Author: almakos

Mbi 95 për qind e subjekteve afariste në vend përdorin kompjuterë në punën e tyre, ndërsa mbi 50 për qind kanë ueb faqe, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë. Sipas këtyre të dhënave, 96,4 për qind e subjekteve afariate këtë vit kanë përdorur kompjuterë, ndërsa akses me shtrirje të gjerë në internet përmes lidhjes fikse kanë 91.6 për qind e subjekteve afariste me dhjetë ose më shumë të punësuar. Nga numri i përgjithshëm i subjekteve afariste, 52,5 për qind kanë ueb faqe ose faqe kryesore. Lidhur me e-tregtinë, 14,7 për qind e subjekteve afariste me e-shitje kanë marrë…

Lexo më Shumë

Përplasje dhe debat është zhvilluar në Kuvend në mes të kryeparlamentarit Talat Xhaferit dhe deputetit të Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli, i cili tha se opozita kërkoi që në rend dite në kuvend të jetë edhe dhënia e një vendi në komisionin shtetëror të zgjedhjeve edhe opozitës. Zendeli potencoi se kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi nuk e ka në plan që të merret me këtë çështje. FADIL ZENDELI DEPUTET I LËVIZJES BESA “Propozoj që rendi i ditës i mbledhjes ë 127 të plotësohet me një pikë plotësuese të rendit të ditës, ka të bëjë me propozim vendim për shpalljen e zgjedhjes…

Lexo më Shumë

Ligji i Amnistisë do të miratohet me procedurë të shkurtuar. Shërbimet e Kuvendit kanë bërë me dije se Ligji  ka arritur në Kuvend dhe se kryetari Talat Xhaferi e ka dorëzuar atë tek të gjithë deputetët. Kryeministri Dimitar Kovaçevski edhe një herë sot tha që LSDM, do të parashtroj amendament pasi propozim ligji për amnisti të hyjë në Parlament. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Edhe unë kam qëndrimin tim rreth ligjit dhe në atë se grupi parlamentar i LSDM-së menjëherë do të dorëzojë amendament, pasi të hyjë në procedurë ligji, që mos të ketë mundësi që të përfshihen persona të caktuar në…

Lexo më Shumë

Kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski ka deklaruar se grupi parlamentar i LSDM-së, do të dorëzoj amendamente që persona të caktuar të mos mund të përfitojnë nga Ligji për amnisti.“Edhe unë kam qëndrimin tim rreth ligjit dhe në atë se grupi parlamentar i LSDM-së menjëherë do të dorëzojë amendament, pasi që të hyjë në procedurë ligji, që mos të ketë mundësi që të përfshihen persona të caktuar në pjesë të kësaj amnistie”, ka deklaruar kryeministri Kovaçevski.Kujtojmë se shërbimet e Kuvendit, sot njoftuan se Ligji tani më është në Kuvend dhe do të jetë me procedurë të shkurtuar. /SHENJA/ MARKETING

Lexo më Shumë

Propozim rregullorja e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në lexim të parë është vendosur në rend dite të mbledhjes së 127-të plenare. Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, e dorëzoi në procedurë të rregullt kuvendore Propozim rregulloren për punë të Kuvendit, i cili është produkt i punës shumëvjeçare të përkushtuar të pjesëmarrësve në procesin e Dialogut Zhan Mone. Në Propozim rregullore është paraparë që dispozitat të fillojnë të zbatohen nga përbërja e ardhshme parlamentare që në fakt kontribuoi shumë në miratimin e zgjidhjeve të njëanshme me koncensus edhe për deputetët nga pushteti edhe për deputetët në opozitë. Në rend…

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) bën të ditur se gjatë ditës së djeshme kanë ndodhur 29 vatra zjarri në ambiente ​​të hapur.Është djegur kashtë, kullota, mbeturina, bar i thatë, vreshta, shkurre, pyje me kërcell të ulët, pyll me pisha dhe disa deponi, ndërsa në komunën e Vasilevës është djegur edhe një kasolle, sipas të dhënave nga Sektori për operim dhe Koordinimi në QMK. Prej mëngjesit të sotëm, sipas raportimeve të marra në QMK, nga mbrëmja e kaluar ka edhe dy zjarre të tjera aktive. Ato janë në Komunën e Makedonski Brodit, afër fshatit Belicë (ku digjet bimësia e ulët…

Lexo më Shumë

MPB kumtoi se sonte rreth orës 19:00 në rrugën rajonale Stojakovë – Bogdanci, nëpunës të policisë e privuan nga liria M.S.(63) nga Shkupi, i cili në automjetin e tij ngarkues “man” me targa të Shkupit transportonte 11 emigrantë nga Siria. Pasi që automjeti u ndal, nga ana e nëpunësve policprë u vërejt një bunker mes kabinës dhe pjesës ngarkuese, ku pas kontrollit të hollësishëm u gjetën emigrantët. Pas dokumentimit të rastit, do të parashtrohet padi penale adekuate. MARKETING

Lexo më Shumë

Ish kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev i uroi mirëseardhje në Strumicë ish kryeministrit grek Aleksis Cipras. “Mirë se erdhe në Strumicë miku im Aleksis Cipras i cili sot është mysafiri im për vizitë private. Ne i kujtojmë përpjekjet dhe kontributet tona të përbashkëta ndaj paqes dhe stabilitetit të Ballkanit dhe diskutojmë sfidat me të cilat po përballet rajoni sot. Është një nder i veçantë për mua  që miqësia ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë dhe miqësia ime me Aleksisin shndërrohen në vlera të qëndrueshme dhe të çmuara”, ka shkruar pasdite Zaevi në Facebook. MARKETING

Lexo më Shumë

Katër miliardë e gjysmë denarë do të kushtoj pakoja e re e masave anti-krizë për qytetarët dhe bizneset. Këtë e bëri të njohur ministri i Ekonomisë, Fatmir Besimi, i cili tha se më shumë detaje për këtë do të japë Qeveria kur do të bëjë prezantimin e tyre. Fatmir Besimi, ministër i Financave “Me roalokimin e mjeteve financiare kemi paraparë mbulim të më shumë nevojave që u shfaqën në këtë periudhë, siç janë pagat, pensionet, ilaçi trikafta dhe gjëra të tjera. Kemi paraparë edhe për masa antikrizë, për të cilat Qeveria do të dalë me propozime konkrete, siç ka qenë…

Lexo më Shumë

Ballkani Perëndimor duhet të integrohet në Bashkimin Evropian sepse ajo është mënyra më e mirë për stabilizimin e situatës në atë pjesë të kontinentin të Evropës, njoftuan krerët e diplomacisë së Sllovenisë, Austrisë dhe kroacisë, Tanja Fajon,  Alexander Schallenberg  dhe Gordan Radman Gërliq.  Në një shkrim të përbashkët të tre ministrat theksuan se Bashkimi Europian ka 20 vjet që u ka premtuar atyre se do ti bëjë pjesë së familjes së madhe europiane. FAJON, SCHALLENBERG, GËRLIQ “Megjithatë, pas njëzet vjetësh, Ballkani Perëndimor ende nuk është anëtarësuar në Bashkimin Evropian. Ndonjëherë madje duket se anëtarësimi në BE është bërë më pak…

Lexo më Shumë

Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët mbajti Kuvendin e 3-të në të cilin për kryetar dege të FRASH-Tetovë, u zgjodh Muhamed Lala. Siç theksohet në kumtesë të ASH-së, punimet e Kuvendit i përshëndeti kryetari i degës së ASH Tetovë, Flakron Bexheti i cili elaboroi procesin disa javor të riorganizimit që kulminoi me rritje drastike të numrit të anëtarëve të rinj, që pasqyron interesimin e shtuar të të rinjve për tu aktivizuar në Aleancën për Shqiptarët si shpresë e vetme për tetovarët dhe shqiptarët në përgjithësi.Ndryshe, me fjalë përshëndetëse para kuvendarëve të FRASH-it u paraqitën edhe kryetari i Kuvendit Qendror të…

Lexo më Shumë