Author: almakos

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, deklaron se deri në fund të muajit do të merren masa konkrete për pensionistët. Besoj se deri në fund të muajit do të kemi masa konkrete me të cilat do ta mbështesim standardin jetësor të pensionistëve, veçanërisht të pensionistëve me pension të ulët, u shpreh Trençevska. E pyetur nëse do të negociojë sërish me pensionistët, ajo tha se raportin nga grupi punues e ka marrë sot në mëngjes dhe se do ta përcjellë në Qeveri për të vendosur se çfarë masash do të ndërmerren. Ajo gjithashtu përgënjeshtroi disa pohime nga pensionistët të…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme e RMV-së gjatë ditës së djeshme (09.10.2023), ka kryer kontroll të intensifikuar aksionar në territorin e gjithë shtetit për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me çka janë sanksionuar 234 drejtues automjetesh.“Prej tyre 11 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe dy automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 136 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 98 jashtë vendbanimit”. “Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se ka përgatitur analizë dhe projeksion të detajuar të të gjitha mundësive që do t’i paraqesë Qeverisë, e cila më pas do të vendosë për hapat e mëtejshëm që do të ndërmerren, në lidhje me ndihmën dhe evakuimin e qytetarëve tanë në Izrael, ku situata e sigurisë, mbetet ende komplekse. Siç bën të ditur MPJ, situata në dhe rreth Tel Avivit, si dhe qytete të mëdha në Izrael dhe Bregun Perëndimor, edhe pse pa operacione ushtarake, mbetet e tensionuar. Aeroporti Ndërkombëtar i Tel Avivit është plotësisht funksional dhe fluturime të rregullta komerciale si dhe…

Lexo më Shumë

Vendimi për rritjen e TVSH-së për qindra produkte pa dijeninë e opinionit, për kryeministrin Dimitar Kovaçevskin, është vendim fer dhe vendim i mirë. Duke arsyetuar rritjen e çmimimeve të produkteve, kryeministri thotë se vendi ynë ka normën bazë të TVSH-së më të ulët nga vendet e rajonit. Madje, shtoi se është i vetëdijshëm që nuk është e lehtë, prandaj kanë bërë rritje të pagës minimale, të pagës mesatare, të pensioneve. Dimitar Kovaçevski, kryeministër “Sa i përket TVSH-së, nuk ka asnjë rritje, duke pasë parasysh se ne jemi shtet që në krahasim me rajonin, kemi normën më të ulët të TVSH-së.…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Antikorrupsionit, Biljana Ivanovska sot ka vizituar  Shkollën Fillore “26 Korriku”në Shkup. Ivanovska  njoftoi se fushata “Bëhuni heronj të ndershmërisë” ka mbërritur në shkollën e pestë, nga gjithsej 13 shkolla ku duhet të promovohet. Ajo tha se fushata do të vijojë edhe në 8 shkolla jashtë qytetit të Shkupit, me qëllim siç thotë ajo,  të luftohen padrejtësitë gjatë notimit të nxënësve. Sipas Biljana Ivanovskës, prindërit intervenojnë që fëmijët e tyre të kenë nota më të mira. BILJANA IVANOVSKA, KRYETARE E KOMISIONIT TË ANTIKORRUPSIONIT “Më së shpeshti, prindërit intervenojnë që të përmirësohen notat. Thonë se kanë presion nga prindërit që…

Lexo më Shumë

Ministri i Financave, Fatmir Besimi njofton se niveli i inflacionit në muajin shtator 2023 vijon të ulet 6.6%, (nga 8.3% në muajin gusht) dhe është trefishuar në krahasim me cakun e krizës në muajin tetor prej 19.8%.“Niveli i inflacionit në muajin shtator 2023 vijon të ulet 6.6%, (nga 8.3% në muajin gusht) dhe është trefishuar në krahasim me cakun e krizës në muajin tetor prej 19.8%. Masat e Qeverisë për përballimin e inflacionit vlerësohen deri më tani në mbi 700 milionë euro dhe së shpejti do të shpallet pakoja e re e masave antikrizë për përkrahjen e kategorive të ndjeshme…

Lexo më Shumë

Kryetarja e Komisionit Antikorrupsion, Biljana Ivanovska nga sh.f. “26 Korriku” në Shkup njoftoi se kampanja “Bëhuni heronj të ndershmërisë” ka mbërritur në shkollën e pestë, nga gjithsej 13 shkolla ku duhet të promovohet.Ivanovska tha se kampanja do të vijojë edhe në 8 shkolla jashtë qytetit të Shkupit, me qëllim që të luftohen padrejtësitë gjatë notimit të nxënësve. “Më së shpeshti, prindërit intervenojnë që të përmirësohen notat, thonë se kanë presion nga prindërit që gjithmonë të jenë të shkëlqyeshëm e kështu me radhë, për këtë vlerësojmë se është shumë me rëndësi të dinë ta ndërtojnë vlera në vetvete, të mos mësojnë…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informon se nga sot përmes ueb-faqes vakcinacija.mk fillon regjistrimi për vaksinim falas kundër gripit sezonal për grupet e rrezikuara të popullatës. Me qëllim të mbrojtjes së një numri më të madh të njerëzve nga gripi sezonal, Ministria e Shëndetësisë këtë vit ka rritur sasinë e vaksinave të prokuruara, përkatësisht ka prokuruar 60 mijë doza të katër llojeve të vaksinave të gripit sezonal të destinuara për vaksinim falas. Nga Vaksinimi falas do të mbulohen grupet e rrezikut, si më poshtë: – Të moshuar (mbi 65 vjeç) – Personat me sëmundje kronike – Punonjësit e kujdesit shëndetësor – Gratë shtatzëna –…

Lexo më Shumë

Nga sot deri në fund të nëntorit pasagjerët që do të shfrytëzojnë shërbimet ajrore në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit duhet të mbërrijnë tre orë para fluturimit.Nga “TAV Maqedoni” të premten informuan se kompania ajrore do të kryejë përmirësim të sistemit për bagazh. “Duke filluar nga data 9 tetor (e hënë), deri në fund të nëntorit të vitit 2023, gjegjësisht në periudhën prej dy muajsh, në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, do të bëhet përmirësimi i sistemit për trajtimin e bagazhit. Prandaj, ju bëjmë thirrje të gjithëve që do të udhëtoni në periudhën e theksuar kohore përmes Aeroportit Ndërkombëtar në Shkup, të…

Lexo më Shumë

Ish ministri i Financave në Maqedoninë e Veriut, Xhevdet Hajredini, duke folur për stabilitetin ekonomik të vendit në emisionin  “25 minuta”, tha se Qerveria nuk po arrin të bëj politika konsistente ekonomike për shkak se duhet të bëj kompromise me shtresa të veçanta të popullsisë nga trupi votues. “Duhet të  mbajë llogari për 330 mijë pensionistë të cilët nuk kanë punë tjetër dhe protestojnë, si dhe votojnë në zgjedhje. Duhet të mbajë llogari për administratën shtetërore të cilët, për fat të keq, janë 130 mijë. Mandej, këto struktura sociale nuk janë homogjene. Nga ata 140 mijë administratorë, shumë prej tyre…

Lexo më Shumë

Gazetari Toni Glamçevski i cili gjendet në Nica të Francës për emisionin “25 minuta” që transmetohet në TV SHENJA, ka deklaruar se sipas të dhënave, familjet në Maqedoni të Veriut, 47% të buxhetit familjar e ndajnë për nevojat elementare si ushqim dhe pije. “Përderisa në Bashkimin Europian një familje mesatare shpenzon rreth 14,3% për këtë qëllim. Megjithatë, edhe në Bashkimin Evropian ka dallime. Pjesa më e madhe e buxhetit familjar për ushqim dhe pije joalkoolike harxhohet në Rumani, ndërsa më pak në Irland ku ndahen vetëm 8,3% për ushqim. Dmth ne jemi larg nga mesatarja evropiane duke pasur parasysh se…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, sot i shprehu ngushllime homologut të tij izraelit Elli Koen për viktimat dhe pasojat nga sulmet e ditës së djeshme në Izrael dhe dënoi ashpër sulmet e vazhdueshme. Sipas njoftimeve të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, rikonfirmoi qëndrimin e Ministrisë për lirimin e menjëhershem të të gjithë civilëve të mbajtur peng si dhe ndërprerjen e menjëhershme të çdo aksioni të dhunshëm kundër Izraelit. Ministria e Punëve të Jashtme “Për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë, sot në mëngjes, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, me…

Lexo më Shumë