DHËRMI- Një banesë e pabanueshme është përfshirë nga flakët ditën e sotme në Dhërmi.
Sipas raportimit të policisë, banesa ishte në pronësi të qytetarit me iniciale Th.D., dhe për pasojë ka vetëm dëme materiale. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Drimadhë rreth orës 11:40 ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Njoftimi i policisë:
Dhërmi/Informacion paraprak
Më datë 24.04.2022, rreth orës 11:40, në lagjen Drimadhë, fshati Dhërmi, ka marrë zjarrë banesa e pabanueshme e shtetasitt Th. D., ku si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.



