Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët mbajti Kuvendin e 3-të në të cilin për kryetar dege të FRASH-Tetovë, u zgjodh Muhamed Lala.
Siç theksohet në kumtesë të ASH-së, punimet e Kuvendit i përshëndeti kryetari i degës së ASH Tetovë, Flakron Bexheti i cili elaboroi procesin disa javor të riorganizimit që kulminoi me rritje drastike të numrit të anëtarëve të rinj, që pasqyron interesimin e shtuar të të rinjve për tu aktivizuar në Aleancën për Shqiptarët si shpresë e vetme për tetovarët dhe shqiptarët në përgjithësi.
Ndryshe, me fjalë përshëndetëse para kuvendarëve të FRASH-it u paraqitën edhe kryetari i Kuvendit Qendror të ASH-së Ziadin Sela dhe kryetari i ASH-së Arben Taravari.