Author: almakos

Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit mori çmimin për cilësinë e shërbimeve të aeroportit (ASQ) për vitin 2025 “Përvoja më e këndshme në aeroport në Evropë” nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve (ACI). Koncesionari TAV Maqedonia sot njoftoi se çmimi që Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit e merr për herën e 11-të është një mirënjohje tjetër nga pasagjerët që plotësuan sondazhet për kënaqësinë ndaj cilësisë së shërbimeve të aeroportit, përmes këtyre anketave matën treguesit kryesorë si efikasiteti i regjistrimit të pasagjerëve dhe bagazheve, kontrolli i sigurisë, orientimi brenda aeroportit, si dhe lehtësinë e përgjithshme të lëvizjes nëpër aeroport. “Kjo mirënjohje për herën e 11-të…

Lexo më Shumë

Pagat e funksionarëve të zgjedhur dhe të emëruar do të ulen për 10 deri në 13 mijë denarë, ndërsa për disa pozita edhe më shumë, me qëllim të shpërndarjes më të drejtë të fondeve buxhetore dhe përshtatjes me kushtet ekonomike në vend, deklaroi sot deputeti i VMRO-DPMNE-së, Bojan Stojanoski, i cili informoi se grupi i tyre parlamentar ka paraqitur një paketë propozim-ndryshimesh për gjashtë ligje, me të cilat do të arrihet kjo. “Si grup deputetësh në Kuvend, zyrtarisht kemi dorëzuar një paketë me propozim-ndryshime për gjashtë ligje, me të cilat rregullohet çështja e pagave të personave të zgjedhur dhe të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme dhe Agjencia për Siguri Kombëtare kanë vlerësuar se ish-zëvendëskryeministri Artan Grubi, i cili pas më shumë se një viti arratie u paraqit vetë në pikën kufitare “Bllacë” dhe u dorëzua, nuk do të ishte i sigurt në paraburgim në “Shutkë”, prandaj kanë propozuar arrest shtëpiak.“Kushtet e tilla në rastin konkret ishin të përmbushura, pasi sipas vlerësimit të organeve kompetente – MPB dhe ASK – ekzistojnë informacione serioze se në repartin e paraburgimit nuk mund të garantohet siguria personale e këtij të dyshuari. Detajet lidhur me këto rreziqe janë paraqitur para gjyqtarit të procedurës paraprake. Për…

Lexo më Shumë

Miqtë e Egli Pashollarit, i cili u vra pak ditë më parë me thikë kanë reaguar të pikëlluar, ndërsa nuk kanë munguar mesazhet dhe dedikimet prekëse. [embedded content] Në një postim në rrjetin social TikTok, mikja e Eglit, Edisa, i ka kushtuar disa fjalë të ndjera  31-vjeçarit, duke theksuar se ikja e tij është plagë që nuk do të shërohet kurrë dhe se pa atë, jeta nuk do të jetë njësoj. Ajo nënvizon gjithashtu se 31-vjeçari do mbetet shoku i saj më i mirë. “Ti e dije qe te doja shume cerro po une nuk e dija qe te doja edhe…

Lexo më Shumë

Nga Koalicioni VLEN në një kumtesë për media thonë se “Ali Ahmeti, dhelpra e vjetër e politikës, që për vite është paraqitur si “mjeshtër i zanatit”, sot është shndërruar në lojtar të plagosur që pret ekzekutimin politik pikërisht nga ish-bashkëpunëtori i tij më i afërt”. Duke folur për vetëdorëzimin e Grubit, nga VLEN thonë se “kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së u vu në dispozicion të drejtësisë. E vërteta pashmangshëm do të fillojë të dalë në sipërfaqe”. “Artan Grubi nuk ishte një funksionar i zakonshëm. Ai ishte zbatuesi, koordinatori dhe njeriu i besuar për të gjitha vendimet kyçe gjatë…

Lexo më Shumë

Fenomeni i fundosjes dhe zhvendosjes së tokës në segmentin rrugor Librazhd – Përrenjas, në zonën e njohur si Arrat e Dragostunjës, ka vijuar edhe gjatë 24 orëve të fundit. [embedded content] Siç shihet edhe nga pamjet, rruga është shkatërruar plotësisht duke e kthyer segmentin jashtë funksionit. Në orën 07:00 të mëngjesit të sotëm, matjet paraprake treguan se niveli i fundosjes në këtë segment ka arritur nga 5 deri në 9 centimetra. Këto të dhëna tregojnë se procesi gjeodinamik është ende në zhvillim, çka rrit pasigurinë për stabilitetin e zonës dhe se segmenti vijon ende të jetë i rrezikshëm për kalim.…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën e Apelit të Posaçëm në orën 11:00 do të mbahet seanca për kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili ka paraqitur kërkesë për zëvendësimin e masës së sigurisë. Çështja po shqyrtohet nga gjyqtarja Nertina Kosova. Ndërkohë mësohet se Veliaj ka ofruar edhe garanci pasurore në përpjekje për të zbutur masën aktuale “arrest me burg”. Veliaj kundërshton vendimin e marrë nga gjyqtarja Etleva Deda, e cila ka argumentuar se ekzistojnë kushtet dhe kriteret ligjore për mbajtjen në fuqi të masës më të rëndë të sigurimit personal. Sipas argumenteve të paraqitura nga mbrojtja, situata procedurale ka ndryshuar, pasi…

Lexo më Shumë

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ka kërkuar përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga shqyrtimi i çështjes së tij në themel në lidhje me dosjen “Gërdeci”. Kërkesa është paraqitur përmes mbrojtjes ligjore të Mediut, e cila i është referuar një vendimmarrjeje të Gjykata e Lartë të muajit korrik 2025. Sipas avokatit, kjo vendimmarrje përcakton se një gjyqtare që ka vepruar në fazën paraprake të procedurës nuk mund të jetë pjesë e trupit gjykues në shqyrtimin në themel të çështjes, përveç rasteve kur procedohet me gjykim të shkurtuar. Mbrojtja argumenton se në rastin konkret të Mediut, procesi po zhvillohet me gjykim të…

Lexo më Shumë

Një zinxhir tronditës zhvillimesh po shoqëron çështjen e tentativës për përdhunim të një vajze me aftësi të kufizuara nga një 64-vjeçar shqiptar në zonën e Kypseli në Greqi, ndërsa vajza e tij biologjike e akuzon se e ka përdhunuar kur ajo ishte vetëm shtatë vjeç. Duke folur në televizionin MEGA në Greqi, e reja rrëfen se 64-vjeçari e abuzoi seksualisht kur ajo ishte vetëm shtatë vjeçe, brenda shtëpisë së tyre. “Kur isha shtatë vjeçe, babai im më përdhunoi një herë në Shqipëri, kur të gjithë mungonin nga shtëpia. Nuk e denoncova kurrë, sepse kisha frikë. Sot nuk kam asnjë marrëdhënie me…

Lexo më Shumë

Një 31-vjeçar nga Turqia, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet austriake është arrestuar nga policia kufitare në Morinë. Sipas policisë, i riu me iniciale V.B u kap duke hyrë në territorin shqiptar, ndërsa ndaj tij Gjykata e Vjenës ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”. Ndërkohë Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit. Njoftimi:  I shpallur në kërkim ndërkombëtar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike nga autoritetet austriake, kapet nga shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në hyrje të RSh-së, 31-vjeçari turk. Si…

Lexo më Shumë

Një organizatë kriminale e dënuar me formë të prerë në Itali për trafikun e qindra kilogramëve drogë, arriti të fitojë pafajësinë ndaj akuzave për pastrim parash në Gjykatën e Apelit në Tiranë në vitin 2025, për shkak të dështimit të Prokurorisë për të siguruar vendimin penal të drejtësisë italiane. Më 3 janar 2018, një bankë në Shqipëri refuzoi transferimin e 250 mijë eurove nga një llogari bankare drejt një llogarie tjetër në Holandë, me arsyetimin e kontrolleve të brendshme. Por vetëm gjashtë ditë më pas, pothuajse e njëjta shumë u tërhoq cash nga e njëjta llogari bankare. Transaksionet u identifikuan…

Lexo më Shumë

Deputeti i Blerim Bexheti, sonte në emisionin “Debat në SHENJA”, theksoi se ligji për përdorimin e gjuhëve në jurisprudencë është miratuar që në vitin 2017, gjatë qeverisë ku dominuese ka qenë Bashkimi Demokratik për Integrim. Ai gjithashtu kritikoi Arben Fetain, për keqinformim të publikut. “Nëse i marrim të dhënat, ligji për përdorimin e gjuhëve në jurisprudencë është miratuar në vitin 2017. Ky zotëri, besoj që nuk e di, por nuk e marrim për të madhe. Ai ka qenë anëtar i Aleancës për Shqiptarët, në qeverinë ku dominuese ka qenë BDI. T’ia përkujtoj opinionit se është mashtrues ordiner, sepse ligji për…

Lexo më Shumë