Author: almakos

Vendit tonë i është shtuar një tjetër stadium i ri! Ai është ‘Kuksi Arena’, i cili është inauguruar mesditën e kësaj të shtune. Kjo ceremoni ka bërë bashkë kreun e FSHF-së, Armand Duka dhe kryeministrin Edi Rama, takim ky i pari që pas zgjedhjeve që u zhvilluan në Federatë mes akuzave të shumta për manipulimin e procesit zgjedhor. Kryeministri Rama ka zgjedhur që me vete të marrë edhe djalin e tij, Zaho, i cili është fotografuar teksa mban edhe fanellën e Kukësit me mbishkrimin ‘Rama’. Ceremonia nisi me këngë e valle tradicionale shqiptare, për të vijuar më pas edhe me…

Lexo më Shumë

Sot u zhvilluan katër përballje në kuadër të javës së 29 në Ligën e Parë Futbollistike, pas së cilës u mësua kampioni i ri Maqedonisë në futboll. FC Shkupi me fitore 2-0 ndaj Renovës edhe matematikisht siguroi titullin kampion, duke ditur faktin se ka 13 pikë epërsi para Akademia Pandevit në pozitën e dytë, në katër xhiro para përfundimit të sezonit. Ndërkohë në Tetovë, skuadra e Shkëndijës me 3-1 mundi Makedonija Gjorçe Petrovin, falë 2 golave nga Doriev dhe Gurit. Në përballjet e tjera Struga Trim Lum demoloi Pelisterin me 4-0, ndërsa me 5-0, Tikveshi mundi Borecin. Liga e Parë…

Lexo më Shumë

Një 17-vjeçar nga Hasi ka ndërruar jetë ditën e djeshme. Mësohet se, Armend Kukaj, ka qenë i shtruar në spital prej tre ditësh, pasi kishte pësuar hemorragji cerebrale në tru. Sikurse raporton JOQ.al, ai nuk ka mundur dot të mbijetojë. Miqtë dhe të afërmit e 17-vjeçarit kanë shprehur dhimbjen e madhe në rrjetet sociale. 17-vjeçari ishte në punë, kur humbi ndjenjat papritur. Ai qëndroi tre ditë i shtruar në QSUT në gjendje kome.

Lexo më Shumë

Prej disa ditësh në vendin tonë nuk ka pasur asnjë humbje jete nga koronavirusi. Sipas ministrisë së Shëndetësisë në 24 orët e fundit nga 1442 testime kanë rezultuar pozitivë 54 pacientë, ndërsa janë shëruar 17. Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet. “Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar. MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me…

Lexo më Shumë

Alsat-M është një stacion televiziv kombëtar që transmeton në të gjithë territorin e Maqedonisë së Veriut. Programimi i tij transmetohet kryesisht në shqip dhe herë pas here në maqedonisht, bazuar në konceptet evropiane të informacionit që synojnë të nxisin bashkëjetesën shumetnike në Maqedoninë e Veriut. Alsat ka një gamë dinamike të programimit që mbulon: lajme, politikë, ekonomi, argëtim, muzikë, sport, etj.

Lexo më Shumë

Në tunelin e këmbësorëve Bnl në Emilia S. Stefano në Reggio të Italisë, aty ku u gjet i vdekur avokati shqiptar Aineo Redo, sot janë vendosur lule e qirinj në kujtim të tij. Mediat italiane raportojnë se 48-vjeçari i cili vrau veten me thikë, kishte lënë pas dy letra. Njërën prej tyre ai e kishte lënë në zyrë dhe një tjetër u gjet në xhepin e xhaketës që mbante veshur. Në rreshtat e fundit ai i kërkonte falje bashkëshortes dhe dy fëmijëve,  9 dhe 18 vjeç.

Lexo më Shumë

Policia e Shkodrës, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale u vunë në ndjekje të një automjeti ku kishin informacione se lëvizte një person i armatosur dhe i vunë prangat një 49-vjeçari. Ky i fundit, lëvizte me mjetin tip “Volkswagen”, e gjatë kontrollit, policia i gjeti nje armë zjarri, me një krehër me fishekë, si dhe një sasi lëndë narkotike cannabis sativa. “Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit A. Gj., shërbimet e Policisë gjetën një armë zjarri automatik, me një krehër me fishekë, 4 krehra, rreth 200 fishekë të llojeve të ndryshme, 26 kapsolla detonatore, 6 detonatorë elektrik, 1 kallëp si ajo…

Lexo më Shumë

Gazetar: Mefail Ismaili “Edhe pas premtimeve dhe afateve të shumta të dhëna nga institucionet relevante, aeroplanët kundër fikjes së zjarrit vazhdojnë të mbeten jofunksionale, kur vetëm vitin e kaluar vendi u përfshi nga 204 zjarre të cilat shkaktuan dëme prej rreth 38 milionë euro. Po ashtu kishte edhe shumë zona të rrezikuara, ndër të cilat ishte edhe zona pas meje ku u rrezikuan shumë shtëpi banimi por edhe vetë rafineria e cila ndodhet në afërsi”, raporton gazetari i Alsat, Mefail Ismaili. Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Bekim Maksuti, pati thënë se aeroplani i parë “Air Tractor” do të…

Lexo më Shumë

Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 19-vjeçar, i cili e ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij pas një një sherri për arsye të dobëta. Një sherr i ngjashëm është shënuar, por këtë herë një 17-vjeçar ka goditur me thikë një 20-vjeçar dhe një 23-vjeçar. Nga ana tjetër, Policia e Krujës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, i cili akuzoher për veprën penale të vjedhjes. Me Fushë Krujën lidhet edhe një vepër tjetër, ajo e kanosjes, pasi një 28 vjeçar nga Kosova është kanosur në këtë zonë. Njoftimi i policisë: Durrës Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin…

Lexo më Shumë

Policia e Vlorës ka arrestuar të shtunën një 56 vjeçar, i cili është kapur duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Burimet zyrtare bëjnë me dije se qytetari me iniciale B. Xh., banues në lagjen “24 Maji”, u akuzua për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Ndërsa një 43-vjeçar është shpallur në kërkim. Shtetasi me iniciale O. R., 43 vjeç dyshohet se ka grabitur një shumë parash dhe disa produkte në një market në Vlorë. Njoftimi i policisë: Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale ” Drejtimi i automjeteve në mënyrë…

Lexo më Shumë

Nga LSDM përmes një komunikate thonë se Mickoski duhet të japë dorëheqje për shkak të gjykimeve në rastin gjyqësor “Parcelat në Vodno”. Sipas tyre, edhe një herë u vërtetua se VMRO është parti kriminale, ndërsa në këtë rast gjyqësor, Gruevskit ka vjedhur partinë e tij dhe ka larë paratë me skema të ndryshme kriminale për të blerë parcela prej 11 mijë metrave katrorë. “Shefi i Mickoskit, i arratisuri Nikolla Gruevskit, i dënuar për 7 vjet burg i është marrë pronat dhe është konfiskuar. Mickoski në atë periudhë kur janë bërë krimet në Vodno ka qenë këshilltar i Gruevskit dhe më…

Lexo më Shumë

Gjykata Penale e Tiranës i ka komunikuar masën e sigurisë “arrest në burg” 30- vjeçarit Elis Suçi, për vjedhjen në market të rreth 100 mijë lekëve të reja disa kohë më parë, masë që i është dhënë që më herët në mungesë. Në marrjen në pyetje Elis Suçi pranoi autorësinë e vjedhjes, ndërsa pretendoi se e ka bërë prej fëmijës së tij të mitur. Ndërkohë, në vazhdim pritet që Gjykata e Tiranës t’i komunikojë edhe masën e sigurisë sa i përket të shtënave me armë gjatë tentativës së policisë për ta arrestuar në datën 3 mars të këtij viti pranë…

Lexo më Shumë