Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, deklaron se deri në fund të muajit do të merren masa konkrete për pensionistët. Besoj se deri në fund të muajit do të kemi masa konkrete me të cilat do ta mbështesim standardin jetësor të pensionistëve, veçanërisht të pensionistëve me pension të ulët, u shpreh Trençevska. E pyetur nëse do të negociojë sërish me pensionistët, ajo tha se raportin nga grupi punues e ka marrë sot në mëngjes dhe se do ta përcjellë në Qeveri për të vendosur se çfarë masash do të ndërmerren. Ajo gjithashtu përgënjeshtroi disa pohime nga pensionistët të cilët pretendojnë se kanë marrë rritje të pensioneve prej vetëm 200 deri në 300 denarë.
“Nuk mund të jetë 200 apo 300 denarë, sepse përqindja 5.3 është sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave. Supozoj se nga cila kuzhinë kanë dalë 6.8 për qind, sepse as unë dhe as ndonjë përfaqësues i Qeverisë nuk kemi deklaruar 6.8. Deklaratat e mia ishin nga 5 deri në 6 dhe rreth 6, por gjithmonë kam thënë se do të presim të dhënat nga Enti Shtetërorë i Statistikave”, ka deklaruar ministrja Jovanka Trençevska.
Ministrja Trençevska tha se është pikërisht institucioni që jep të dhënat për indeksin e mesatares së jetesës dhe për indeksin e pagës mesatare për rritjen e pagës mesatare.
Këto deklarata ajo i bëri gjatë promovimit të protokollit për veprim me fëmijët me diabet në shkolla, në çerdhe dhe në çerdhe për fëmijë, ku morri pjesë në çerdhen “Rade Jovçevski Korçagin”.
Data 31.08.2026
Aktuale
- Sulm në Ngushticën e Hormuzit, goditet me predhë një cisternë që po hynte në Gjirin Persik
- Pse kthehemi të lodhur nga pushimet?
- Belgjika bën helmetën të detyrueshme për skuterët elektrikë
- Kupa Botërore e Kikboksit në Budapest: Turker Ismail përsëri fiton medalje të artë
- “Divjaka bashki”, Qytetarët 31 ditë në protestë kundër shkrirjes dhe bashkimit me Lushnjen: Këtu vendosim ne!
- Kida më në fund po bëhet nuse: Nisin përgatitjet për dasmën e madhe – dalin pamjet e para dhe shumë madhështore
- 31-vjeçarja vdes gjatë lindjes së djalit, mijëra njerëz i dalin në ndihmë familjes
- Jonida e dha lajmin se s’do të jetë më në Big Brother, por a e dini se kush do të jetë në skenë në vend të saj? Nuk do ta besoni



