Në tunelin e këmbësorëve Bnl në Emilia S. Stefano në Reggio të Italisë, aty ku u gjet i vdekur avokati shqiptar Aineo Redo, sot janë vendosur lule e qirinj në kujtim të tij.
Mediat italiane raportojnë se 48-vjeçari i cili vrau veten me thikë, kishte lënë pas dy letra. Njërën prej tyre ai e kishte lënë në zyrë dhe një tjetër u gjet në xhepin e xhaketës që mbante veshur.
Në rreshtat e fundit ai i kërkonte falje bashkëshortes dhe dy fëmijëve, 9 dhe 18 vjeç.





