Jola Hysaj, ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, ka reaguar duke konfirmuar emërimin në krye të Agjencisë Kombëtare të Turizmit.
Permes nje statusi ne rrjetet sociale, Hysaj shkruan se e ka takuar kryeministrin Rama duke zbardhur edhe bisedën qe ka bere me kreun e qeverisë përpa se të merrte detyren e re për të cilën uron që ta justifikojë besimin e të parit të qeverisë.
“Po e kam takuar Edi Ramën. Fjala që më mbeti në mend ishte: Nuk dua të bëhesh socialiste, dua të çosh më lart institucionin që ngriti Zana Çela”, shkruan Hysaj.
Ish-sekretarja për Marrëdhëniet me Publikun në PD ka edhe një mesazh për demokratët ku kërkon që vendimin i saj të respektohet. “Po jam demokrate, por nuk jam me Partinë Demokratike. Jam me partinë e Shqipërisë turistike. Kush do më urojë punë të mbarë e falënderoj! Kush do më shajë dhe mallkojë e ngushëlloj”, thekson hysaj në reagimin e saj.
Reagimi i Jola Hysaj
Përshëndetje, meqë kam marrë shumë pyetje në ËhatsApp nga miq, ja përgjigjja ime.
Po jam emëruar drejtore e Agjencisë Kombëtare të Turizmit. Jam shumë falënderuese për besimin dhe uroj ta justifikoj plotësisht.
Po e kam takuar Edi Ramën. Fjala që më mbeti në mend ishte: Nuk dua të bëhesh socialiste, dua të çosh më lart institucionin që ngriti Zana Çela.
Po jam demokrate, por nuk jam me Partinë Demokratike. Jam me partinë e Shqipërisë turistike.
Uroj të respektoni lirinë dhe zgjedhjen time për të bërë një punë të re në një sektor ku kam punuar shumë vite.
Gjithkush është i lirë të spekulojë dhe thurë teori konspirative. Por kush më njeh e di që unë i pres drutë shkurt.
Kaq kisha nga ana ime. Kush do më urojë punë të mbarë e falënderoj! Kush do më shajë dhe mallkojë e ngushëlloj.



