Një aksident automobilistik ndodhi mëngjesin herët të kësaj të enjteje ku dy të rinj humbën jetën në autostradën kombëtare, pranë Kolymbarit.
Sipas informacioneve aksidenti ndodhi në orën 3 të mëngjesit, kur motoçikleta me dy shtetas shqiptarë, 28 dhe 34 vjeç, doli nga kursi në rrethana ende të paqarta, duke bërë që ata të binin mbi parmakun metalik dhe të plagoseshin për vdekje.
Të rinjtë u transportuan me ambulancë në Spitalin e Hanias, ku u shpallën të vdekur.



