Sipas VMRO-së, dëgjueshmëria e Pendarovskit ndaj dy partnerëve në pushtet, Ahmetit dhe Kovaçevskit, shkon deri aty sa, këta të fundit mund t’i japin urdhër që presidenti t’i kundërshtojë edhe qëndrimet e veta. “Pendarovski është i zbehtë dhe i panjohur në çdo shfaqje, gjithçka që ka thënë e ka mohuar më pas, pikëpamjet e tij qëndrojnë derisa të arrijnë në veshët e shefave të tij Kovacevski dhe Ahmeti. Pendarovski është njeriu që me shpejtësi i nënshkroi ndryshimet në Kodin Penal sikur nga kjo të varej mbijetesa e botës”, thonë nga VMRO-DPMNE. Sipas kësaj partie, Pendarovski nuk ka pasur guxim t’i thotë…
Author: almakos
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot nga Tiranë u drejtua në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, i cili paraqet nismën më të rëndësishme rajonale me ndikim të madh në perspektivën europiane të të gjithë rajonit.“Procesi i Berlinit ka evoluar në një platformë udhëheqëse për bashkëpunim rajonal që ka peshë të madhe politike dhe ekonomike, si dhe shërben si fuqi lëvizëse për bashkëpunimin rajonal, por edhe ndihmon rajonin të arrijë qëllimin e tij strategjik – integrimin e plotë në Bashkimin Europian”, theksoi Osmani. Duke iu referuar zgjerimit, Osmani tha se…
Ambasadori evropian në vend, David Geer, tha se miratimi i ndryshimeve kushtetuese duhet të ndodhë dhe kjo është çështje që është në dorën e vetë shtetit dhe të Kuvendit, dhe të atyre që janë të prekur në këtë rast. Ai u shpreh i bindur se shumë shpejt do të ndodhin ndryshimet kushtetuese, dhe sipas tij pasi të miratohen të njëjtat, nuk do të ketë vendime shtesë për Maqedoninë e Veriut, siç pretendojnë disa subjekte politike. David Geer “Ky është një vendim sovran që duhet të merret, por pasi të merret ai vendim ne kalojmë në hapin tjetër që do të…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski edhe njëherë përsëriti se zgjedhjet do të mbahen në terminin e rregullt, kurse për kohën tha se do ta bisedojnë me përfaqësuesit e të gjitha partive politike. Kurse duke folur për Kodin Zgjedhor, Kovaçevski bëri me dije se është përgaditur ligji sipas rekomandimeve të OSBE-ODIHR dhe i njejti është në fazë finale si dhe tashmë do të hyj në procedurë, ku të gjitha partitë politike do duhet ta rishikojnë. Dimitar Kovaçevski, kryeministër “Për zgjedhjet, ne kemi qëndrim të qartë, ato do të jenë të rregullta. Sa i përket kohës, kjo është diçka që mund të bisedohet, se…
Ne nuk mund të kemi ndërhyrje politike në shkrimin e librave. Këtë e bënë Komisioni Kombëtar për Miratimin e Librave, autorët, recezentët. Kështu u përgjigj kryeministri Dimitar Kovaçevski, për mungesën e disa teksteve shkollore, edhe krahas faktit që viti shkollor ka nisur prej më shumë se një muaj. Sipas tij, ajo që ka qenë nën kompetencë të Qeverisë dhe Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës është kryer. “Gjithçka që ka qenë në kompetencë të Qeverisë dhe të Ministrisë së Arsimit lidhur me sigurimin e procesit për botim dhe shtypjen e librave, është kryer. Pra, të gjitha ato libra që janë fituar…
Një fëmijë dhjetëvjeçar është përplasur pasdite në bulevardin “Nikolla Karev”, i njohur si rruga e “Plastikave” në Shkup. Drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i aksidentit me mjetin e tij tip “Mercedes”, ndërsa kalimtarët e rastit kanë tentuar të ndihmojnë viktimën. Përpjekja e Ndihmës së shpejtë për të rikthyer vetëdijen e djalit ka rezultuar e pasuksesshme, ndaj pasi është transportuar në qendrën e urgjencës, mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij. Disa orë pas aksidentit, policia njoftoi se ka gjetur shoferin njëzet e një vjeçar i cili është larguar nga vendi i aksidentit dhe tashmë dyshohet për veprën penale të…
Kombet e Bashkuara (OKB) ka bërë thirrje për lejimin e dërgimit të ndihmës humanitare në Gazën e bllokuar. Zëdhënës i Zyrës së OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare (OCHA), Jens Laerke tha se numri i palestinezëve të zhvendosur në Gaza mes luftimeve të intensifikuara është rritur në mbi 338 mijë. Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë për Refugjatët Palestinezë (UNRWA) tha se për gjysmë milion njerëz është ndaluar marrja e ndihmës jetike ushqimore pasi agjencia u detyrua të mbyllë të 14 qendrat e saj të shpërndarjes së ushqimit. Ministria palestineze e Shëndetësisë në Gaza ka paralajmëruar për një ndërprerje…
Sfidat kyçe në sigurimin e konkurrencës, qëndrueshmërisë dhe pluralizmit, përmirësimit të statusit social dhe ekonomik të gazetarëve, si dhe reformimin e politikave dhe ligjeve të medias, janë ndër temat të cilat u diskutuan në punëtorinë e reformave mediatike: “Drejt sektorit mediatik të qëndrueshëm, të larmishëm dhe të sigurtë: Mbështetja e demokracisë dhe pluralizmit edhe në shërbim të qytetarëve”. Organizatorët e punëtorisë dyditore janë Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës (MSHIA), Delegacioni i Bashkimit Evropian dhe anëtarët e konsorciumit që e implementuan projektin: “Bashkimi Evropian për Lirinë e shprehjes: Harmonizimi i legjislacionit mediatik nacional me të drejtën e BE-së dhe…
BDI përmes një kumtese me shkrim ka bërë thirrje të hetohet Komuna e Cairit pasi sipas tyre ndarja e 16 milionë eurove një personi të vetë nga Komuna ngre dyshime, përcjell Klan M. ”Bashkimi Demokatik për Integrim me shqetësim ka ndjekur raportimet mediatike për keqpërdorime flagrante me furnizimet publike në Komunën e Çairit. Raportohet që nga viti 2020 deri në vitin 2023 – komuna e Çairit ka ndarë 16 milionë euro për tenderë për dy kompani “Bauer BG SHPK” dhe “EnergoInvest Trejd”, të cilat kanë të njëjtin pronar, Gordana Dimitrova. Sipas raportimeve, komuna Çair ka lidhur edhe 23 marrëveshje furnizimi…
Gazetarja Aida Topalli ishte e ftuar këtë të enjte në emisioni “Good Morning Albanians” në Euronews Albania, ku u ndal te fenomeni i virgjërisë. Ajo tregoi raste që para dy vitesh vajzat shqiptare shkonin në Dubai dhe shisnin virgjërinë për çmimin 50 mijë eurosh dhe më lartë. Më tej ajo nënvizoi se virgjëria i shitej një sheiku. “Mbaj mend që para 1 ose dy vite më parë ishte krijuar ai miti që unë do të shkojë ti shesë virgjërinë një sheiku në Dubai. Bëhet fjalë për çmime nga 50 mijë euro ose më lart.”-tha ajo. [embedded content]
Pas pesë orë negociatash në Ministrinë e Transportit dhe Post-Telekomunikacionit, mbrëmë vonë është arritur një marrëveshje parimore mes sindikatës së kontrollit të trafikut ajror dhe menaxhmentit të M-Nav. Tash për tash greva po shtyhet dhe nuk do të ketë ndërprerje në komunikacionin ajror. Sindikata thonë se është arritur një marrëveshje për çështjen që sipas tyre është më e rëndësishmja në gjithë këtë situatë, që është marrja në punë e një firme konsulente që do të kryejë në mënyrë profesionale një analizë funksionale për të përmirësuar funksionimin e ndërmarrjes.Ndër të tjera, në takim u arrit marrëveshje që në periudhën e ardhshme…
Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, gazetari dhe drejtuesi i shoqatës “Civil”, Xhabir Deralla, tha se propagandë të cilën e zbaton shteti i Rusisë, nuk është e mundur të depërtojnë në shoqëritë perëndimore, për shkak se atje, janë shoqëri demokratike të hapura. “Propaganda ruse hyn nëpërmjet ekonomisë, biznesit, hyn nëpërmjet grupeve kriminale, me para kesh, me aktivitetet korruptive, me para që jepen edhe politikanëve, edhe medieve dhe etniteteve tjera. Po ashtu ato kanë ndikim edhe nëpërmjet Kishës, e cila kontribuon shumë në përhapjen e propagandës ruse, e cila shkon edhe në dëm të pavarësisë autoqefale të Kishës Maqedonase vetëm që të…

