Kompania “Verteks” (Vertex Pharmaceuticals) informon se ilaçet për fibrozë cistike (“trikafta”/”kaftrio”) janë miratuar nga Agjencia Evropiane për Ilaçe (EMA), si dhe nga Agjencia Amerikane për Ushqim dhe Ilaçe (FDA) për fëmijë nën 12 vjet. Në kumtesën për mediat kompania “Verteks”, i hodhi poshtë si të pasakta deklaratat e ish drejtorit të FSSHM, Mile Sugarev të thëna para Komisionit anketues të kuvendit për skandalin lidhur me Klinikën e Onkologjisë. “Fatkeqësisht, kemi hasur në disa deklarata të pasakta në lidhje me barnat për fibrozë cistike (“trikafta”/”caftrio”): ‘ish-drejtori Sugarev theksoi se ilaçi ‘trikafta’ nuk është i aprovuar nga Agjencia Evropiane e Ilaçeve (EMA)…
Author: almakos
Në Qeveri nesër duhet të mbahen biseda ndërmjet përfaqësuesve të qeverisë dhe sindikatës përfaqësuese të AOGJSH-së. Në takim do të bisedohet për problemet në shërbimin e prokurorisë publike dhe atë gjyqësore. Në periudhën e kaluar, të punësuarit protestuan duke kërkuar rritjen e rrogës për 78 për qind dhe kthimin e shtesave të pagës. Të enjten e kaluar, administrata e gjykatës paralajmëroi se nuk do t’i trajtojë as rastet urgjente nëse Qeveria nuk ulet në tryezën e bisedimeve me Sindikatat. “Qeveria duhet të jetë e vetëdijshme që nëse grupi i punës nuk ulet të negociojë edhe pas kësaj proteste, i gjithë…
Në Qeveri nesër duhet të mbahen biseda ndërmjet përfaqësuesve të qeverisë dhe sindikatës përfaqësuese të AOGJSH-së. Në takim do të bisedohet për problemet në shërbimin e prokurorisë publike dhe atë gjyqësore. Në periudhën e kaluar, të punësuarit protestuan duke kërkuar rritjen e rrogës për 78 për qind dhe kthimin e shtesave të pagës. Të enjten e kaluar, administrata e gjykatës paralajmëroi se nuk do t’i trajtojë as rastet urgjente nëse Qeveria nuk ulet në tryezën e bisedimeve me Sindikatat. “Qeveria duhet të jetë e vetëdijshme që nëse grupi i punës nuk ulet të negociojë edhe pas kësaj proteste, i gjithë…
Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi u bëri thirrje partive politike që të dakordohen për datën e mbajtjes së zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare vitin e ardhshëm me qëllim që të respektohen afatet ligjore dhe kushtetuese. TALAT XHAFERI KRYEPARLAMENTAR “Deri në vitin e ri duhet të kemi konsensus për zgjedhjet presidenciale, zgjedhjet parlamentare janë tjetër histori dhe zbatohen procedura të tjera dhe afate të tjera dhe ka kohë deri në shkurt dhe mars”. Xhaferi prezentoi datat e mundshme për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare sipas të cilave zgjedhjet presidenciale zhvillohen në 60 ditët e fundit të mandatit actual. Zgjedhjet zhvillohen në dy raunde…
VMRO-DPMNE edhe më tej nuk bindet për të votuar ndryshimet kushtetues. Kryetari Hristijan Mickoski për të disatën herë thotë që ndryshime kushtetuese nën diktate bullgare nuk do të ketë. Madje shprehet se edhe pas qindra takimeve dhe bisedave me diplomatë botëror, nuk kanë marrë argument që ti bindin ato të votojnë ndryshimet e Kushtetutës. Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së “Ne, argumentet tona i kemi thënë shumë herë, këto 16 muaj kanë ardhur dhe shumë herë kemi biseduar edhe përmes telefonit, qindra diplomatë të mëdhenjë botëror. Ne nuk kemi dëgjuar nga pala tjetër argument që do të na jepte neve një…
Për shkak të ndryshimit të Kodit Penal do të pamundësohet gjykimi edhe ndaj një procesi gjyqsor. Rasti “Talir”, që ka të bëjë me financimin e paligjshëm të partis VMRO-DPMNE, është pranë vjetërsimit, megjithatë kjo do të konfirmohet më datë 10 nëntor, në seancën e radhës. Me këtë rast shpëton i akuzuari, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski. Kërkesë për vjetërsim të lëndës kërkuan edhe të akuzuarit e tjerë deputeti Ilija Dimovski dhe ish sekretari gjeneral i Qeveris Kirill Bozhinovski. Meqenëse ata nuk do të akuzohen për keqpërdorim të autorizimit zyrtar, gjykimi për ta do të vazhdojë për akuzën…
Nuk do të kërkoj shkarkimin e ministrit Spasovski për shkak të performancave të MPB-së dhe nivelit të lartë profesional të ministrisë dhe ministrit, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në seancën parlamentare për pyetje deputetësh duke iu përgjigjur deputetit të VMRO-DPMNE-së Dragan Kovaçki – nëse do ta shkarkojë ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Siç tha, dëshmi për performancat dhe punën profesionale të MPB-së janë përballja me krimin, parandalimi i migrimit ilegal, investimet në objekte dhe pajisje në MPB, pajisjen e pjesëtarëve të ministrisë, trajnime, rritjen e të ardhurave të pjesëtarëve të Ministrisë së Punëve të Brendshme. “Ata janë në nivelin…
Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri, ka njoftuar sot se janë dorëzuar tekstet në të gjitha shkollat e Shkupit. Ai tha se gjatë këtyre ditëve kanë mbërritur edhe tekstet për klasën e gjashtë.“Faleminderit për mirëkuptimin. Ne jemi ndryshe nga viti i kaluar. Ne thamë se do të dorëzohen në fund të shtatorit dhe fillim të tetorit, por për shkak të problemeve teknike po i dorëzojmë gjatë kësaj periudhe. Nuk kemi arritur atëherë, por më vjen mirë që mbaroi dërgesa”, u tha Shaqiri gazetarëve të pranishëm. Ministri theksoi se kur mbërrijnë në kohë programet arsimore, vijnë në kohë edhe tekstet. “Është dashur…
Prokuroria Publike e Maqedonisë informon se duke vepruar në bazë të kërkesës për ndihmë juridike ndërkombëtare, në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme ndërmorën disa veprime komplekse hetimore me kërkesë të autoriteteve hetuese belge, duke përfshirë dy bastisje në Shkup për të siguruar prova për vrasjen e kryer në Belgjikë.Prokurorët belgë po hetojnë vrasjen e kryer në Ostend të Belgjikës, pasi trupi i pajetë i një gruaje u gjet i hedhur pranë kufirit mes Belgjikës dhe Holandës më 21 mars. “Në procedurën e mëparshme të organeve hetimore belge janë siguruar prova për përfshirjen e dy shtetasve të RMV-së në…
Gjatë këtij muaji, deri më sot (26-tetor) në zonën e SPB-Tetovë, gjithsej janë zbuluar dhe sanksionuar 200 persona (TE-164 dhe GV-36) të cilët drejtonin automjetet pa kaluar provimin për Patentë shoferi dhe pa një leje të vlefshme për këtë. Në nëntë muajt e fundit të këtij viti, numri i përgjithshëm i personave të sanksionuar në këtë fushë ishte 1653 (TE-1219 dhe GV-434).Nga SPB Tetovë thonë se bëhet fjalë kryesisht për persona më të rinj që drejtonin kryesisht automjetet, edhe pse nuk kishin kaluar më parë trajnimin teorik dhe praktik dhe nuk e kanë kaluar provimin e detyrueshëm për patentë shofer.…
Masat dhe politikat e Qeverisë së udhëhequr nga LSDM për uljen e çmimeve po japin rezultat, vlerësojnë nga LSDM. “Me masat për çmim “të garantuar”, 25 kategori të produkteve ushqimore bazë nga industria e furrës, qumështit dhe mishit, janë ulur nga 10% në 40% dhe po përgatiten masa të reja kundër krizës.janë ulur nga 10% në 40% dhe po përgatiten masa të reja kundër krizës. Çmimet e shitjes me pakicë janë në rënie, veçanërisht ato që mbulohen nga vendimi i qeverisë, ndërsa ka të dhëna se çmimet janë në rënie edhe në kategoritë e tjera të produkteve”, thonë nga LSDM.…
Drejtoria e Doganave e RMV-së informon se është parandaluar tentim për kontrabandim të një sasie të madhe veglave industriale, si dhe aksesorë për celularë në vlerë të përgjithshme prej 355 mijë denarë (5.762 euro), të cilat dy shtetas të Maqedonisë u përpoqën t’i fusin ilegalisht në vend përmes pikës kufitare Bllacë. “Për shkak të dyshimeve, automjetet janë përzgjedhur për kontroll të detajuar. Në bagazhin e një automjeti janë zbuluar vegla dore dhe industriale në vlerë të përgjithshme prej 83.841 denarë (1.360 euro), të cilat personi nuk i ka deklaruar në organet doganore, me të cilat ka dashur të shmang pagesën…

