Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski thotë se janë të gatshëm të bisedojnë për propozimet e LSDM-së, për datën e zgjedhjeve. VMRO pranon të mbahen takimet e grupeve të punës për mbajtjen e zgjedhjeve gjatë vitit 2024 dhe mendojnë se ato duhet të takohen sa më shpejtë. “Si të thotë Kovaçevski për datën dhe ditën, vetëm le të takohen grupet e punës dhe të bisedojnë. Ajo që do ta propozojnë, atë do ta diskutojmë. Ja e pranoj, ata fituan, nuk kishte zgjedhje të parakohshme, zgjedhjet do të jenë të rregullta”, ka deklaruar kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski. Mickoski u shpreh se…
Author: almakos
Neto paga mesatare për një të punësuar në vend, në gusht të këtij viti, është 36.390 denarë (591 euro), që është 14,2 për qind më shumë se në muajin e njëjtë të vitit të kaluar, njoftoi Enti Shtetëror për Statistikë.Kjo rritje ka të bëjë, para së gjithash, si pasojë e rritjes së pagës së paguar neto mesatare mujore për punonjës në sektorët: Veprimtaritë e shërbimeve administrative dhe ndihmëse (21,6 për qind), Arsimi (17,5 për qind) dhe Ndërtimtaria (16,5 për qind). Rritja e pagës neto të paguar mesatare mujore për punonjës, krahasuar me një muaj më herët, është vërejtur në sektorët:…
Sot në Shkup është organizuar protestë në mbështetje të popullit Palestinës, i cili këtyre ditëve është duke u sulmuar nga Izraeli.Protesta u mbajt nën moton “Mos hesht ndaj masakrës”, ndërsa është organizuar nga Platforma për mbështetje të Palestinës, raporton SHENJA.Janë mijëra civilë, gra dhe fëmijë, të cilët kanë humbur jetën si pasojë e goditjeve me raketa nga Izraeli.Protestuesit me vete kanë mbajtur transparent të ndryshëm si “Liri për Gazën”, “Palestina e Lirë” “Izraeli është terroristi i vërtetë. /SHENJA/ MARKETING
Kryetari i Lëvizjes Demokratike, Izet Mexhiti, tha se opozita shqiptare në zgjedhjet e ardhshme do të del me kandidat të përbashkët për president si dhe me lista të përbashkëta për zgjedhjet parlamentare. “Cili do jetë ai do të shohim, po bëhen analiza, a do të jetë brenda strukturave a do të jetë ekspert i fushës, intelektual i pavarur. Sepse ne opozitën nuk e kemi mbyllur, është një front opozitar në të cilin vend jo vetëm për këto tre subjekte. I bëjmë ftesë edhe subjekteve tjera, organizatave qytetare, intelektualëve të pavarur, sepse mendoj që situata është e rëndë dhe kërkon një…
Komunikacioni në autostrada do të zhvillohet sipas regjimit të miratuar kohor të komunikacionit. Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë, nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë –…
Kreu i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, në një intervistë për numrin e fundit të të përjavshmes “Focus”, deklaroi se BDI-ja është kancer i shoqërisë dhe i gjithë vendi është nën okupimin e njerëzve të BDI-së. “Më vjen mirë që atë që kemi thënë për BDI-në për një kohë të gjatë dhe tani po e themi, tashmë e thonë disa parti. Se janë kancer i shoqërisë, se kanë metastaza në të gjitha institucionet, se i gjithë vendi është nën okupimin e njerëzve të BDI-së. ASH është krijuar si antipodi i BDI-së, ne jemi nga ish-PDSH-ja dhe tradicionalisht kemi qenë opozita…
Për fundjavë vijon periudhë e motit stabil dhe të ngrohtë, përveç gjatë natës drejtë së dielës kur do të ketë destabilizim të përkohshëm me reshje lokale të rrëmbyeshme. Të shtunën do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi jugor. Sipas DPHM-së, nesër në orët e para të mëngjesit do të ketë mjegull përgjatë Vardarit. Gjatë ditës do të ketë mot me diell dhe të ngrohtë me erë mesatare nga jugu. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 6 deri 14, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 23 deri 28 gradë Celsius. Në Shkup në mëngjes me paraqitje të…
Rritja ekonomike, në periudhë afatmesme, do të përshpejtohet me dinamikë mesatare, si rezultat i rritjes së investimeve publike dhe rimëkëmbjes së konsumit privat, ndërkohë që vazhdimi i negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Evropian mund të kontribuojë në përshpejtimin e procesit të reformave dhe rritjen e potencialit të rritjes ekonomike, kjo u konstatua në raportin e Bankës Botërore për rajonin e Ballkanit Perëndimor në pritjet për Republikën e Maqedonisë së Veriut. Rritja e shpenzimeve kapitale dhe realizimi i tyre përmes buxhetimit afatmesëm, së bashku me konsolidimin fiskal dhe qëndrueshmërinë fiskale, si pjesë e reformave në procesin buxhetor, gjithashtu do të jenë…
Të punësuarit në prokuroritë publike në vend sot kanë mbajtur sërish grevë për plotësimin e kërkesave të tyre për rritje të pagave. Greva është organizuar nga Sindikata e Punonjësve të Administratës dhe Organeve Gjyqësore pranë lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, ndërsa kryetari i saj Tërpe Dejanovski tha se sot është dita e 17-të nga fillimi i grevës në prokuroritë publike dhe se greva e sotme është paralajmërim, sepse siç tha ai, nëse në ditët e kaluara punëtorët e prokurorive kanë punuar vetëm për çështje urgjente si kërkime, paraburgime dhe ankesa urgjente nga nesër nuk do të bëjnë asgjë dhe sistemi…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski ka deklaruar sot se zgjedhjet duhet të mbahen fillimisht ato presidenciale dhe më pas ato parlamentare, raporton SHENJA. “Ne për momentin nuk flasim për përputhje të datave, as për data konkrete, por flasim për mbajtje të zgjedhjeve në termin të rregullt, për çka përfundimisht të gjitha partitë politike janë pajtuar që të jenë në terminin e rregullt. Unë kam thënë se zgjedhjet do të jenë në terminin e rregullt, fillimisht ato presidenciale, pastaj parlamentare. Datat konkrete varen nga zgjidhjet ligjore, disa ditë para mbarimit të afatit organizohen dhe normalisht datat konkrete çdoherë varen nga ajo që arrihet…
Një familje ka përfunduar në Klinikën e Toksikologjisë pasi është helmuar nga ushqimi, sipas policisë.Sipas raportit, më datë 17.10.2023 në orën 12:00 në Komisariatin e Policisë Kisella Vodë, nga Klinika e Toksikologjisë pranë Kompleksit të Klinikës “Nënë Tereza” është raportuar se më datë 15.10.2023 për ndihmë mjekësore u është sjellë C.S. (79 ). , G.S.(55) dhe D.K.(47), të gjithë nga Shkupi, të helmuar nga ushqimi i bërë vetë në shtëpinë e tyre familjare në Shkup. Personat janë ndaluar për trajtim të mëtejshëm. Po merren masa për zbardhjen e rastit. MARKETING
Sulmi ndaj spitalit dhe një shkolle në Gaza, ku humbën jetën mbi 500 persona civilë , duke mos kursyer fëmijë, gra e të moshuar, ka tronditur të gjithë botën. Ndërkaq, pas shfaqjeve të disa fotografive në media, e sidomos press konferenca e Ministrit të Shëndetësisë së Palestinës, në mes të shumë viktimave, të cilët kishin shkuar në spital për tu shëruar, ku fatkeqësishtë gjetën vdekje, ka ngjallur shumë reagime në botë dhe këtu në vend. Ministri i Jashtëm, Bujar Osmani, e ka dënuar këtë sulm dhe thotë se është akt jo human i terrorit për të cilin nuk ka asnjë…

