Author: almakos

Gjendja me transportuesit privatë në transportin publik është stabilizuar dhe problemet të cilat u paraqitën gjatë periudhës së kaluar janë tejkaluar. Bllokada e një pjese të linjave të autobusëve ishte shkaktuar nga probleme teknike me pajisjen AVL, gjegjësisht validadorët GPS në autobusë, për çka një numër i caktuar i automjeteve nuk mundën me kohë të vendoseshin në funksion. Ky problem është zgjidhur plotësisht dhe shkupjanët përsëri do të munden në mënyrë të sigurt, të rregullt dhe me kohë ta shfrytëzojnë transportin publik. “Lidhur me komunikimin dhe bashkëpunimin midis transportuesve privatë,NQP– Shkup dhe Qytetit të Shkupit, veçanërisht në segmentin financiar, dëshirojmë…

Lexo më Shumë

SPAK ka relatuar konkluzionet përfundimtare për ish-shefin e qarkullimit rrugor Roven Zeka dhe dy të pandehurit e tjerë, Sokol Navaku dhe Bledi Belba. Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin e Zekës me 4 vite heqje lirie, për shkak të gjykimit të shkurtuar ka kërkuar 2 vite e 8 mua burg. Në aplikim të nenit 59, përfundimisht 3 vite shërbim prove. I njëjti dënim është kërkuar edhe për Sokol Navakun ndërsa për të pandehurin tjetër Bledi Belba është kërkuar 1 vit e 6 muaj. Në përditësim…

Lexo më Shumë

Reagimet e opinionit për zëvendësimin e paraburgimit me paraburgim shtëpiak për ish zëvendës kryeministrin Artan Grubin, kanë arritur edhe te prokuroria. Përmes një komunikate për mediat, Prokuroria arsyetohet për këtë vendim duke thënë se masa e arrestit shtëpiak, posaçërisht kur ka mbikqyrje 24 orëshe, është gjithashtu paraburgim, por vetëm nuk bëhet në kushte burgu. Ndërsa vendimin e kanë marrë bazuar në informacionet e MPB-së dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, sipas të cilave në burg nuk mund të garantohej siguria e Grubit. Prokuroria Themelore Publike “Sipas vlerësimit të autoriteteve kompetente – Ministrisë së Brendshme dhe Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, ka informacione…

Lexo më Shumë

Kriptomonedha “Bitcoin” ra me më shumë se 5% përsëri, duke shkaktuar panik në bursën e madhe tek investitorët. Ajo ka rënë nën 63,000 dollarë të martën (24 shkurt), nga 126 mijë dollarë që kapi rekordin tetorin e vitit të kaluar, ndërsa investitorët vazhduan të përballen me tensionet në rritje të tarifave dhe rreziqet më të gjera gjeopolitike. Kriptomonedha më e madhe në botë ka rënë me 27% deri më tani këtë vit dhe ka humbur 50% nga niveli më i lartë i tetorit. Por edhe për shkak të presionit nga investitorët për t’u larguar nga asetet më të rrezikshme. “Rënia…

Lexo më Shumë

Deputeti i BDI-së, Blerim Bexheti, në emisionin “Debat në SHENJA”, theksoi se ligji për përdorimin e gjuhëve në jurisprudencë është miratuar që në vitin 2017. Ndërkaq, zëvendës kryeministrin Arben Fetain, para pak ditësh në të njëjtin emision tha se është e turpshme që shtatë ministra shqiptarë të drejtësisë nuk kanë arrit ta zgjidhin problemin e provimit të jurisprudencës. Bexheti tha se Fetai ose nuk di, ose flet në këtë mënyrë nga halli. BLERIM BEXHETI, DEPUTET I BDI-SË “Nëse i marrim të dhënat, ligji për përdorimin e gjuhëve në jurisprudencë është miratuar në vitin 2017. Ky zotëri, besoj që nuk e…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Gjykimin e procedimit penal nr. 12/1 të viti 2024 të Prokurorisë së Posaçme, ndaj të pandehurve Klajdi Zhilla dhe Geraldo Fuçija, të akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259/2 dhe 25 i Kodit Penal”. 2. Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Rudina Palloj,…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov mbetet në qëndrimin se provimi i jurisprudencës nuk mundet të mbahet në gjuhën shqipe.Fillkov i pytur për këtë tha se kjo çështje është mbyllur.“Mendoj se ajo çështje është mbyllur. Provimi i jurisprudencës është provim profesional, nuk është proces administrativ. Nuk kemi më për çfarë të komentojmë”, tha Fillkov. MARKETING

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim shpreh pakënaqësi të thellë dhe proteston drejtpërdrejt ndaj kërcënimeve të drejtuara ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve nga ministri Filkov në paraqitjen e tij të fundit publike. “Pushteti ekzekutiv jo vetëm që nuk ka të drejtë kushtetuese të sugjerojë mënyrën e veprimit të organeve të drejtësisë, por roli i Ministrisë së Drejtësisë është pikërisht mbrojtja e integritetit dhe pavarësisë së pushtetit gjyqësor, veçanërisht në raste të ndjeshme kur polarizimi politik ushtron presion të madh mbi individët brenda sistemit të drejtësisë. Ministri i Drejtësisë, në vend që ta mbrojë sistemin gjyqësor nga histeria partiake, po e nxit atë më…

Lexo më Shumë

Apeli i GJKKO-së ka rrëzuar kërkesën e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj për zëvendësimin e masës së sigurisë. Apeli ka lënë në fuqi vendimin e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, duke lënë Veliajn në burg. Kreu i bashkisë së Tiranës kishte ofruar garanci pasurore në përpjekje për të zbutur masën aktuale “arrest me burg”. Mbrojtja e kryebashkiakut iu drejtua Apelit të Posaçëm për të ndryshuar masën e sigurisë me argumentin se situata procedurale ka ndryshuar, pasi çështja tashmë ka kaluar për gjykim dhe provat janë administruar, çka sipas tyre përjashton rrezikun e…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë, Igor Fillkov, e ka cilësuar si skandal vendimin e gjykatës që Artan Grubit, ti caktohet masa e paraburgimit. Fillkov në konferencë për media tha se vlerësimet e MPB-së dhe ASK-së se buru i Shutkës nuk janë të dsigurtë, paraqesin skandal që nuk mund të heshtet. “Këtë mëngjes kam kërkuar shpjegim nga drejtori i burgut ‘Shkup’ dhe Drejtorisë për Zbatimin e Sanksioneve, isha i informuar se gjatë ditës së djeshme janë siguruar të gjitha kushtet për zbatimin e masës së paraburgimit në institucionin përkatës. Është e patolerueshme që të pohohet se nuk mund të garantohet siguria e një…

Lexo më Shumë

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar 13 vite burg për biznesmenin Rezart Taçi, i cili akuzohet se do pastronte 18.3 milionë euro të mafias italiane. Rezart Taçi është ende në kërkim dhe po gjykohet në mungesë për pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal. Kryeprokurori i SPAK, Klodian Braho kërkoi dhe konfiskimin e kalimin në favor të shtetit të 18 mln eurove të mafias italiane. Taçi akuzohet nga SPAK për pastrim parash dhe grup të strukturar kriminal. Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për t’u arrestuar në zbatim të një mase…

Lexo më Shumë

Banorët e Rrjollit në Shkodër kanë dalë sërish sot në protestë kundër ndërtimit të resortit turistik. Protestat janë shoqëruar me përplasje dhe tensione, pasi banorët kanë tentuar të bllokojnë punimet duke ndaluar makineritë e firmës ndërtuese. “Asnjë mos na prekë ne. Jemi në tokën tonë, të babës dhe të gjyshit. Ne do ti bllokojmë fadromat sepse janë tokat tona. Këtu do japim jetën, këtu do vdesim për tokën tonë”, shprehen banorët. Ndërkohë mes protestuesve ka edhe gra dhe vajza të cilët janë përplasur me forcat e rendit. Ajo që vihet re është që sot efektivët janë të pajisur me masa…

Lexo më Shumë