Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas shembjes së rrugës Përrenjas-Librazhd, e cila është bllokuar që prej së shtunës dhe për lajmet se ai do të udhëtojë sot drejt Korçës me helikopter. Në një postim në “X”, Rama shprehet se udhëtimi i tij me helikopter drejt Korçës ishte planifikuar kohë më parë, pasi siç thotë ai, do të shoqëroj një grup investitorësh, madje edhe drejt Vlorës. Rama thotë se do të udhëtojë me helikopterin e Forcave të Armatosura, i cili, sipas tij, “me ne ose pa ne, kryen çdo muaj orët e veta të domosdoshme të fluturimit”. “Nga Korça edhe në Vlorë, për…
Author: almakos
Bashkimi Demokratik për Integrim e vlerëson pozitivisht vendimin e Artan Grubit për t’u kthyer në vend, duke krijuar kështu mundësinë që permes një procedure transparente, të drejtë dhe të paanshme të paraqiten të gjitha argumentet në dispozicion dhe të sqarohen të gjitha çështjet. “Presim që procesi të zhvillohet në përputhje me standardet më të larta të sundimit të ligjit: para së gjithash, me një nivel të lartë transparence, në përputhje me interesin publik; por mbi të gjitha, me respektim të plotë të prezumimit të pafajësisë dhe me mbrojtje të të drejtave dhe lirive individuale. BDI mbetet e palëkundur në qëndrimin…
Një natë tragjike ka shënuar e diela në Kosovë, ku tre persona humbën jetën në incidente të ndara brenda pak orësh. Rasti i parë u raportua në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë, ku një 18-vjeçar u dërgua pa shenja jete në spital rreth orës 18:40. Burime të besueshme nga strukturat e afërta me hetimin bëjnë të ditur për Sinjalin se rasti ka ndodhur në zonën e varrezave të Pllanalive, ku 18-vjeçari dyshohet se ka tentuar të kryejë vetëvrasje me varje në kulmin e një shtëpie. Më vonë, në Bresje të Fushë Kosovë, një këmbësor humbi jetën pasi u godit…
Pas arrestimit të Artan Grubit, kanë reaguar nga koalicioni VLEN. Sipas tyre, kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së më në fund është dorëzuar. Ata thonë se BDI po dridhet nga frika se nuk e dinë për çfarë është gati flasë Grubi. “Kutia e zezë e qeverisjes së BDI-së më në fund është dorëzuar. Artan Grubi është pjesëmarrës dhe ekzekutor i të gjitha marrëveshjeve të errëta të BDI-së. Prandaj, BDI po dridhet nga frika se nuk e dinë se për çfarë është gati të flasë Artan Grubi. Pasi BDI humbi në mënyrë katastrofale në zgjedhjet lokale dhe të gjitha premtimet…
Mëngjesin e së hënës është raportuar një alarm për bombë në Gjimnazi 7 Marsi në Tetovë.Sipas informacioneve fillestare, nxënësit janë evakuuar nga objekti, ndërsa në ambientet e shkollës ndodhen forca policore që po kryejnë kontrollet përkatëse.Deri në këto momente, autoritetet nuk kanë dhënë detaje shtesë lidhur me rastin. Situata po monitorohet dhe priten informacione zyrtare në vazhdim. MARKETING
Segmenti i bllokuar në zonën e Arrat e Gurrës, në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, që pritej të hapej sot në mesditë pas ndërhyrjes me by-pass dhe aktivizimit të një rruge dytësore, ka pësuar një tjetër goditje të rëndë. Mësohet se rruga dytësore, e cila ishte hapur për të mundësuar kalimin provizor të mjeteve, ka pësuar një fundosje dhe rrëshqitje shkatërrimtare të një sipërfaqeje të madhe toke. Lëvizja masive e dheut ka dëmtuar seriozisht punën e kryer ditët e fundit, duke e bërë të pakalueshëm për një kohë të gjatë këtë segment strategjik rrugor. Specialistët paralajmërojnë se terreni në këtë zonë…
MPB në faqen e saj e ka konfirmuar arrestimin e Artan Grubit, i kërkuar me fletarrest ndërkombëtar.“Sot (23.02.2026) në orën 06:10, në pikën kufitare Bllacë, në hyrje të shtetit, është privuar nga liria Artan Grubi (48), i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar për zhvillimin e hetimeve lidhur me veprën penale sipas nenit 354 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1, në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal”, kanë deklaruar nga MPB. MARKETING
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se sot në mëngjes në ora 06:10 minuta në vendkalimin kufitar Bllacë është paraqitur ish zëvendëskryeministri Artan Grubi.“Sot (23.02.2026) në orën 06:10, në pikën kufitare Bllacë, në hyrje të shtetit, është privuar nga liria Artan Grubi (48), i cili kërkohej me fletarrest ndërkombëtar për zhvillimin e hetimeve lidhur me veprën penale sipas nenit 354 paragrafi 5 në lidhje me paragrafin 3 dhe paragrafin 1, në lidhje me nenin 22 të Kodit Penal”, kanw deklaruar nga MPB. MARKETING
Në tregun e këmbimit valutor shqiptar, një dollar amerikan do të blihet sot me 81 lekë dhe do shitet me 82 lekë. Ndërkohë monedha evropiane euro do blihet me 96 lekë dhe do shitet me 96.6 lekë. Franga zvicerane sot në tregun shqiptar do blihet me 104.8 lekë dhe do shitet me 105.8 lekë. Ndërsa paundi britanik do blihet me 109.5 lekë dhe do shitet me 110.5 lekë.
Moti për ditën e sotme parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare në një pjesë të madhe të territorit në orët e mesditës. Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim.me shpejtësi mesatare 3 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 8 m/s. Valëzimi në det do të jetë i forcës 1-2 ballë.
21:34 | 22 Shkurt 2026E.GNjë majmun i vogël, vetëm gjashtë muajsh, ka prekur zemrat në mbarë botën pasi u braktis nga nëna e tij në Ichikawa City Zoo në Japoni. I vetmuar dhe i refuzuar nga grupi, ai gjeti ngushëllim duke përqafuar një lodër pelushi në formë orangutani, e cila u bë shoku i tij i pandashëm. Videot virale treguan vogëlushin duke fjetur dhe lëvizur gjithmonë me lodrën në krah, ndërsa kujdestarët përpiqeshin t’ia lehtësonin ankthin. Por pas një periudhe të vështirë, Punch më në fund thuhet se u pranua nga një grup majmunësh të rritur. Pamjet tregojnë se si…
Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi në profilin e tij ka reaguar ndaj thirjeve raciste në ndeshjen e futbollit KF Bashkimi dhe KF Vardar ku për shqiptarët u kërkuan dhoma gazi dhe “shqiptar i mirë shqiptar i vdekur”, “vrisni shqiptarët”. Ahmeti në postimin e tij kërkon pëgjegjsi pasi deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim dhe kjo është një tendencë për ta kaluar në heshtje edhe këtë. “A ka reagim dhe dënim për thirrjet skandaloze “shqiptar i mirë shqiptar i vdekur”, “dhomë gazi për shqiptarët”, “vrisni shqiptarët”, apo edhe kjo do të kalohet me…

