Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, ka njoftuar se grupi punues i ka dorëzuar propozimet për pensionistët dhe pritet të diskutojë në seancën e ardhshme të Qeverisë. Trençevska për Kanal 5, tha se pret që qeveria në mbledhjen e ardhshme ta diskutojë këtë çështje. JOVANKA TRENÇEVSKA, MINISTRE E PUNËS DHE POLITIKËS SOCIALE “Grupi i punës mori propozimet për masa. Megjithatë, si informacion shkon në Qeveri, ne do t’i shqyrtojmë propozimet dhe mund të pranohen edhe më shumë propozime të grupit punues. Pres që qeveria në mbledhjen e ardhshme ta diskutojë këtë çështje. Kur të merret vendimi përfundimtar, pensionistët…
Author: almakos
Ukraina dhe mbrojtja e popullit Ukrainas si prioritet i OSBE-së, aktivitetet konkrete të cilat Programi i OSBE-së për Mbështetjen e Ukrainës i ndërmerr në terren, situata e tre pjesëtarëve të OSBE-së të cilët janë në burg në Donjeck dhe Luhanski ishin një nga temat e Kryesuesit të OSBE-së dhe Ministrit të Punëve të Jashtme, Bujar Osmani me Ministrin e Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmitro Kuleba.Siç njoftojnë nga MPJ, Osmani në takim me Kuleba ka thënë se guximi dhe sakrifica e Ukrainës meritojnë meritojnë respekt lartë. Osmani shtoi se Programi për Mbështetjen e Ukrainës, i financuar nga donatorë, i cili…
Nga Lëvizja Demokratike thonë se BDI e di se do t’i humbë zgjedhjet, dhe se ato e dinë që do të shkojnë në opozitë, dhe ato duke shtuar se tani BDI-ja kërkon shpëtimin e tyre të fundit te miku dhe bashkëpunëtori i vjetër pra tek Nikolla Gruevskin.Nga Lëvizja Demokrtaike thonë se BDI-ja ia dhanë mundësi të arratisej, duke ruajtur pronën e tij dhe shpresonin se të njëjtin shërbim do të bëj Gruevski për ta. “Njeriu që ishte arsyeja pse shumë shqiptarë u dënuan, u persekutuan dhe ju bënë padrejtësi, njeriu të cilin BDI e sulmoi si arsye për mos anëtarësimin…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski nesër do të marrë pjesë në Samitin e liderëve të Procesit të Berlinit në Tiranë. Në përbërje të delegacionit qeveritar do të jetë edhe zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, paralajmëroi pres shërbimi qeveritar. Në Samit është paralajmëruar edhe prania e kancelarit të Gjermanisë, Olaf Sholc, kryetares së Komisionit Evropian, Ursula fon der Lajen, kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel, si dhe një numër i madh i liderëve të vendeve pjesëmarrëse në Samit – Austria, Kroacia, Greqia, Hungaria, Holanda, Sllovenia, por edhe përfaqësues të lartë të CEFTA-s, OECD-së, RSS-së, Banka Botërore, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim…
Gjatë muajit korrik të këtij viti, Artan Grubi, për shkak të rrëmujës dhe pritjeve të gjatë në tunelin Shkup-Bllacë, i cili ka kohë që i është nënshtruar një sanimi të domosdoshëm, pati premtuar se, me qëllim të shmangies së pritjeve të gjata si shkak i ardhjes së mërgimtarëve dhe lëvizjes së shtuar në të dy anët e kufirit me Kosovën, punët në tunel do të ndërpriten deri në fund të gushtit dhe se sanimi sërish do të nisë më 1 shtator për t’u kthyer në normalitet më 1 tetor. Por, gjithçka e thënë nga Grubi ose është manipulim ose është…
Dy ambasadat e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në Kajro dhe Tel Aviv, janë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet kompetente të Egjiptit dhe Izraelit, me qëllim evakuimin e dy shtetasve tanë, një çift bashkëshortor, me vendndodhje në Gaza, konkretisht në qytetin Kan Junes, 12 kilometra nga vendkalimi kufitar Rafah. Siç informojnë sot nga MPJ-ja, çifti u dërgua në Spitalin e Gjysmëhënës së Kuqe dhe aktualisht ndodhet në gjendje të mirë dhe të sigurt. “Me ndërmjetësimin e PDK-ve tona ata janë futur në listën zyrtare për evakuim dhe presim që të krijohen kushte për evakuimin e tyre, gjë që në…
Në Shkup sot nga ora 9 deri në 14 do të jenë të mbyllura për qarkullim disa udhëkryq. Gjatë asaj periudhe do të mbahet edhe një provë e përgjithshme për ushtrimin simulues në situatë emergjente – tërmet “Reagimi Humanitar 2023”, e planifikuar për datën 18 të këtij muaji, e organizuar nga Kryqi i Kuq i RMV-së, nën kujdesin e presidentit të shteti në Parkun e Qytetit të Shkupit. Për këtë aktivitet, pritet të ketë kufizime në funksionimin e bulevardit “Ilinden”, “Shën Kliment Ohri”, “Franklin Ruzvelt”, “Blenski Dogovor”, “Nikolla Tesla”, “Naum Naumovski Borçe”, “Jordan Haxhikonstantinov- Xhinot”, “Orce Nikollov”, “Leninova”, “8 Shtatori”…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari beson se ende ka gjasa të vogla që në momentin e fundit me ndihmën e VMRO-DPMNE-së të votohen ndryshimet kushtetuese. Nëse kjo nuk ndodh, parashikon se do ketë radikalizim i cili nuk nënkupton luftë të re, por se në skenë do të shfaqen mendime radikale shqiptare kundër atyre që i promovon e Majta radikale maqedonase. Në këtë mënyrë, sipas tij, do të hapen temat legjitime për riorganizim të bredshëm të shtetit, të cilat thotë se akoma janë tabu për të cilat jo që nuk duhet të flasësh, por as që duhet t’i mendosh. Ato tema,…
Ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska sot mori pjesë në sesionin e dytë të Konferencës së Lidershipit Ballkanik me temë “Integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE: sfida dhe perspektiva”, të organizuar nga Klubi i Podgoricës, me fokusi në perspektivat për paqen dhe pajtim në Ballkanin Perëndimor.Ajo u përqendrua në rëndësinë e integrimit evropian për vendet e rajonit, prosperitetit të tyre dhe procesit të pajtimit, duke theksuar se integrimi është një proces që na bashkon dhe na mundëson të zhvillojmë bashkëpunim të ngushtë. Petrovska e lidhi procesin e integrimeve evropiane dhe të pajtimit, sepse në thelb Bashkimi Evropian është shembull për pajtim.…
Ministri i Shëndetësisë, d-r Fatmir Mexhiti, emëroi drejtorët e rinj mjekësorë të Klinikës për Dermatovenerologji dhe Klinikës për Kardiologji. Në Klinikën Universitare për Dermatovenerologji për U.D. të ri, drejtor mjekësor është emëruar d-r. Dejan Filipoviq, i cili nga viti 2018 është i punësuar në këtë klinikë si mjek specialist dermatovenerolog dhe asistent në dermatovenerologji në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Aktualisht ai është kandidat për doktoraturë në mjekësinë klinike, në degën dermatovenerologji, në Universitetin “Kiril i Metodij” Shkup dhe është anëtar i Shoqatës së Dermatovenerologëve të Maqedonisë, si dhe anëtar i Akademisë Evropiane të Dermatologjisë dhe Venerologjisë.Gjithashtu, për U.D. të…
Unioni Evropian duhet të tregojë më shumë shqetësim për rajonin. Në samitin e ardhshëm të dhjetorit, Këshilli Evropian ka mundësinë të marrë vendime për integrim më të shpejtë të Ballkanit Perëndimor, në vend që të shtyjë këtë çështje për pas zgjedhjeve evropiane, deklaroi presidenti Stevo Pendarovski në Konferencën Rajonale “Integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në sfidat dhe perspektivat e BE-së”. Sipas Pendarovskit, është e padiskutueshme që statusi kandidat i jep mbështetje simbolike Ukrainës dhe Moldavisë, në një periudhë jashtëzakonisht të vështirë, dhe kjo është mirë, por siç theksoi ai, Ballkani Perëndimor nuk ka nevojë për simbolikë politike, por për…
Ministri i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut dhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, mori pjesë në debatin e organizuar nga Instituti BIRC, me studentët e Universitetit Shtetëror të Tetovës me temën “A po na ik treni për në BE?”. Osmani tha se është optimist që ndryshimet kushtetuese do të kalojnë deri në fund të vitit dhe se vendi do të mbetet në rrugën e integrimit të përshpejtuar në Bashkimin Evropian, duke shprehur besimin se procesi duhet të bazohet në meritokraci, por edhe duke e kuptuar momentin aktual gjeopolitik. “Anëtar i BE-së bëhesh kur i plotëson kushtet, por në…

