Zëvendëskryeministri për çështje ekonomike Fatmir Bytiçi deklaroi se në seancën e ardhëshme të qeverisë do të rishikohet lista e produkteve ushqimore në Ligjin e TVSH . I pyetur se si mund që mielli, djathi, kaçkavalli dhe specat djegës të hyjnë në kategorinë e ushqimeve luksoze, Bytyçi thotë se ekzistojnë mundësi për lëshime nga ana e qeverisë por se të njëjtat do të rishikohen. FATMIR BYTYÇI, ZËVENDËSKRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EKONOMIKE “Qytetarët kanë zakone ushqimore për produkte të caktuara, nëse në këtë moment besojmë se duhet të jenë në masën 10 %, lëmë hapësirë për ta rishikuar nëse është pjesë e nevojave…
Author: almakos
Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, në një video-mesazh i jep mbështetje të plotë Maqedonisë së Veriut që të bëhet anëtare e BE-së. Varadkar thekson se BE-ja mbron dhe respekton identitetin nacional të shteteve anëtare. Leo Varadkar “Irlanda e mbështet plotësisht kërkesën e Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Ne kemi hyrë në BE 15 vite më parë, kemi qenë një vend i pazhvilluar, madje një vend relativisht i varfër, sipas standardeve evropiane. Anëtarësimi në BE na ka ndihmuar të transformojmë ekonominë tonë, ta përmirësojmë atë, në mënyrë që të rinjtë të qëndrojnë në vend dhe të…
“Ministria e Ekonomisë qëndron plotësisht prapa Vendimit për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, të cilin e morëm dy javë më parë. Të paktën deri më 30 nëntor, kur ky vendim është i vlefshëm, nuk do të ketë asnjë devijim prej tij. Të gjitha produktet që përfshihen në Vendimin për uljen e çmimeve të Ministrisë së Ekonomisë do të mbeten me normë tatimore prej 5%”, ka shkruar ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në profilin e tij në Facebook.Lidhur me Vendimin e Ministrisë së Financave për taksën preferenciale për disa produkte ushqimore, ministri Bekteshi ka shkruar se nëse ka ndonjë…
Ministri Bujar Osmani sot në Tiranë u drejtua në takimin e ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Berlinit, i cili paraqet nismën më të rëndësishme rajonale me ndikim të madh në perspektivën europiane të të gjithë rajonit.“Procesi i Berlinit ka evoluar në një platformë udhëheqëse për bashkëpunim rajonal që ka peshë të madhe politike dhe ekonomike, si dhe shërben si fuqi lëvizëse për bashkëpunimin rajonal, por edhe ndihmon rajonin të arrijë qëllimin e tij strategjik – integrimin e plotë në Bashkimin Europian”, theksoi Osmani. Duke iu referuar zgjerimit, Osmani tha se është inkurajuese që debati…
Kryeministri i Irlandës, Leo Varadkar, në një video-mesazh i jep mbështetje të plotë Maqedonisë së Veriut që të bëhet anëtare e BE-së. Varadkar thekson se BE-ja mbron dhe respekton identitetin nacional të shteteve anëtare, ai flet edhe për zhvillimin ekonomik dhe përfitimet që ka vendi i tij si anëtar i BE-së.“Irlanda e mbështet plotësisht kërkesën e Maqedonisë së Veriut për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Ne kemi hyrë në BE 15 vite më parë, kemi qenë një vend i pazhvilluar, madje një vend relativisht i varfër, sipas standardeve evropiane. Anëtarësimi në BE na ka ndihmuar të transformojmë ekonominë tonë,…
Gruevski i vogël – Mickoski, përveç bllokadave nuk di gjë tjetër. Duke bllokuar rrugën europiane të vendit, ai vazhdon politikën e paraardhësit të tij, i cili e mbajti vendin të izoluar për 11 vite, jashtë BE-së dhe NATO-s, theksojnë nga LSDM. “Gruevski i vogël, në vend të ardhmërisë evropiane dhe vlerave evropiane, pagave dhe pensioneve më të larta, qasje në tregun evropian prej 500 milionë banorësh dhe fonde evropiane, qytetarëve u ofron pasiguri dhe të ardhme të pasigurt.Tani që kemi një shans historik për anëtarësim në BE deri në vitin 2030, bllokadat e DPMNE-së duhet të mposhten”, thuhet në kumtesën…
Qendra për Menaxhimin e Krizave, sipas informacioneve nga Departamenti i saj për Operacione dhe Koordinim, njoftojnë se gjatë ditës së djeshme ka pasur gjithsej 23 zjarre në ambiente të hapura.Prej tyre, katër janë akoma aktive të cilat ndodhen një prej tyre ndodhet në komunën e Makedonski Brod, një në atari të fshatit Belicë, afër fshatit “Argulica” (nën Solunska Gllavë) një pyll i rrallë pishe në një terren shkëmbor me thellësi, e cila është pothuajse e pamundur për njerëzit të hynë në të dhe ta shuajnë atë. Në komunën e Velesit në afërsi të fshatit Nezhilovo afër lokalitetit “Izvorite na Babuna”…
Deputeti nga radhët e Alternativës, Hysni Ismaili me anë të një statusi në facebook ka bërë të ditur se do t’i përkrahë ndryshimet kushtetuese, me kërkesë por jo edhe si kushtëzim heqjen e “20%” për gjuhën shqipe. Ja postimi i plotë i deputetit Hysni Ismail në facebook: Të nderuar qytetarë, Konform deklarimit tim për ndryshimet kushtetuese, dua të prononcohem se qendroj pas deklarimit tim të mëhershëm lidhur me këtë cështje. Unë Hysni Ismaili, deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut i përkrahi ndryshimet kushtetuese, gjithashtu me kërkesë por jo edhe si kushtëzim heqjen e “20%” për gjuhën shqipe. [embedded content]…
Mendoj se jemi në një pozitë të shkëlqyer duke pasur parasysh që bisedimet me BE-në i kemi filluar vitin e kaluar. Kështu dekalroi kryeministri Dimitar Kovaçevski, në Samitin e tretë të Komunitetit Politik Evropian në Granada të Spanjës, i cili në focus ka zgjerimin e Unionit. Dimitar Kovaçevski, kryeministër “Sot përfaqësoj Maqedoninë e Veriut në këtë takim jashtëzakonisht të rëndësishëm të komunitetit politik evropian. Praktikisht ka përfaqësues të të gjitha vendeve evropiane, përveç Rusisë dhe Bjellorusisë. Një nga temat kryesore që ka rëndësi më të madhe për ne është zgjerimi i BE-së.Ju e dini se agjenda e BE-së pas një…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski, po merr pjesë në Samitin e tretë të Bashkësisë Politike Evropiane në Granada të Spanjës. Në një deklaratë për media para takimit, tregoi se një nga temat kryesore që ka rëndësi më të madhe është zgjerimi i BE-së. Kovaçevski po ashtu tha se është domethënëse që nesër do të mbahet një takim jozyrtar i Këshillit Evropian, ku do të diskutohen çështje të rëndësishme, si për paqen dhe sigurinë në Evropë, për mbështetjen për Ukrainën, por edhe për zgjerimin e Bashkimit Evropian. Duke iu referuar deklaratës së presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, Kovaçevski tha se tashmë ka…
Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri ka njoftuar se në vazhdë është procesi i shpërndarjes dhe furnizimi i nxënësve me libra dhe se së shpejti ky proces do të përfundojë.“E gjithë energjia jonë është e koncentruar në procesin e shtypjes së teksteve shkollore. Sot u bë distribuimi i teksteve të reja shkollore për lëndët e gjuhës shqipe, gjuhës maqedonase, shkenca natyrore dhe matematikë të cilat u shtypën dhe gjatë ditëve në vazhdim do të jenë në duar të të gjithë nxënësve. Suksese në mësime …”, ka shkruar ministri Shaqiri. MARKETING
Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet pa ndërprerë nëpër rrugë kryesisht të thata. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.…

