrëveshjen, dmth. harmonizimi i pagave do të realizohet në përputhje me kapacitetet aktuale të ekonomisë shtetërore.
“Pritja ime është që ne të qëndrojmë konsistent me atë që kemi rënë dakord, e kjo është që neni 8a, i cili harmonizon pagat në sektorin publik, të zbatohet për të gjithë, me aq mundësi sa ka shteti aktualisht”, tha Bytyçi./ Alsat.mk



