Policia e Durrësit ka arrestuar në flagrancë një 19-vjeçar, i cili e ka goditur me thikë bashkëmoshatarin e tij pas një një sherri për arsye të dobëta.
Një sherr i ngjashëm është shënuar, por këtë herë një 17-vjeçar ka goditur me thikë një 20-vjeçar dhe një 23-vjeçar.
Nga ana tjetër, Policia e Krujës ka vënë në pranga një 19-vjeçar, i cili akuzoher për veprën penale të vjedhjes. Me Fushë Krujën lidhet edhe një vepër tjetër, ajo e kanosjes, pasi një 28 vjeçar nga Kosova është kanosur në këtë zonë.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit K. B., 19 vjeç, banues në lagjen nr. 15 Durrës, pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës shtetasin S. B., 19 vjeç.
Gjithashtu, po nga këto struktura, po punohet për kapjen e shtetasit E. L., 17 vjeç, banues në Durrës, pasi për motive të dobëta, ka dëmtuar lehtë me mjet prerës shtetasit M. Sh., 20 vjeç, dhe Xh. Ç., 23 vjeç.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim A. K., 19 vjeç, banues në Fushë Krujë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale”Vjedhja” e kryer në bashkëpunim.
—-
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë po punojnë për identifikimin e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes, pasi në aksin rrugor Thumanë-Fushë Krujë, gjatë natës, një shtetas ende i paidentifikuar, për motive të dobëta ka kanosur shtetasin L. B., 28 vjeç, banues në Kosovë, i cili po udhëtonte me automjetin e tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.



