Zëvendëskryeministri për qeverisje të mirë, Arben Fetai, duke komentuar ngjarjet e djeshme në ndeshjen Vardar-Bashkimi, ku shqiptarët u fyen gjatë tërë ndeshjes, ka deklaruar se, koret fyese dhe gjuha e urrejtjes janë absolutisht të papranueshme “Ngjarjet në ndeshjen Vardar – Bashkimi dëshmuan edhe një herë se sporti në vendin tonë vazhdon të përballet me sjellje që nuk kanë asgjë të përbashkët me frymën e sportit, fair play-in dhe respektin e ndërsjellë. Koret fyese dhe gjuha e urrejtjes janë absolutisht të papranueshme. Dënoj ashpër shfaqjet e tilla dhe refuzoj çdo përpjekje për t’i minimizuar apo justifikuar ato. Presim nga Federata e…
Author: almakos
Këshilli i Mandateve do të mblidhet të hënën për të trajtuar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme për heqjen e imunitetit të zv/kryeministres Belinda Balluku. Vendimi për mbledhjen e Këshillit vjen disa ditë pasi Komisioni Europian i kërkoi Kuvendit të shqyrtojë pa vonesa kërkesën e SPAK. Heqja e imunitetit do t’i hapte rrugë autoriteteve për të nisur procedurat e arrestimit të Ballukut, qoftë në burg, në shtëpi apo për kontroll banese. Mbledhja e Këshillit vjen pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që rrëzoi kërkesën e qeverisë për pezullimin e masës së Gjykatës së Lartë, e cila kishte shkarkuar nga funksionet publike zv/kryeministren.…
Djali që dyshohet se shkeli perimetrin e sigurisë në resortin Mar-a-Lago, pronë e presidentit Donald Trump, në Palm Beach të Floridës, është identifikuar si Austin Tucker Martin, 21 vjeç, nga Karolina e Veriut, sipas një burimi pranë hetimit. Sipas të njëjtit burim, i riu ishte raportuar i zhdukur ditët e fundit. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 të mëngjesit, kur agjentë të United States Secret Service dhe oficerë të policisë lokale e konstatuan 21-vjeçarin pranë portës veriore të rezidencës. Gjatë ndërhyrjes, efektivët hapën zjarr dhe ai mbeti i vrarë. Zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Caroline Levitt deklaroi se Shërbimi Sekret “veproi…
Rrëshqitjet e dheut në zonën “Arrat e Gurrës”, në Dragostunjë të Librazhd, kanë shkaktuar dëmtime në disa segmente infrastrukturore, duke prekur rrugën kombëtare, një shtyllë të tensionit të lartë dhe një pjesë të linjës hekurudhore. Sipas informacioneve paraprake, është dëmtuar segmenti rrugor në aksin që lidh Librazhdin me Prrenjas, si dhe zona e aksit Qukës–Qafë Plloçë. Po ashtu, është konstatuar dëmtim në bazamentin e një shtylle 110 kV, e cila është pjesë e rrjetit të transmetimit të energjisë. Rrëshqitjet kanë prekur edhe një segment të linjës hekurudhore Elbasan–Librazhd–Prrenjas–Gur i Kuq, konkretisht në pjesën Librazhd–Xhyrë, ku janë evidentuar deformime të trasesë…
Ndonëse aktualisht, uniformat e policisë janë vetëm në gjuhën maqedonase dhe alfabetin e saj cirilik dhe në to mungon gjuha shqipe, uniformat e reja të policisë në qytetet ku shqiptarët janë së paku 20% do të jenë edhe në gjuhën shqipe, thonë nga Ministria e Punëve të Brendshme. Të pyetur nga TV Shenja nga Ministria e Punëve të Brendshme thonë se gjuha shqipe do të implementohet në uniformat e reja për të cilat thirrja publike ka dështuar për të tretën herë me radhë. Gjithashtu nga ministria thonë se në përputhje me planin e prokurimeve publike për vitin 2026, planifikohet procedurë…
Zëdhënësja e Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë(LSDM), Bogdanka Kuzeska, ka deklaruar se para rreth një muaji, Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka njoftuar se ia ka dorëzuar pëlqimin shtetëror konsullit të nderit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Republikën e Serbisë, Dushan Adamoviq. Kuzeska ka ngritur pikëpyetjen se kush është Dushan Adamoviq dhe pse pikërisht ai është zgjedhur për konsull nderi?. BOGDANKA KUZESKA, ZËDHËNËSE E LSDM-së ‘’Në platformën X mund të gjenden postime të vjetra të Adamoviqit ku ai thotë, citoj ‘Maqedonia serbe’ ka qenë e pushtuar. Kjo është një skandal më vete, por vazhdojmë më tej. Adamoviq…
Janë publikuar pamjet e ngjarjes së rëndë që tronditi Tiranën pasditen e 20 shkurtit, ku 31-vjeçari Egli Pashollari mbeti i vrarë me thikë në rrugën “Kongresi i Lushnjes”. Në videon e siguruar nga kamerat e sigurisë, shihet momenti kur i dyshuari, Gazment Buçpapaj, e sulmon me thikë viktimën, duke i shkaktuar plagë që rezultuan fatale. Sipas pamjeve, Pashollari sapo zbret nga automjeti i tij, tip “BMW Seria 7”, me ngjyrë të bardhë, kur përballet me sulmin e papritur. Në vendngjarje ndodhej edhe partnerja e autorit të dyshuar, si dhe një person tjetër, të cilët shihen pranë skenës së krimit. Ngjarja…
Këtë javë, numri i rasteve të raportuara të gripit dhe sëmundjeve të ngjashme me gripin në Maqedoni vazhdon të bjerë, njoftoi Instituti i Shëndetit Publik (ISHP). Sipas raportit të fundit, këtë javë u regjistruan 1,150 raste të reja, që është një rënie prej 11.9 përqind krahasuar me javën e kaluar, kur u raportuan 1,306 raste. Krahasuar me të njëjtën periudhë të sezonit të kaluar, kur u raportuan 2,726 raste, rënia është e ndjeshme – 57.8 përqind. Analiza sipas grupmoshës tregon se kategoria më e prekshme janë personat e moshës 15 deri në 64 vjeç me 621 persona të infektuar, të…
Është gjetur rreth mesditën e sotme (22 shkurt) trupi i pajetë i 20-vjeçarit me origjinë shqiptare, që një ditë më parë ishte hedhur në ujërat e portit të Civitanova Marche, pasi kishte dhunuar nënën e tij duke e goditur me grushte në fytyrë. Lajmi është konfirmuar për mediat italiane nga burime të zjarrfikësve. Viktima është Riccardo Merkuri, i cili pas agresionit ishte larguar nga banesa me makinën e tij tip “Mercedes”. Ai kishte lënë telefonin celular në shtëpi në Pollenza dhe ishte nisur drejt Civitanova Marche. Që nga mbrëmja e së premtes, i riu kishte humbur çdo gjurmë. Hipoteza e…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha reagoi pas deklaratave të kryeministrit Rama në podkastin e tij “Flasim”. Me anë të një video në rrjetet sociale, Berisha i kërkon kryeministrit Rama që të tregojë se përse iu refuzua çdo takim në SHBA. Sipas tij, çdo takim që Rama ka kërkuar nuk i është pranuar, ndërsa shtoi se ai nuk do të japë asnjë sqarim për këtë, por heshtja, thotë Berisha, tregon më shumë se çdo gjë tjetër. “Së pari do ti shtroj një pyetje, si ka mundësi që tu refuzuan të gjitha takimet në Uashington, përveçse një NGO, edhe ajo me…
Prindërit e viktimave të zjarrit në diskotekën Pulse në Koçani mbajtën një marshim të ri, duke kërkuar publikisht seanca më të shpeshta dëgjimore në gjyqin që është në vazhdim. Ata shprehën dyshime se procedura po zvarritet dhe se momenti i shpallur fillimisht nuk po respektohet. Sipas deklaratave të tyre, në fillim të gjyqit ata u siguruan se do të mbaheshin dy seanca dëgjimore në javë, pa vonesa për arsye të pajustifikuara dhe me kontroll të rreptë të justifikimeve mjekësore.Prindërit theksojnë se deri më tani është mbajtur vetëm një seancë dëgjimore në janar, dhe dy në shkurt, ndërsa një tjetër është…
Policia e Tiranës ka nisur procedimin penal për deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka dhe Xhelal Mziu. Sipas policisë, dy shtetas kanë kallëzuar se gjatë protestës së zhvilluar nga Partia Demokratike janë shtyrë dhe goditur prej deputetëve demokratë. Kujtojmë që në protestën e 20 shkurtit, pranë ambienteve të Xhamisë së Namazgjasë, deputetët Noka e Mziu u përfshinë në një konflikt me këta dy persona. “Specialistët për Hetimin e Krimeve kundër Jetës dhe Pronës referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit F. N. dhe Xh. M., pasi ndaj tyre kanë kallëzuar shtetasit K. M. dhe T. T. se,…

