Krerët shtetëror uruan 23 tetorin- Ditën e Luftës Revolucionare të Maqedonisë. Presidenti Stevo Pendarovski tha se si para 130 vitesh edhe tani duhet t’i tejkalojmë ndarjet dhe të bashkohemi rreth qëllimit të përbashkët për shtet juridik demokratik dhe funksional, me mundësi të barabarta për jetë dhe përparim dinjitoz për secilin qytetar të tij. STEVO PENDAROVSKI, PRESIDENT “Në këtë ditë, saktësisht 130 vjet më parë, gjashtë të rinj themeluan organizatën revolucionare maqedonase, e cila arriti t’i bashkojë njerëzit më trima dhe më të arsimuar të kohës së tyre rreth një qëllimi të përbashkët për shtet të lirë”. Kryeministri Dimitar Kovaçevski tha…
Author: almakos
Nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë se këtë javë fillon vaksinimi kundër gripit sezonal, ku kanë mbërritur 60 mijë doza për vaksinim falas. Ata thonë se 60 mijë dozat e vaksinave janë të katër llojeve të vaksinave kundër gripit sezonal, të destinuara për vaksinim falas. Qytetarët nga grupet e rrezikut që janë regjistruar për vaksinim përmes ueb faqes vakcinacija.mk do të marrin njoftim për datën, kohën dhe vendin e saktë të vaksinimit në ditët në vijim, thuhet në komunikatën e MSH-së. MINISTRIA E SHËNDETËSISË “Vaksinimi falas do të mbulojë grupet e mëposhtme të rrezikut: Të moshuarit (mbi 65 vjeç), Personat me sëmundje kronike,…
Ministria e Shëndetësisë bën të ditur se vaksinimi kundër gripit sezonal fillon këtë javë. Në total në vendin tonë kanë mbërritur 60 mijë doza, të katër llojeve të vaksinave kundër gripit sezonal, të destinuara për vaksinim falas. Qytetarët nga grupet e rrezikut që janë regjistruar për vaksinim përmes ueb-faqes vakcinacija.mk do të marrin njoftim për datën, kohën dhe vendin e saktë të vaksinimit në ditët në vijim. Vaksinimi falas do të mbulojë grupet e mëposhtme të rrezikut:– Të moshuarit (mbi 65 vjeç)– Personat me sëmundje kronike– Punonjësit e kujdesit shëndetësor– Gratë shtatzëna– Fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç–…
Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK), sipas informacioneve nga Departamenti i për Operacione dhe Koordinim, njofton se gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 11 zjarre në ambiente të hapura.Njëra prej tyre është ende aktive, në Komunën e Makedonsk Brodit, mbi fshatin Belicë, nën Solunska Gllava, ku digjet një pyll i rrallë me pisha, bar i thatë dhe shkurre. Zjarri është në një terren shumë të lartë dhe të paarritshëm. Në shuarjen e zjarrit kanë intervenuar tre zjarrfikës me një fuoristradë nga Njësia Territoriale Zjarrfikëse (NJTZ) Makedonski Brod, siç njoftojnë nga QMK-ja. 10 të tjerat e shuara, nga gjithsej 11…
Mbretëria e Bashkuar vazhdon të japë mbështetje integrimit në BE të Ballkanit Perëndimor, me pritje që Maqedonia e Veriut ta përshpejtojë procesin e negociatave me BE-në, theksoi përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Llord Stjuart Piç në takimin e sotëm me zëvendëskryeministrin për çështje evropiane, Bojan Mariçiq. Mariçiq dhe Piç, siç kumtoi Sekretariati për çështje evropiane, u dakorduan se çdo frenim i eurointegrimit do të thotë hapësirë për përzierje të palëve të treta. Në takim u bisedua për rrjedhën e negociatave dhe planeve të ardhshme të Maqedonisë së Veriut në rrugën drejt BE-së, si dhe për ngjarjet politike në rajon.…
Shumica e anëtarësisë mendojnë se ASH në zgjedhjet e ardhshme duhet të del vetë në zgjedhje.Kështu tha në një intervistë për “Euronews Albania” këtë të diele, kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari.Ky, tha Taravari, është preceptimi i tij nga bisedat që zhvillon me anëtarësinë.“Shumica e anëtarësisë mendojnë se në zgjedhje duhet të shkojmë vetë, pjesa tjetër apo e dyta është ajo pjesë e anëtarësisë që mendojnë se duhet të shkojmë me opozitën dhe një pjesë shumë e vogël mendojnë se duhet të shkojmë me BDI-në”, deklaroi Taravari, i cili shtoi se vendimin përfundimtar do ta sjellë Kuvendi Qendror i…
Edhe pse zyrtarisht pushteti ende nuk e ka bërë të ditur se në çfarë muaji ose date do të mbaheshin zgjedhjet si ato presidenciale ashtu edhe ato parlamentare, jozyrtarisht si partitë e pushtetit ashtu edhe ato të opozitës, i’u kanë qasur punës, duke zhvilluar fushatë jo zyrtare. Më aktive shihet të jetë opozita maqedonase, e cila prej kohësh e ka nisur një fushatë të titulluar “Është me rëndësi. Nga ti varen ndryshimet”. Për sot paralajmërimin e kanë që do të vizitojnë Pehçevën. Dy ditë më parë partiakët e VMRO-DPMNE-së ishin në Komunën e Gazibabës, kurse vetëm një ditë më herët…
Rreth 500 deri në 600 tonë mbeturina të rrezikshme janë zbuluar në një tokë në fshatin Orman në territorin e Komunës së Gjorçe Petrovit, njoftoi Inspektorati Shtetëror i Mjedisit (ISHM). Lokacioni është rreth 15 kilometra nga qendra e Shkupit. INSPEKTORIATI I MJEDISIT “Inspektori i autorizuar për mjedisin jetësor në Komunën e Gjorçe Petrovit gjatë një vizitë të rregullt në fshatin Orman më datë 10.10.2023 ka konstatuar deponim të skorjes nga përpunimi i baterive të rikarikueshme (akumulatorëve)”. Inspektorati thekson se bëhet fjalë për mbetje të rrezikshme. INSPEKTORIATI I MJEDISIT “Sipas gjendjes së konstatuar në terren, dhe sipas listës së llojeve të…
Vazhdon periudha e motit relativisht të ngrohtë, por të mërkurën, në fund të ditës, siç informon DPHM, do të ketë rritje të vranësirave me reshje lokale të shiut.Reshjet do të vazhdojnë gjatë natës dhe të enjten, kur do të shoqërohen me bubullima të rralla. Kushte për shi lokal do të ketë edhe të premten. MARKETING
Nga Lëvizja Demokratike thonë se kjo Qeveri po e menaxhon keq ekonominë e vendit. Nga kjo parti kërkojnë që Qeveria të bëjë një politikë më të shtrënguar monetare dhe një menaxhim të kujdesshëm fiskal. “Sipas raportit të fundit të Bankës Botërore për Perspektivat Ekonomike Globale, me normën e inflacionit që ka aktualisht Maqedonia e Veriut, renditet në krye të vendeve të rajonit me 8.4 %. (tabela1) Poashtu kjo Qeveri, ku kuadrot e BDI-së kryesisht menaxhojnë gati të gjithë resorët ekonomik, po dështon edhe në rritjen ekonomike të vendit, e cila është e fundit në rajonin tonë me 1.8%. Paaftësia e…
Partia në pushtet LSDM ka demantuar VMRO-DPMNE-në në lidhje me informacionet se ka bisedime për shitjen e një pjese të MEPSO një kompanie greko-kineze.Nga LSDM thonë se VMRO-DPMNE “papagallëzon të njëjtën gënjeshtër”.“Lajmet e rreme të Nikollovskit dhe DPMNE-së janë përgënjeshtruar disa herë. MEPSO nuk shitet. Nuk ka as vendim e as negociata për shitjen e MEPSO-s. Por meqenëse DPMNE nuk ka politika dhe nuk ka qëndrim për çështjet më të rëndësishme, papagallëzon të njëjtën gënjeshtër. Përveç bllokadave dhe lajmeve të rreme, DPMNE nuk di asgjë tjetër”, thonë nga LSDM. MARKETING
Aktive janë dy zjarre nga gjithsej 26 në hapësira të hapura që janë regjistruar dje në shtet, informoi sot në mëngjes Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK).“Aktivë janë zjarret në komunën Makedonski Brod, fshati Belicë nën majën ‘Sollunska Gllava’, ku po digjet pyll i rrallë me pisha, barë i thatë dhe shkurre dhe në Komunën Çashkë në fshatin Kriva Krushë, ku po digjet barë i thatë”, bëhet e ditur në kumtesë. Nga gjithsej 26 zjarret e regjistruara janë shuar 24. MARKETING

