“Masat dhe politikat e qeverisë së LSDM-së për të zvogëluar rezultatet e rendimentit të inflacionit.Inflacioni ka rënë për 11 muaj rresht, i cili do të vazhdojë deri në fund të vitit. Shkalla e inflacionit u ul me 19.8 % në tetor të vitit të kaluar në 6.6 % të këtij viti. Kjo është niveli më i ulët i inflacionit në 20 muajt e fundit. Banka Botërore gjithashtu ka konfirmuar se masat qeveritare kanë çuar në inflacionin me një dixhital dhe pret që inflacioni të vazhdojë të bjerë këtë vit dhe vitin e ardhshëm. LSDM, si një palë përgjegjëse, vazhdon me…
Author: almakos
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska në nëntor të këtij viti do të jetë nikoqire e mbi 100 kryetarëve të komunave nga mbarë bota, në kuadër të Samitit vjetor të Parlamentit global të kryetarëve të komunave që në vitin 2023 do të mbahet në vend. “Takim i shkëlqyer dhe bisedë në Uashington me ambasadoren Nina Haçigian, Përfaqësuesen speciale të Departamentit të shtetit të SHBA-së për diplomacinë e qytetit dhe shtetit e cila drejton dhe koordinon angazhimin e Departamentit të shtetit me kryetarët e komunave nga SHBA dhe mbarë botën, për të ndërtuar marrëdhënie midis qyteteve për zgjidhje inovative, investime…
Presidenti Stevo pendarovski brenda muajit do të mbledhë Këshillin e Sigurisë, ku do të diskutohet për gjendjen e sigurisënë vend pas ngjarjeve në Lindjen e afërt dhe veriun e Kosovës. Për çështjen e sigurisë ka folur edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, I cili tha se gjendja për momentin është stabile dhe e sigurt. Në intervistë për “Zërin e Amerikës“, Spasovski thekson se shërbimet dhe agjencitë e sigurisë në vend po ndërmarrin masa për parandalim të çfarëdo lloj prishje të sigurisë. Oliver Spasovski, ministër i brendshëm “Fakt është se ngjarjet gjeopolitike globale kanë ndikim serioz ndaj gjendjeve, kryesisht…
“Draft-versioni i ligjit për pagat në sektorin publik është dorëzuar te grupi i punës, ku janë 5 kolegë të qeverisë që punojnë për gjetjen e një zgjidhje për optimizimin e qasjes për pagat. Ende nuk mund të them ndonjë përgjigje të saktë, sepse nuk e kemi një variant në të cilin mund të jetë i hapur për diskutim sepse kemi shumë varianta”. Kështu tha ministri i Shoqërisë Informative dhe Administratës, Azir Aliu. Ministri sqaroi se për këtë ligj po punohet një kohë të gjatë në ministrinë e Shoqërisë Informatike dhe administratës, dhe se i njejti ofron mundësi për pagesat e…
Në vendin tonë 140 pacientë presin transplantin e veshkës, rreth 15 për transplant zemre dhe rreth 14 për mëlçi. Sipas autoriteteve personel mjekësor ka, por duhet të edukohen më shumë ekipe dhe duhet të punohet edhe për rritjen e ndërgjegjësimit për dhurimin e organeve, ndonëse në këtë drejtim është bërë progres në periudhën e kaluar. Koordinatorja kombëtare e transplanteve Maja Mojsova-Mijovska për MIA-n ka deklaruar se është e kënaqur me progresin që është bërë, por statistikisht, krahasuar me vendet evropiane, kur bëhet fjalë për dhurimin e organeve, thotë se vendi ynë është ende në nivel të ulët. Maja Mojsova-Mijovska, Koordinatore…
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu thotë se drafti i ligjit për siguri kibernetike të popullatës civile dhe formimi i agjencisë është në procedurë dhe është vendosur në ENER. Në krijimin e tij janë përfshirë sektori privat, joqeveritar dhe qeveritar, si dhe shkenca, që të arrihen zgjidhjet më të mira. Deri më tani për ligjin kanë mbërritur më shumë se 90 komente dhe vërejtje nga të gjitha palët e interesuara. “Procesi ishte shumë gjithpërfshirës nga dita e parë, ndërsa me ligjin edhe agjencinë njëherë e përgjithmonë do t’i zgjidhim problemet dhe sfidat me të cilat përballemi nga aspekti…
Udhëzues për aplikim në konkurset vjetore për financimin e projekteve me interes kombëtar në sfera të veçanta dhe aktivitete kulturore për vitin 2024, ka publikuar Ministria e Kulturës. Siç informon ministria, në konkurset për vitin 2024 do të mbështeten projekte që janë në funksion të zhvillimit, promovimit dhe afirmimit të kulturës dhe prioritetet kryesore për çdo aktivitet apo fushë mbeten të njëjta: cilësi, inovacion, kreativitet. Edhe këtë vit, regjistrimi elektronik realizohet tërësisht përmes Portalit kombëtar për shërbime elektronike. Konkursi është në rrjedhë, ndërsa afati i fundit për aplikim në konkurset vjetore skadon më 6 nëntor 2023 në orën 12:00. “Për…
Banka Popullore është e përkushtuar në harmonizimin e rregulloreve dhe praktikave vendore në punën e saj me legjislacionin dhe kornizën e Bashkimit Evropian, me çka e rëndësisë së madhe është bashkëpunimi me institucionet e Republikës Federale të Gjermanisë, është thënë në takimin e mbajtur mes guvernatores Anita Angellovska-Bezhoska, zëvendës guvernatorëve të Bankës Popullore dhe ambasadores së Republikës Federale të Gjermanisë, Petra Dreksler. Gjatë viteve të kaluara, siç u theksua në takim, është arritur një bashkëpunim i frytshëm ndërmjet Bankës sonë Qendrore dhe Bankës Qendrore të Gjermanisë (Dojçe bank), përmes të cilit është ofruar mbështetje mbi forcimin e kapaciteteve institucionale përmes…
LSDM-ja me anë të një komunikate ka thënë se Banka Botërore ka konfirmuar uljen e rritjes së çmimeve (inflacionit). “Masat dhe politikat ekonomike të Qeverisë së udhëhequr nga LSDM-ja për uljen e inflacionit po japin rezultate, të cilën e kanë konfirmuar edhe nga Banka Botërore. Banka Botërore ka konfirmuar se masat e qeverisë kanë çuar në inflacion njëshifror dhe pritet që inflacioni të vazhdojë të bjerë këtë vit dhe vitin e ardhshëm, me një nivel historikisht të ulët prej rreth 2% që pritet të arrihet në vitin 2025. Në periudhën afatmesme parashikohet ulje e shkallës së varfërisë, ulje e papunësisë…
Kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska është zgjedhur anëtare e Këshillit drejtues të Parlamentit global të kryetarëve të komunave. Ajo, siç informon Qyteti i Shkupit është zgjedhur në Asamblenë e përgjithshme të mbajtur dje ku morën pjesë kryetarë komunash nga Amerika, Evropa, Azia, Lindja e Mesme dhe Afrika. “Këshilli drejtues si organ drejtues i Parlamentit global të kryetarëve të Komunave ka për qëllim të vendosë për kahet strategjike, politikat dhe përcaktimet e kryetarëve të komunave, ndërsa nëpërmjet rrjetëzimit të veprojë me projekte konkrete të përbashkëta për të mundësuar një gjithëpërfshirje dhe qëndrueshmëri më të madhe të qyteteve në nivel…
Qyteti i Shkupit sot ka filluar me riparimin e shtigjeve në Kanionin e Matkës që është një nga prioritetet kryesore në programin “Për Shkupin modern”. Siç informojnë nga Qyteti i Shkupit, riparimi i parë do të bëhet në Manastirin “Shën Andrea” përballë shpellës së Vrellos, ndërsa e dyta nga shpella Vrello deri te shpella e Bukur. Me riparimet mundësohet qasje më e mirë deri te bukuritë natyrore si dhe siguri më e madhe për të gjithë vizitorët e Matkës. “Në të gjithë gjatësinë e shtigjeve do të riparohet rrethoja mbrojtëse ekzistuese, do të vendoset kabllo në shkëmbinjtë në pjesët ngushtësisht…
Pas faljes së namazit të Xhumasë, në “Çarshinë e vjetër të Shkupit”, qindra qytetarë u mblodhën sot për të protestuar dhe solidarizuar me popullin e Palestinës, pas sulmeve nga shteti i Izraelit, e sidomos pas sulmit në një shkollë dhe spitalit në Gaza, ku humben jetën mbi 500 persona civilë, ku më të theksuar ishin gra e fëmijë. Nga “Platforma për Palestinën”, të cilët ishin edhe organizatorë të kësaj protestë, deklarojnë se sulmet barbare ku kanë humbur jetën më se 3500 civilë, kryesisht fëmijë, duhet të marrin fund sa më parë. PLATFORMA PËR PALESTINËN “Qëndrimi i pavendosur i komunitetit ndërkombëtar…

