Një godinë një katëshe është përfshirë nga flakët këtë mesditë në fshatin Borsh të Bashkisë Himarë.
Mësohet se 4 forca zjarrfikëse punuan për 80 minuta që të shuanin flakët.
Godina një katëshe shërbente si lokal në zonë dhe po bëhej gati për sezonin turistik.
Burimet bënë me dije se nga zjarri nuk ka të lënduar përveç dëmeve materiale, ndërsa për shkaqet ende nuk ka detaje.




