Jola Hysaj, ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, ka reaguar duke konfirmuar emërimin në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Permes nje statusi ne rrjetet sociale, Hysaj shkruan se e ka takuar kryeministrin Rama duke zbardhur edhe bisedën qe ka bere me kreun e qeverisë përpa se të merrte detyren e re për të cilën uron që ta justifikojë besimin e të parit të qeverisë. “Po e kam takuar Edi Ramën. Fjala që më mbeti në mend ishte: Nuk dua të bëhesh socialiste, dua të çosh më lart institucionin që ngriti Zana Çela”, shkruan Hysaj. Ish-sekretarja për Marrëdhëniet…
Author: almakos
Ministri i Marrëdhënieve ndërmjet Bashkësive, Agon Ferati, sot priti në takim ambasadorin e Bashkimit Evropian, Michalis Rokas, thuhet në njoftimin e Ministrisë. “Gjatë takimit u diskutua për avancimin e procesit të integrimit evropian dhe rëndësinë e marrëdhënieve të mira ndërmjet bashkësive si një nga shtyllat themelore për ndërtimin e një shoqërie demokratike dhe të qëndrueshme. Vëmendje e veçantë iu kushtua përfshirjes aktive të të rinjve në proceset vendimmarrëse dhe krijimit të mundësive të barabarta për të gjithë qytetarët, si bazë për ndërtimin e një shoqërie gjithëpërfshirëse. Ministri Ferati dhe ambasadori Rokas folën edhe për forcimin e kapaciteteve institucionale të ministrisë…
Qytetarët e Poliçanit kanë dalë mbrëmjen e sotme në protestë kundër Reformës Terrotoriale,që fshin nga harta Poliçanin si bashki.Me pankarta në duar,ku shkruhej: “Poliçani nuk preket”, “Mos na vrisni të ardhmen”, “Harram i paçi votat e Poliçanit”, “Deputetë dele, mos e votoni reformën” etj. Banorët e Poliçanit janë mbledhur në sheshin përpara kinemasë së qytetit,duke protestuar.Ata i kanë kërkuar njëzëri qeverisë të mos e preki bashkinë e Poliçanit,që i ka votuar prej vitesh.Banorët kërkuan që ky qytet të mos preket,pasi është në lojë e ardhmja e tyre dhe e fëmijëve të tyre. Kryetari i Partisë Socialiste të Poliçanit, Erjon Zylyftari…
Një aktivist i protestës deklaroi se presioni ndaj kryeministrit Edi Rama po shtohet nga dita në ditë, duke pretenduar se kreu i qeverisë ndodhet në panik dhe se protesta nuk do të ndalet deri në dorëheqjen e tij.Gjatë fjalës së mbajtur në ditën e 61-të të protestës, aktivisti tha se, ndryshe nga fillimi i protestave kur, sipas tij, qeveria nuk i merrte seriozisht protestuesit, tashmë vetë Rama ka pranuar publikisht se ka menduar për dorëheqjen.“Sa më shumë kalojnë ditët, aq më i madh bëhet presioni ndaj Ramës. Në fillim nuk na merrte seriozisht, ndërsa tani thotë se për herë të…
Lidhja Shqiptare ka reaguar ndaj deklaratës së kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi, i cili tha se është më mirë të ketë një ligj për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat, edhe nëse ka mangësi, sesa të mos ketë fare. Partia e cilëson këtë qëndrim si skandaloz dhe kundërshton edhe mbështetjen që, sipas saj, i japin këtij ligji bashkëkryetarët e koalicionit VLEN. Sipas Lidhjes Shqiptare, propozim-ligji i Qeverisë nuk garanton mbrojtjen e përfaqësimit të drejtë, pasi nuk parasheh sanksione dhe mekanizma për zbatimin e tij, ndërsa, sipas tyre, heq kuotat etnike gjatë punësimit. “Është skandaloze deklarata e Kryeparlamentarit, Afrim Gashi kur thotë…
Një aksident automobilistik ndodhi mëngjesin herët të kësaj të enjteje ku dy të rinj humbën jetën në autostradën kombëtare, pranë Kolymbarit. Sipas informacioneve aksidenti ndodhi në orën 3 të mëngjesit, kur motoçikleta me dy shtetas shqiptarë, 28 dhe 34 vjeç, doli nga kursi në rrethana ende të paqarta, duke bërë që ata të binin mbi parmakun metalik dhe të plagoseshin për vdekje. Të rinjtë u transportuan me ambulancë në Spitalin e Hanias, ku u shpallën të vdekur.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në fjalimin e tij para delegatëve të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, ka folur për periudhën e udhëheqjes së tij në krye të LDK-së. Ai deklaroi se asnjëherë nuk ka vendosur interesin personal mbi atë të partisë. “S’është e lehtë për mua. Jo për shkak të karriges, por sepse është e rëndë të qëndrosh para njerëzve me të cilët ke ecur gjatë dhe se sot nuk na ka mbledhur ajo që duam ta ndërtojmë bashkërisht, por kërkesa që ta rrëzojmë njërin prej nesh”, ka thënë ai.
Kryeministri Edi Rama teksa ka prezantuar mënyrën sesi sipas tij do të qeveriset nga tani e në vijim, në një kohë që vendi është përfshirë prej 61 ditësh nga protesta masive, ka kritikuar anëtarët e PS të të gjitha niveleve se nuk dëgjojnë problematikat e votuesve. Po ashtu në një dokument të quajtur Prania Besnike Rama prezantoi atë që e quajti frymë të partisë. Teksa prezantoi edhe shtyllat e kësaj fryme, nuk harroi të thumbonte dhe zërt kritikë brenda PS-së . Ai tha se brenda për brenda mud të flitet edhe me zë të lartë, sepse kritika është ushqim i…
Kryetari i Partisë Mundësia Agron Shehaj ka reaguar pas konfirmimit nga kreu i SPAK Klodian Braho se PS e ka kallëzuar pasi kërkoi të njihej me projektligjin për marrëveshjen e huasë nga SHBA. Sipas Shehajt, Rama dhe Balla nuk e kanë në kontroll strukturën e posaçme antikorrupsion. Teksa shprehet i hapur për verifikime, Shehaj thekson se Rama dhe Balla nuk mund të pengojnë dot hetimet ndaj Belinda Ballukut dhe kryeministrit, që kanë hyrë në fazë më të thelluar sipas raporteve të SPAK. Kreu i Mundësia shprehet se do vijojë me denoncimin e aferave korruptive të qeverisë dhe se asgjë nuk…
Enti shtetërore i Revizionit ka konstatuar se, Fondi i Sigurimeve Shëndetësore (FSSH) ende ka mospërputhje në efikasitetin e monitorimit të trajtimit jashtë vendit, në metodën e financimit/blerjes së shërbimeve nga institucionet publike shëndetësore dhe përditësimin e çmimeve referuese për shërbimet shëndetësore, si dhe në përditësimin e Listës së barnave që bien nën barrën e Fondit. Në raportin e revizionit të bërë për punën e Fondit Shëndetësor thuhet se, pavarësisht aktiviteteve të ndërmarra për të zbatuar disa nga rekomandimet, ende ekzistojnë dobësi dhe nevojiten përmirësime sistemike, veçanërisht në funksionimin e sistemit të IT-së dhe kontrollet që Fondi zbaton mbi ofrimin dhe…
Jola Hysaj është emëruar drejtuesja e re e Agjencisë Kombëtare të Turizmit (AKT) Sipas informacioneve, Hysaj është vendosur ne kete detyre te re dy ditë më parë. Hysaj, më parë ka mbajtur detyrën e Sekretares për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike. Hysaj dha dorëheqjen nga ky funksion në mars të vitit 2026. Ajo zëvendëson Zana Çelën, e cila drejtonte Agjencinë Kombëtare të Turizmit që prej 9 shkurtit 2023. Emërimi i Hysajt pritet të ndezë debat në skenën politike, pasi vjen pas angazhimit të saj të mëparshëm në Partinë Demokratike. Ndoshta kjo lëvizje mund të shihet si një tjetër përpjekje…
Deputetja Ilire Dauti dhe kryetari i saj i partisë Lidhja Shqiptare Ziadin Sela (38:22) e bllokuan foltoren e Kuvendit, në seancën për pyetje deputetësh përshkak se kryeministri nuk ju kishte përgjigjur pyetjes së deputetes Dauti, për Ligjin për Përfaqësim të Drejtë. Këtë pyetje ajo i’a kishte parashtruar kryeministrit që në seancën më 26 qershor, prandaj ajo thotë se kryeministri e ka shkelur afatin ligjor prej 20 ditësh për të ju përgjigjur. Ndërsa përveç kësaj, ai refuzoi që ti përgjigjet edhe sot, duke e injoruar dhe duke vazhduar me pyetjen që i’a parashtroi lideri i LSDM-së Venko Filipçe. Ilire Dauti, deputete…

