Gjykata Penale e Tiranës i ka komunikuar masën e sigurisë “arrest në burg” 30- vjeçarit Elis Suçi, për vjedhjen në market të rreth 100 mijë lekëve të reja disa kohë më parë, masë që i është dhënë që më herët në mungesë. Në marrjen në pyetje Elis Suçi pranoi autorësinë e vjedhjes, ndërsa pretendoi se e ka bërë prej fëmijës së tij të mitur.
Ndërkohë, në vazhdim pritet që Gjykata e Tiranës t’i komunikojë edhe masën e sigurisë sa i përket të shtënave me armë gjatë tentativës së policisë për ta arrestuar në datën 3 mars të këtij viti pranë gjimnazit “Ibrahim Rugova”.
Ndërkohë, të martën gjykata do të caktojë për të masën e sigurisë për sa i përket grabitjes së 1 milion lekëve të reja në pikën e Postës Shqiptare në Kamëz, në datën 18 prill. Elis Suçi njihej si personazh problematik jo vetëm në Kamëz.
Ai ka qenë në burg për vjedhje, ndërsa ishte liruar rreth 8 muaj më parë. Suçi po hetohet për disa ngjarje të rënda kriminale dhe dyshohet si vrasës me pagesë. Burime bëjnë me dije se ai dyshohet të jetë pjesë e një grupi kriminal, me bazë veprimi në kryeqytet.



