Filozofi shqiptar nga Presheva, Latif Mustafa, i ka komentuar aktet e agresionit izraelit ndaj popullit palestinez. Sipas tij, bombardimet e mbrëmshme në spitalin “Al-Ahli” janë shfaqje e pushtetit fashizoid të kryeministrit izraelit, Benjamin Netanjahu. Ja postimi i plotë i analistit dhe filozofit shqiptar, Latif Mustafa: “Heshtja e institucioneve botërore, hezitimi i qeverive demokratike dhe indiferenca jonë ndaj sulmeve të civilëve dhe fëmijëve në Gaza, është manifest i vdekjes së ndërgjegjes njerëzore. Pamundësia e empatizimit me të shtypurin, të dhunuarin e të vrarin e pambrojtur në emër të gjeopolitikës dhe orientimit qytetërimor flet për hipokrizinë tonë ndaj idealeve të po këtij…
Author: almakos
E dimë ku duam të shkojmë, si problem mbetet zbatimi i ligjeve në të cilin është transpozuar i gjithë legjislacioni evropian, në pjesën më të madhe në mjedisin jetësor dhe ku detyrimet për zbatimin e ligjeve bien në njësitë e vetëqevesjes lokale dhe para së gjithash të ndërmarjeve komunale, theksoi në një deklaratë për mediat ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Kaja Shukova, në Konferencën Ndërkombëtare në temë “Shërbimet komunale në qytetet e mençura” në organizim të ADKOM Shoqata e Ofruesve të Shërbimeve Komunale në Shtet. Në atë kuptim krahas asaj që Qeveria me hua dhe mjete financiare drejtpërdrejtë i…
Ministri i Punëve të Jashtme, njëherit edhe kryesues i OSBE-së Bujar Osmani, ka reaguar në lidhje me sulmet izraelite mbi spitalin e Gazës. Osmani në një postim në facebook thotë se këto sulme janë akte çnjerëzore. “Sulmi në spitalin dhe shkollën në Gaza që si pasojë la qindra viktima civilë është akt çnjerëzor i terrorit për të cilin nuk ka asnjë justifikim. Respektimi i të drejtës ndërkombëtare dhe humanitare është prioritet dhe civilët duhet të mbrohen plotësisht me çdo kusht. Autorët e këtij akti duhet të identifikohen qartë dhe të mbajnë përgjegjësi”, ka shkruar Osmani. MARKETING
Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook, ka deklaruar se sulmi izraelit në spitalin e Gazës është krim dhe gjenocid i pastër. Ja reagimi i plotë i Kasamit: “Krim, sulmi mbi një spital në Gaza nga shteti Izraelit ku la të vdekur mbi 500 persona, përfshirë fëmijë, gra dhe të moshuar. Dënojmë dhe kërkojmë hetim ndërkombëtar me urgjencë, sepse ky është një gjenocid i pastër!” [embedded content] MARKETING
Deputeti i VV-së Eman Rrahmani është deputeti i parë i Kosovës që reagon pas masakrës në spitalin e Gazës. “Pamje të tmerrshme, më shumë gjak sesa ujë, thjesht njerëzorja në një pjesë të madhe të botës po merr fund! Civil të vrarë e të mbuluar me kufoma fëmijësh janë pamje që dridhin shpirtin dhe zemrën. Ne i lutemi Zotit për paqe, për ndalje të kësaj masakre. E thërrasim me zërin e zemrave tona të madhin Zot që vuajten e tyre ta ndal e të rrugëtojmë më të qetë drejt ditës së llogarisë ku secili do të llogaritet me drejtësinë e…
Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë së Veriut e ka dënuar ashpër sulmin ndaj Spitalit në Gaza dhe ka kërkuar që sa më shpejt të ndalen luftimet dhe menjëherë të mundësohet paqja. Reagimi i plotë i BFI-së: Bashkësia Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë Veriore me shqetsim të thellë po ndjekë zhvillimet në rripin e Gazës përkatësisht konfliktin në mes të Izraelitëve si dhe Palestinezëve. Ajo që kemi parë deri më tani përshkallzimi i situatës së sigurisë në një konflikt të rëndë ka marrë shumë jetra njerzore në të dyja palët. BFI, dënon ashper aktet e dhunës, ngase me dhunë…
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti sot pasdite në Kuvend para anëtarëve të Komisionit Anketues për vërtetimin e përgjegjësisë për rastin me dhënien e terapisë në ISHP Klinika Universitare e Radioterapisë dhe Onkologjisë – Shkup porositi se nëse ka përgjegjësi politike të konfirmohet e kujt është. Vlerëson se deputetët kanë për detyrë që nëse ka lëshime në sistem, të cilat nuk janë tejkaluar, t’i paraqesin ato dhe të gjendet zgjidhje. Ai i porositi organet hetuese. “Besoj se procedura penale – juridike për këtë rast shumë të ndjeshëm do të ketë zgjidhje të shpejtë dhe të drejtë. Fajtorët duhet të dihen me…
Sindikata e pavarur e administratës gjyqësore sot mbajti marsh sindikal para Gjykatës Themelore Penale të Shkupit drejt Qeverisë duke shprehur pakënaqësi për lartësinë e pagave në administratën gjyqësore dhe bëri thirrje për negociuar me Qeverinë. Kryetarja e sindikatës së pavarur të administratës gjyqësore Jasmina Veliçkova i bëri thirrje kryeministrit Dimitar Kovaçevski për të filluar sa më shpejt negociatat me Sindikatën për rritjen e rogave të tyre. “I bëjmë thirrje kryetarit të Qeverisë që të na pranojë, gjegjësisht të lë një takim për të negociuar sa më shpejt dhe jo në rrugë, por të shihemi denjësisht për negociata në kabinet”, tha…
Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi ka paralajmëruar se sot në Qeveri do të parashtrohet zgjidhje ligjore për Ligjin për paga të personave të zgjedhur dhe të emëruar, për një zgjidhje më të drejtë, me të cilën do të lirohen një pjesë e fondeve për masa antikrizë për kategoritë më vulnerabël të qytetarëve.“Javën e kaluar Qeveria ka marrë vendim dhe na ka angazhuar një grup punues prej katër ministrave për masa të reja antikrizë. Nesër do të japim edhe zgjidhje ligjore për Ligjin për rrogat e personave të zgjedhur dhe të emëruar për një zgjidhje më të drejtë, me të…
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.…
Më shumë para për infrastrukturë dhe bashkëpunim për lehtësim të bizneseve. Kjo ishte përgjigja e kryeministrit Dimitar Kovaçevski në pyetjen e gazetarëve cilat përfitime janë të mundshme pas këtij Samiti të liderëve të Procesit të Berlinit sot në Tiranë. “Bëhet fjalë për deklarata të cilat kanë të bëjnë me lehtësimin e transportit, deklarata në përfshirjen në sistem të vetëm për pagesë, në pjesën e infrastrukturës për zbatim të marrëveshjes së gjelbër. Në një deklaratë tashmë ka pajtieshmëri nga Gjermania, nga Banka KFB për investime deri në një miliardë euro të cilat kanë të bëjnë me pjesën e energjetikës. Shfrytëzimi i…
Ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese sot morën mbështetje nga anëtarët e Komisionit kuvendor për çështje evropiane. Për deputetët e opozitës, me vendosjen e këtij propozim-ligji në rend të ditës në këtë Komision, keqpërdoret flamuri evropian dhe se nuk ka kurfarë lidhshmërie me rregullativën e Bashkimit Evropian. Deputetët e VMRO-DPMNE-së potencuan se në kushte të inflacionit tejet të madh dhe varfërisë, Qeveria në shtet hapë tre kazino të reja për bixhoz onlajn. Theksuan se në vend të investimeve, qyytetarët fitojnë bixhoz. Theksuan se paratë nga bixhozi përfundojnë në biznese të afërta me BDI-në, ndërsa…

