Author: almakos

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski pas incidentit të djeshëm në qendrën tregtare “East Gate Mall” në Shkup, ku një person me armë zjarri ka qëlluar dhe ka plagosur dy persona brenda në objekt, tha se siguria e qytetarëve nuk është e kërcënuar dhe se qytetarët nuk duhet të kenë frikë për sigurinë kur lëvizin në hapësira publike. Spasovski theksoi se në Sektorin e Punëve të Brendshme në Shkup është formuar një shtab i veçantë, i cili së bashku me departamentet për krim të organizuar, policinë kriminale dhe forenzikë janë duke punuar në mbledhjen e informatave dhe provave me…

Lexo më Shumë

Fronti opozitar ka vazhduar edhe sot akuzat ndaj partisë në pushtet, Bashkimit Demokratik për Integrim, e në veçanti ndaj zv/kryeministrit, Artan Grubi. Visar Ganiu, nga Lëvizja Demokratike, i cili foli në emër të frontit, press-konferencën për media e kanë mbajtur tek zona industriale në Vizbeg, tha se kjo zonë është shndërruar në “Las Vegas”, ndërsa fajtor për të gjithë këtë, Ganiu thotë se është Artan Grubi dhe BDI. VISAR GANIU, LËVIZJA DEMOKRATIKE “Nëse deri dje kishte dilema se pse kërkesat e bizneseve shqiptare të kësaj zone, shpërfillen totalishtë nga BDI dhe nga funksionarët e saj,  tani më gjithçka po bëhet…

Lexo më Shumë

Zona industriale e Vizbegut po bëhet qendër bixhozi e Maqedonisë së Veriut. Zonën indistriale të Vizbegut që hesnafët me shumë mund e ndërtuan me dekada, Artan Grubi po e kthen në qendër të bizneseve të fëlliqura! Lotaria e Maqedonisë së Veriut që drejtohet nga njerëzit më të afërt të Artan Grubit, së shpejti pritet të zhvendoset në zonën industriale Vizbeg të Shkupit. Media ndërkombëtare Radio Evropa e Lirë njofton se Lotaria e Maqedonisë së Veriut ka lidhur marrëveshje që të shfrytëzojë hapësira pikërisht këtu në zonën e Vizbegut ku ndodhemi edhe sot dhe do të vazhdojë të funksionojë në këtë…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se do të kemi zgjedhje të rregullta, ndërsa data e tyre duhet të dakordohet me të gjitha partitë politike në Kuvend. “Data e zgjedhjeve duhet të dakordohet me të gjitha partitë në Kuvend. Ai proces do të jetë në javët dhe muajt e ardhshëm dhe kur të vijë në zgjidhje të përbashkët të pranueshme për të gjithë, atëherë do të mund të fillojnë afatet dhe organizimi i zgjedhjeve. Ne gjithsesi do të kemi zgjedhje, duke pasur parasysh detyrimet kushtetuese dhe ligjore dhe mandatin e funksionarëve në Kuvend dhe të kryetarit të shtetit”, tha Dimitar Kovaçevski. MARKETING

Lexo më Shumë

Nëpunësit doganor të Tabanocit gjatë fundjavës së kaluar kanë konfiskuar rreth 20 mijë euro që një shtetas i Maqedonisë së Veriut ka dashur t’i fusë ilegalisht në vend. Valuta e padeklaruar u zbulua gjatë kontrollit të detajuar në automjetin me të cilin udhëtonte personi në fjalë. “Gjegjësisht, më 22 tetor, shtetasi i Maqedonisë i cili drejtonte veturën me targa suedeze, në hyrje të vendit deklaroi se me vete kishte vetëm rreth 10.000 euro, edhe pse kishte gjithsej 29.950 euro. Për shkak të dyshimeve, doganierët kanë kryer kontroll të detajuar dhe kanë zbuluar një sasi të madhe të monedhave pas mbrojtjes…

Lexo më Shumë

Që nga prilli ka një rritje reale të pagave. Efektet e krizave nuk i ndjejnë vetëm qytetarët tanë, por ndjehen edhe në Evropë dhe në botë. Sfidat ende mbeten sepse ka lëvizje gjeopolitike të cilat ndikojnë edhe ndaj tregjeve, deklaroi sot ministri i Financave Fatmir Besimi. “Buxheti mbetet në të njëjtin nivel për sa i përket rritjes dhe deficitit. Këto janë projeksione planifikuese dhe ofrojnë një realizim më të mirë të planeve për strategjinë fiskale”, u tha ai gazetarëve. Ministri përkujtoi se ekonomia e Maqedonisë është e vogël dhe shumë e integruar në tregun evropian dhe se 160 për qind…

Lexo më Shumë

Gjatë ditës së djeshme janë kryer aktivitete parandaluese në zonat nga ana e Sektorit të Punëve të Brendshme Shtip dhe Manastir, njoftoi MPB. “Në të njëjtën kohë, në Shtip, zyrtarë policorë nga Departamenti për Parandalim, si dhe nga Departamenti për Trafikim të Paligjshëm të Drogave dhe nga Stacioni Policor i Juridiksionit të Përgjithshëm nën SPB Shtip, mbajtën ligjëratë edukative parandaluese “Thuaj jo drogës, po jetës”, ndërsa policët nga Drejtoria për Punë të Brendshme (DPB) Sveti Nikole zhvilluan punëtori edukative me nxënës nga SH.M.K “Koço Racin” në Sveti Nikollë, kushtuar temës “Trafikimi me njerëz dhe migrimi ilegal”. Krahas kësaj, në rajonin…

Lexo më Shumë

Avionët luftarakë izraelitë sulmuan një xhami në qytetin e Gazës të mërkurën herët, sipas Al-Aqsa TV, transmeton Anadolu. “Aeroplanët e okupatorit bombarduan Xhaminë Hattin në rrugën Al-Jalaa”, sipas televizionit palestinez, pa dhënë detaje të mëtejshme. Me sulmin e fundit, numri i xhamive në Rripin e Gazës të shkatërruara nga sulmet izraelite që nga 7 tetori arriti në 33. Izraeli nisi një fushatë të pamëshirshme bombardimi në Gaza pas një sulmi të befasishëm nga grupi palestinez Hamas më 7 tetor, duke i vënë banorët e enklavës nën një rrethim total dhe në bllokadë ushqimi, karburanti dhe furnizimeve mjekësore. Rreth 7.200 njerëz…

Lexo më Shumë

Në Komunën e Çashkës sot do të hapet Qendra Ditore për Personat me Aftësi të Kufizuara Siç informojnë nga MPPS, Qendra do të japë shërbime për 12 persona me aftësi të kufizuara të ndarë në dy grupe në varësi të moshës së tyre. Shfrytëzuesit janë me vendbanim të përhershëm në lagjen Çashkë dhe vendbanimet tjera nga Komuna Çashkë. Deklaratë për media do të japin ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, kryetari i Komunës së Çashkës, Goran Stojanovski dhe  drejtori i Qendrës Ditore për Persona me Aftësi të Kufizuara, Dalibor Tanevski. MARKETING

Lexo më Shumë

Dy të lënduarit nga të shtënat e sotme në “East Gate Mall” ende janë në rrezik për jetë, konfirmuan për MIA-n, drejtorët e spitaleve ku janë operuar, drejtori i Klinikës për sëmundje kirurgjike “Shën Naumi i Ohrit” në Shkup, Luben Arsenov dhe drejtori i Klinikës për kirurgji torakale dhe vaskulare, Nexhati Jakupi. Ata në një deklaratë për MIA-n thanë se ende nuk mund të jepet ndonjë parashikim për të lënduarit. MARKETING

Lexo më Shumë

Qendra tregtare “Ist Gejt Moll”, pasi ka siguruar të gjitha masat e nevojshme të sigurisë, vazhdon me punë normale pas incidentit me armë zjarri që ndodhi sot në orën 15:00, njoftuan nga qendra tregtare. “Bëhet fjalë për incident të izoluar, që ka ndodhur në nivelet nëntokësore të qendrës tregtare. Organet kompetente aktualisht po hetojnë në vendin e ngjarjes, mirëpo qendra tregtare vazhdon me regjimin e përcaktuar normal të funksionimit deri në orën 22:00” njoftuan nga “Ist Gejt Moll”. Prej aty bëjnë të ditur se qendra tregtare është e pajisur me sistem adekuat të sigurisë fizike dhe teknike dhe monitoring për…

Lexo më Shumë

Në redaksinë e portalit A1on ka mbërritur një video ku shihet se si u qëlluan Rade Shtekli dhe shoku i tij në qendrën tregtare “East Gate” në Shkup. Siç u raportua dy të plagosurit ndodheshin në palestrën e East Gate, dhe se ata u qëlluan me armë gjatë daljes në dhomat e nëndheshme të qendrës tregtare. Një person me bluzë me shpejtësi kishte shtënë ndaj tyre, duke u larguar më pas në drejtim të panjohur. Policia po heton rastin dhe pistat e dyshimeve. https://www.youtube.com/watch?v=SKlxXr51cy8 Kush janë të plagosurit, krimineli i njohur si Shtekli Në sulmin e armatosur, sipas informacioneve fillestare, është plagosur…

Lexo më Shumë