GJIROKASTËR- Një banesë në lagjen 18-shtatori është përfshirë nga flakët mbrëmjen e sotme në qytetin e Gjirokastrës. Gazeta Shqiptare mëson se flakët kanë përfshirë një banesë në katin e parë të një pallati pranë kopshtit numër 3.
Shkak i zjarrit ka qenë një defekti t në rrjetin e brendshëm elektrik. Flakët kanë depërtuar në aspiratorin sobën e gatimit. Fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar ndërsa mësohet se ka dëme të shumta materiale.
Grupi hetimor dhe zjarrfikësja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.



