Zhurmë të madhe ka lëshuar shpërthimi që ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Katund të Ri, Durrës. Shënjestra e eksplozivit ka qenë dyqani ku shitej ushqim kafshësh, në pronësi të efektivit të forcave “Shqiponja”, Hysen Gashi, 54 vjeç.
Në lidhje me mgjarjen ka folur edhe vëllai i efektivit, duke pohuar se shpërthimi ka qenë shumë i fortë, por se janë të habitur për ngjarjen.
Sipas raportimit të “News24”, vëllai i policit Hysen Gashi, në derën e biznesit të të cilit u vendos eksplozivi tha se nuk kanë asnjë konflikt si familje dhe se motiv mund të ketë qenë puna e 54-vjeçarit si efektiv i “Shqiponjave”.
“Habitemi si ka ndodhur, nuk i ka prish qejfin dikujt. Ne nuk kemi konflikte me askënd. Gruaja me djalin kishin shkuar te vajza në Rrashbull. Shpërthimi është dëgjuar aq shumë sa dhe një atje në Çermë ka pyetur çfarë ishte ai shpërthim”, tha i vëllai.



