Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot deklaroi se do të kemi zgjedhje të rregullta, ndërsa data e tyre duhet të dakordohet me të gjitha partitë politike në Kuvend.
“Data e zgjedhjeve duhet të dakordohet me të gjitha partitë në Kuvend. Ai proces do të jetë në javët dhe muajt e ardhshëm dhe kur të vijë në zgjidhje të përbashkët të pranueshme për të gjithë, atëherë do të mund të fillojnë afatet dhe organizimi i zgjedhjeve. Ne gjithsesi do të kemi zgjedhje, duke pasur parasysh detyrimet kushtetuese dhe ligjore dhe mandatin e funksionarëve në Kuvend dhe të kryetarit të shtetit”, tha Dimitar Kovaçevski.