Nënkryetari i BDI-së, Bujar Osmani, komentoi deklaratat e fundit të partisë Aleanca për Shqiptarët. Ai u shpreh se me rëndësi është që me ASH-në dhe LSDM-në kanë bashkëpunim profesional dhe se nuk ka vërejtur ndryshim të qëndrimeve te ky partner i koalicionit qeverisës. Ndërkaq, për akuzat konkrete të ASH-së, Osmani zgjodhi të mos i komentojë. Bujar Osmani, nënkryetar i BDI-së “Shikoni, në Qeveri nuk kemi asnjë dallim, komunikojmë në mënyrë korrekte, bashkëpunojmë të gjithë ministrat, qoftë nga ASH, qoftë nga BDI apo LSDM, kështu që absolutisht nuk kam vërejtur asnjë dallim në qëndrime apo vërejtje në lidhje me punën e…
Author: almakos
Për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal, gjykimi i ish sekretarit të Qeverisë Muhamed Zekirit filloi nga e para, pasi që është rikualifikuar akuza për “Keqpërdorim të Detyrës Zyrtare”. Gjykata Penale e Shkupit miratoi vendimin me të cilin Zekiri i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do të lirohet nga paraburgimi dhe në vend të kësaj atij i janë caktuar masa të kujdesit gjegjësisht: ai u urdhërua të paraqitet në gjykatë një herë në javë, ndalesë të lëshimit të vendbanimit dhe mbajtje të pasaportës. Zekiri paraprakisht ndiqej sipas paragrafit 5 të këtij nenit i cili parashikonte dënim me burg prej…
Ministria e Punëve të Brendshme ka dhënë detajet e para lidhur me të shtënat me armë në Qendrën Tregtare “East Gate”.Sipas informacioneve i plagosur ka mbetur Rade Trajkovski Shtekli dhe një person tjetër.“Sot (24.10) nga Q.T East Gate është denoncuar se është shtënë ndaj dy personave të cilët me lëndime janë dërguar në spital për ti ofruar ndihmë. Ekipet policore janë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit”, kanë thënë nga MPB, raporton SHENJA.Shtekli ka qenëcak i sulmeve edhe para dy muajve pikërisht në këtë Qendër Tregtare. MARKETING
Autoritetet e vendit janë në përpjekje për të evakuar shtetas të Maqedonisë së Veriut nga Rripi i Gazës. Bëhet fjalë për një çift bashkëshortor dhe një baba me dy fëmijë të vegjël.Nënës së fëmijëve që është shtetase e Palestinës i është dhënë viza, ka deklaruar Ambasadori i ardhshëm në Tel Aviv, shpend Sadikiu, i cili sot referoi para deputetëve në Komisionin e jashtëm parlamentar. “Ishin dy, një çift bashkëshortor dhe numri i fundit është pesë. Një baba me dy fëmijë të vegjël. Një pjesë e shtabit të krizës tani është fokusuar në Gaza në përpjekje që të tërhiqen të pestët.…
Për shkak të ndryshimeve në Kodin Penal, gjykimi i ish sekretarit të qeverisë Muhamed Zekirit filloi nga e para, pasi që është rikualifikuar akuza për “Keqpërdorim të Detyrës Zyrtare”. Gjykata Penale e Shkupit miratoi vendimin me të cilin Zekiri i akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare, do të lirohet nga paraburgimi dhe në vend të kësaj atij i janë caktuar masa të kujdesit gjegjësisht: ai u urdhërua të paraqitet në gjykatë një herë në javë, ndalesë të lëshimit të vendbanimit dhe mbajtje të pasaportës. Zekiri paraprakisht ndiqej sipas paragrafit 5 të këtij nenit i cili parashikonte dënim me burg prej…
Ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nga Athina sot deklaroi se me iniciativën e “Ballkanit të Hapur” është përpjekur që Ballkanin nga një zonë konflikti ta shëndrojmë në një vend të paqes dhe stabilitetit.“Të frymëzuar nga kjo qasje e Marrëveshjes së Prespës, në vitin 2019, Presidenti i Serbisë, Kryeministri i Shqipërisë dhe unë, atëherë si Kryeministër i Maqedonisë së Veriut, nisëm ‘Ballkanin e Hapur’. Ne kishim një synim të sinqertë për ta transformuar rajonin nga një zonë konflikti në një zonë miqësie dhe bashkëpunimi. Lidhja rajonale ka hapur perspektiva dhe mundësi të reja për zhvillim ekonomik, për një të…
Ministri i Jashtëm Bujar Osmani i bënë ofertë publike VMRO-DPMNE-së. VMRO t’i caktoj datat e zgjedhjeve edhe parlamentare edhe presidenciale, por fillimisht t’i votojnë ndryshimet kushtetuese. Në të kundërtën thotë Osmani, zgjedhjet do të mbahen në terminin e rregullt.“Nëse i votojnë ndryshimet kushtetuese, do ta lëmë që ato të të vendosin kur të mbahen zgjedhjet, kur të dëshirojnë sot, nesër, pasnesër, menjëherë pas votimit të ndryshimeve kushtetuese. Mendoj se kjo është ofertë fer nga ana jonë. Në të kundërt ato do të mbahen në terminet e rregullta dhe mbeten çështjet e kalkulimeve teknike logjistike, e jo vlerësimet politike. Vlerësim politik,…
“Ne nuk kemi dallime në Qeveri, komunikojmë dhe bashkëpunojmë në mënyrën më të përshtatshme. Nuk ka dallime në pikëpamje apo vërejtje për punën e partnerëve të koalicionit dhe kjo është e rëndësishme. Kemi marrëdhënie të mira ndërpersonal dhe bashkëpunim të mirë si ministra. Absolutisht nuk kam vërejtje dallime në veprime”, tha Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, duke ju përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse ka konflikt në Qeveri mes partive të koalicionit.Osmani beson se nëse opozita miraton amendamentet kushtetuese, do ti lë në dorë të vendosë se kur do të mbahen zgjedhjet, siç tha ai, sot, nesër apo pasnesër.…
MPB njofton se dje policia nga SPB Shkup ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara, me çka janë shqiptuar 252 masa.“Sektori i Punëve të Brendshme-Shkup dje (23.10.2023) ka vazhduar me kontrollet në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 252 masa, nga të cilat 177 masa për tejkalim të shpejtësisë, 18 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, shtatë automjete automjete nën ndikimin e alkoolit. Janë vendosur katër masa për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tetë masa për automjete me defekte teknike dhe të paregjistruara, tre masa për kalim sinjali të mbyllur (drita e…
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, në cilësinë e kryetarit të Grupit ndërparlamentar partiak për mbështetjen e platformës ndërkombëtare të Krimesë sot dhe nesër në Pragë të Republikës së Çekisë do të marrë pjesë në Samitin e dytë parlamentar të platformës ndërkombëtare të Krimesë. Në përbërje të delegacionit janë edhe deputetët Dime Velkoski, Nikola Micevski dhe Arbër Ademi të cilët janë anëtarë të Grupit. Siç informon Pres shërbimi i Kuvendit, Xhaferi do të mbajë fjalim në Samit, ndërsa në margjinat do të realizojë takime bilaterale me kolegët e vet. Në vitin 2021, Platforma ndërkombëtare e…
Kryesuesi i OSBE-së dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, do ta hapë Konferencën vjetore për sigurinë kibernetike në kuadër të kryesimit të Maqedonisë së Veriut me OSBE-në e cila sot dhe nesër do të mbahet në Shkup. “Siguria kibernetike dhe rritja e vetëdijes për t’u mbrojtur nga kërcënimet në rritje të sulmeve kibernetike janë pjesë e prioriteteve në agjendën e kryesimit të OSBE-së në vitin 2023”, thuhet në kumtesën e MPJ-së. Konferenca e sivjetme e sigurisë kibernetike e titulluar “Njerëz, besim, qëndrueshmëri: ndërtimi i sigurisë kibernetike për të gjithë”, synon ta forcojë sigurinë kibernetike dhe të ndërtojë një…
Zgjedhjet do të mbahen në afatin e rregullt, që i bie vitin e ardhshëm. Kështu deklaroi, zëdhënësi dhe deputeti i LSDM-së, Darko Kaevski. Ai thotë se janë të gatshëm të diskutojnë për datat në nivel të grupeve punuese. DARKO KAEVSKI, DEPUTET DHE ZËDHËNËS I LSDM-SË “Qëndrimi ynë është parimor dhe i pandryshuar. Zgjedhjet do të jenë vitin e ardhshëm në afatin e rregullt fillimisht presidenciale dhe më pas parlamentare. Jemi të gatshëm të diskutojmë datën e saktë të mbajtjes së këtyre zgjedhjeve, fillimisht për ato presidenciale dhe më pas për ato parlamentare, në nivel të grupeve puneuse. Pres që së…

