Author: almakos

Zgjedhjet e fundit parlamentare të 25 prillit 2021 u shoqëruan me një numër rekord kallëzimesh për krime zgjedhore në të gjithë vendin, por vetëm dy persona kanë marrë dënime në gjykatë, vlerëson një raport i Qendrës për Çështje të Informimit Publik, INFOÇIP, që u prezantua të premten në Tiranë. Raporti “Për Incidencën dhe Hetueshmërinë e Krimeve Zgjedhore” vlerëson gjithashtu se nga 291 njoftime apo kallëzime penale për vepra të dyshuara që cenojnë zgjedhjet, më pak se gjysma u regjistruan si procedime penale nga Prokuroria e Posaçme, SPAK apo prokuroritë e rretheve. “Manipulimi i zgjedhjeve ka qenë dhe mbetet një shqetësim…

Lexo më Shumë

Një muaj ka kaluar që nga prezantimi i Vehbi Bushatit në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës. Ky emërim është shoqëruar me ndryshime edhe të strukturës drejtuese të bluve. Pak javë pas marrjes së detyrës nga Bushati, janë lëvizur edhe zëvendësdrejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike, Sadri Ramçaj, shefi i Komisariatit të Lezhës, Ermal Ajdini, shefi i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, si dhe shefi i Stacionit Policor të Shëngjinit. Burimet konfirmojnë se, zëvendësdrejtor për Rendin e Sigurinë Publike i Policisë vendore është emëruar Alfred Elezi, shef Komisariati në Lezhë Artur Hebaj, si dhe shef i Stacionit…

Lexo më Shumë

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 1256 testime, 52 qytetarë të infektuar, asnjë humbje jete dhe 33 të shëruar në 24 orët e fundit Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u…

Lexo më Shumë

Trageti Vlorë-Brindisi nuk është ka mundur të ankorohet si pasojë e motit tepër të keq në portin e qytetit bregdetar në jug të vendit këtë të premte. Burimet bëjnë me dije se mjeti lundrues është nisur në orët e mëngjesit nga Brindisi. Për shkak të erës së fortë dhe dallgëve në det, trageti është detyruar të shkojë në Radë. Moti i keq ka përfshirë Vlorën këto ditët e fundit. Një ditë më parë, Autoriteti i Portit të Vlorës ka njoftuar të enjten se do të pezullohet lundrimi për shkak të kushteve të përkeqësuara atmosferike në gjirin e qytetit dhe jashtë…

Lexo më Shumë

Sipas të dhënave të Institutit të Shëndetit Publik, në 24 orët e fundit janë kryer 4.284 analiza dhe janë regjistruar 99 raste të reja me KOVID-19, nga të cilët 13 të riinfektuar, tre kanë vdekur dhe 148 të shëruar, tha Ministria e Shëndetësisë. Deri më tani në vend janë kryer gjithsej 2 007 553 testime të KOVID-19. Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me KOVID në vend që nga fillimi i epidemisë është 309.062, numri i të shëruarve është 299.064, numri i të vdekurve është 9.271 dhe numri i rasteve aktive është 727. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Një muaj ka kaluar që nga prezantimi i Vehbi Bushatit në krye të Drejtorisë Vendore të Policisë së Lezhës. Ky emërim është shoqëruar me ndryshime edhe të strukturës drejtuese të bluve. Pak javë pas marrjes së detyrës nga Bushati, janë lëvizur edhe zëvendësdrejtori i Rendit dhe Sigurisë Publike, Sadri Ramçaj, shefi i Komisariatit të Lezhës, Ermal Ajdini, shefi i Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë, si dhe shefi i Stacionit Policor të Shëngjinit. Burimet konfirmojnë se, zëvendësdrejtor për Rendin e Sigurinë Publike i Policisë vendore është emëruar Alfred Elezi, shef Komisariati në Lezhë Artur Hebaj, si dhe shef i Stacionit…

Lexo më Shumë

Sot Ministri i Financave, Fatmir Besimi ka realizuar takim me përfaqësuesit e lartë të Thesarit të SHBA-së, në të cilin takim SHBA, edhe njëherë konfirmon mbështetjen e integrimit të shpejtë të Maqedonisë së Veriut në BE, ku si aleatë të NATO-s, të dy vendet do të bashkëpunojnë në projkte të përbashkëta që kanë rëndësi të madhe për avancimin e bashkëpunimit, shkruan Alsat. Njëkohësisht, SHBA-ja nëpërmjet Zyrës për asistencës teknike të Thesarit të SHBA-së (OTA), do të ofrojë asistencë teknike në përforcimin e menaxhimit të financave publike, efikasitetin, transparencën, llogaridhënien e financave publike. Këto ishin konkluzionet nga takimi i ministrit të…

Lexo më Shumë

Presidenti Ilir Meta ka viztuar të premten fshatin arbëresh Pallagorio, për yë cilin shkruan se është vendlindja e një prej figurave të shquara të Rilindjes Anselmo Lorecchio, kontributor në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Në rrjetet sociale, kreu i shtetit thekson se arbëreshët angazhohen për të mbrojtur këtë trashëgimi të vyer kulturore, pasuri e përbashkët e dy popujve tanë. “Në fshatin e mrekullueshëm Arbëresh të këmbanave, Pallagorio, vendlindjen e një prej figurave të shquara të Rilindjes Kombëtare, Anselmo Lorecchio, kontributor në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë. Krenohemi me përkushtimin shekullor të Arbëreshëve për ta ruajtur të gjallë gjuhën, kulturën, traditën…

Lexo më Shumë

Lançohet Programi i Depistimit të Shëndetit dhe Kujdesit Dentar për fëmijët e grupmoshës 6-14 vjeç në shkolla, i mundësuar prej Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale për ngritjen e kabineteve të reja dentare. Nga shkolla 9-vjeçare “Jeronim de Rada” në kryeqytet, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, bashkë me Ministren e Arsimit Evis Kushi kanë lançuar programin e ri, i cili do të bëjë të mundur kryerjen e depistimin dhe trajtimit të dhëmbëve falas për fëmijët e shkollave. Në fjalën e saj, Manastirliu tha se ky program do të pilotohet në 10 shkolla në Tiranë, për t’u shtrirë…

Lexo më Shumë

Gazetare: Evi Shkopi Gjatë muajve të fundit u pastruan disa nga deponitë ilegale në territorin e qytetit të Shkupit, në mesin e të cilave edhe ajo në komunën e Shuto Orizares, shkruan Alsat. Mirëpo, pa humbur kohë qytetarët e pandërgjegjshëm përveshën mëngë për të rikthyer pirgjet me mbeturina në atë lokacion. Deponia ilegale në Shuto Orizare shtrihet pjesërisht në territorin e Shutkës dhe atë të Butelit. Një i punësuar që gjetëm kur mbërritëm aty tha se deponia në fjalë sa vjen e zgjerohet, ndërsa më rritjen e temperaturave fillojnë edhe zjarret. “- Përshëndetje!– Këtu punoni?-Epo ruajmë, shohim ta mirëmbajmë pak,…

Lexo më Shumë

Një arsenal i tërë armësh dhe fara të bimës narkotike kanabis sativa u sekuestruan në një banesë në Tropojë, ndërsa Policia e Kukësit tha se ka shpallur në kërkim poseduesin e tyre. Ilir Murataj, 53 vjeç, banues në fshatin Çerem të Tropojës, u shpall në kërkim, pasi në banesën e tij u gjet një armë zjarri automatike, një pushkë tip snajper, një sasi municioni luftarak, fara të dyshuara narkotike kanabis, dylbi dhe elektrik dore. “Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesë, gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale: një armë zjarri automatike, pushkë tip snajper, një sasi…

Lexo më Shumë

Dje (21-prill) në orën 15.50, 33-vjeçarja M.I. Nga rrethina e Tetovës, në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 14.40, derisa ishte në punë në një puntori në Tetovë, është sulmuar fizikisht nga personi A.K. Sipas raportimit shkaku i sulmit ka qenë pakënaqësia e tij me shërbimin e kryer në këtë punëtori, njoftojnë nga MPB./ Alsat.mk

Lexo më Shumë