Në një aksident tragjik në pagesën rrugore të autostradës Gostivar – Tetovë, humbi jetën 18 vjeçari nga Çegrani, Erion Zenuni. Erioni sot do të fillonte rrugëtimin e tij të ri në ceremoninë e fillimvitit akademik në UT nga ku do të dilte si mjek në të ardhmen. MARKETING
Author: almakos
Është publikuar lista e vendeve më të sigurta në botë për vitin 2023. Në këtë listë Maqedonia e Veriut ndodhet në vendi e 38-të.Vendi më i sigurt në botë për vitin 2023 është Islanda, ky vend i Evropës Veriore ka kryesuar këtë listë çdo vit që nga viti 2008. Danimarka është vendi i dytë në këtë listë pjesërisht për shkak të nivelit të ulët të korrupsionit qeveritar, dhe e treta është Irlanda, e cila u hodh me pesë vende në krahasim me vitin e kaluar.Sa i përket shteteve të Ballkanit, në listë më lart është Sllovenia në vendin e 8-të,…
Drejtoria e Doganave e RMV-së ka parandaluar tentimin për kontrabandim të motoçikletave të përdorura dhe mallrave tjerë, të cilat një shtetas i RMV-së ka tentuar t’i fus pa deklarim doganor.Siç thonë nga Drejtoria Doganore, një importues maqedonas ka tentuar të kontrabandojë mall në vlerë prej 473.632 denarë në mesin e mallrave të deklaruara për doganim. “Në mesin e mallit të padeklaruar ka katër motoçikleta të përdorura në vlerë prej 392.285 denarë, si dhe një spërkatës, një makinë trap, goma për biçikleta kryq, goma me buzë alumini, një kasafortë metalike, një pistoletë pneumatike, një skarë dhe bobina të zorrëve të gomës.…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, informoi se në përputhje me ndryshimet në Marrëveshjen e Përgjithshme Kolektive për sektorin publik, me të cilin paga bazë bruto e të punësuarve në sektorin publik u rritet për 10%, sot të gjithë punëtorët e Ministrisë së Brendshme, me pagesën e pagës për muajin shtator, kanë marrë 10% rritje të pagës.“Me kënaqësi të veçantë mund të them se që nga viti 2016 kemi realizuar 5 rritje pagash për të gjithë punonjësit e MPB-së, përkatësisht në vitin 2016, 2019, 2022 për 5%, në mars 2023 rritje lineare në shumën bruto prej 3,086 den, dhe…
Emisioni “25 minuta” që emitohet në TV SHENJA, ka vazhduar të trajtoj temën e skandalit në Onkologji. Sllobodan Stojanov, ka rrëfyer për historikun që ka patur bashkëshortja e tij. Ai tha se ajo ka qëndruar 195 ditë në spitalin shtetëror për tu kuruar.“Nga e tërë ajo nuk u bë asgjë, ndërsa ajo është e vdekur. Më mungon historiku i saj e që është zhdukur. Nga 22 nëntori gjër më sot nuk e ka historikun. Tek mjeku amë shkruan vetëm se personi ka vdekur. Raporti që na thanë se është dërguar në patologji nuk ekziston. Një muaj e gjysmë e kërkuam…
Pohimet e kreut të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, se Ligji për amnisti do të miratohet me procedurë të shkurtuar me Flamur evropian, janë të pabaza – reagojnë nga Ministria e Drejtësisë. Sipas kësaj Ministrie, Ministri Krenar Lloga që nga dita e parë, qartazi e ka bërë të ditur se ky ligj nuk do të miratohet me Flamur evropian dhe se personalisht ai është kundër mundësisë së keqpërdorimit të flamurit evropian. Nga Ministria e Drejtësisë rikujtojnë se ligji është I njëjtë sikurse në vitin 2018, që është nënshkruar dhe mbështetur nga VMRO-DPMNE-ja. Sa do që të përpiqet VMRO-DPMNE të amnistojë ish-funksionarë të…
Nga 19 shtatori, kur u miratua vendimi i parë i qeverisë për uljen e çmimeve, janë kryer mbi 550 kontrolle, janë lëshuar mbi 32 urdhërpagesa dhe janë shqiptuar gjoba në shumë prej 6.320 milionë denarë. Gjobat janë për mosrespektim të Vendimit, por edhe për zbatim të praktikave të padrejta tregtare, ndërsa veprimi është ndërmarrë në përputhje me Ligjin për mbrojtjen e konsumatorëve, njoftoi sot drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut (ISHT), Goran Trajkovski dhe informoi se janë mbyllur 10 markete: në Shkup, Kumanovë, Kërçovë, Gostivar, Kavadar, Tetovë dhe Strugë. Siç theksoi Trajkovski,, në mesin e këtyre 10 marketeve nuk ka…
Autoritetet e Shqipërisë dhe Maqedonië së Veriut kanë dënuar sulmin e sotëm terrorist në Ankara, transmeton Anadolu. Në reagimin e presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj, të publikuar nga zyra e shtypit e Presidencës së Shqipërisë, Begaj thekson se shpreh solidaritetin e tij të palëkundur me popullin dhe qeverinë turke për dënimin me forcë të akteve terroriste të të gjitha formave, “të cilat sjellin shqetësim dhe kaos për rendin dhe qetësinë qytetare e më gjerë”. “Ndaj shqetësimin e madh për aktin terrorist të ndodhur në rrethinat e Parlamentit turk në Ankara ditën e sotme, kur për pasojë pati disa të plagosur…
Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, ka njoftuar se ka kontaktuar me ministrin serb të Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq. Siç shkruan ministri, Osmani, këtë e ka bërë për shkak shqetësimit për rritjen e ushtrisë përgjatë kufirit të Serbisë me Kosovën. Ai ka thënë se e përshëndet qëndrimin për tërheqje si hapi i parë drejt de-eskalimit. “I shqetësuar për rritjen e ushtrisë përgjatë kufirit të Serbisë me Kosovën, kontaktova ministrin e Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq këtë mëngjes. Përshëndes qëndrimin për tërheqje si hapi i parë drejt de-eskalimit. Mirëpres vendimin e NATO-s për trupa shtesë të KFOR-it. OSBE është…
Gjatë ditës së djeshme sipas raporteve në Qendrën për Menaxhim me Kriza (QMK), ekipet zjarrfikëse, diku bashkërisht – të shoqëruar nga më shumë komuna, ndërsa edhe me ndihmën e banorëve vendas, kanë intervenuar në 39 zjarre – prej të cilëve deri sot në mëngjes aktivë janë ende edhe gjashtë. Zjarret aktive, siç informojnë nga QMK-ja, janë në tri komuna, në Komunën Makedonski Brodi, afër fshatit Belicë, në lokalitetin “Argulica”, nën Solunska Gllavë, ku digjen pyje me kërcell të ulët dhe kullosa. Katër zjarre ka në Komunën e Prilepit, afër fshatit Alinci, ku digjet një deponi, fshati Sheleverci, ku digjen shkurre,…
Ligji për amnisti ende nuk ka arritur në Kuvend, por përpos opozitës, kundër miratimit të tij është edhe ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai vlerëson se kjo lloj zgjidhjeje e propozuar nuk do ta arrijë qëllimin për lehtësimin e mbipopullimi në burgje dhe mbart rreziqe për sigurinë. Spasovski thotë se shteti duhet t’i qaset problemit ndryshe, dhe zgjidhjet të shkojnë në drejtim të rritjes së kapaciteteve të burgjeve. OLIVER SPASOVSKI “As koha dhe as momenti i miratimit të Ligjit për Amnisti nuk është absolutisht i përshtatshëm. Së dyti, paralajmërimi se ligji do të përfshijë një numër të vogël…
Ministri i Shëndetësis Fatmir Mexhiti u zotua se sa është ai në krye të këaj ministrie, nuk do të lejoj që të ketë vonesë te tenderimeve dhe prokurimeve publike për barna, përveç në rastin kur nuk ka ndonjë komponentë ose materie. Kështu u shpreh ai, referuar blerjes së glukometrave dhe shiritave për diabetikët. Ministri Mexhiti njoftoi se tashmë kanë arritur 5.000 aparate për matjen e sheqerit në gjak dhe se gjatë muajit në vijim do të arrijnë edhe 17.000 të tjerë. Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë “Në lidhje me atë kur dhe nëse do të vonohen, do të thotë 5000…

