Nesër në pjesët perëndimore do të ketë shi lokal dhe bubullima të rralla. Më pas vijon një periudhë e motit të qëndrueshëm me vranësira mesatare, informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Temperatura minimale do të lëvizë prej 6 deri 16 gradë, ndërsa ajo maksimale do të jetë prej 18 deri 30 gradë Celsius.Të dielën dhe të hënën do të fryjë erë mesatare deri në erë të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura do të jetë në kuadër të mesatares për këtë periudhë të vitit. MARKETING
Author: almakos
Mbrëmë, Inspektorati Shtetëror i Tregut (ISHT) gjobiti dhe mbylli pesë markete të tjera në të gjithë vendin që nuk respektuan vendimin për kufizimin e çmimeve të disa prej produkteve ushqimore që qeveria vendosi të shiten me “çmim të garantuar” deri në 30 nëntor.Për këtë në profilin e tij në Facebook mbrëmë ka bërë të ditur kreu i ISHT-së, Goran Trajkovski. “Pesë markete në Kavadar, Gostivar, Kumanovë dhe Tetovë janë gjobitur dhe mbyllur. Në disa raste kam përmendur se të gjithë duhet të respektojnë ligjet dhe masat e Qeverisë. Gjithashtu, nuk do të lejoj askënd që të manipulojë dhe mashtrojë qytetarët…
Ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga ka reaguar ndaj deklaratës të së “Majtës” në lidhje me refuzimin e Ligjit për evidencë amë, nga ku thonë se ky ligj nuk ka hyrë fare në procedurë të kushtetutshmërisë për shkak se Gjykata Kushtetuese nuk ka pasur votat e nevojshme.“I nderuar profesor Apasiev, mësoji fëmijët e sektorit juridik në partinë “E Majta” të shkruajnë të vërtetën dhe me objektivitet për vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Iniciativa e “Levicës” për vlerësimin e kushtetutshmërisë së Ligjit për evidencën amë, nuk ka hyrë fare në procedurë pasi që nuk i ka pasur votat e nevojshme në seancë publike…
Maqedonia e Veriut gëzon mbështetjen e plotë të SHBA-së për politikat e saj strategjike për anëtarësimin e plotë të vendit në BE, tha zëvendëskryeministri i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, si sublimat i qëndrimit të tij në SHBA, ku u takua me përfaqësues të lartë të Departamentit të Shtetit, Departamentit të Tregtisë dhe Departamentit të Financave të SHBA-së, si dhe me përfaqësues të Bankës Botërore dhe FMN-së. “Bashkërisht vlerësuam se integrimi evropian nuk ka të bëjë vetëm me respektimin e një sërë politikash, por ka të…
Në emisionin “Intervistë në SHENJA”, këshilltari i Albin Kurtit, nga Maqedonia e Veriut, Bekim Qoku, duke folur për zhvillimet në veri të Kosovës, tha se prishja e planit të madh dhe aksionit fillon pikërisht me kontrollin që policët kanë bërë, ku dhe iu vrarë mbeti polici Afrim Bunjaku.“Mendoj që pika qendrore e gjithë kësaj që ka ndodhur në 24 shkurt e deri më sot, nëse nxjerrim dhe bëjmë një konkluzion është pikërisht efikasiteti i policisë së Kosovës, i menaxhimit të gjithë situatës edhe anën policore por edhe në anën politike, që është jashtëzakonisht e rëndësishme. Flasim për një polici e…
Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickovski, ka pohuar se partia e tij do ta bllokojë me amandamente projektligjin e ri për Amnisti, dokument të cilit Qeveria i ka dhënë dritë jeshile dhe pritet që së shpejti të dërgohet në Kuvend. Mickovski, potencoi se sipas tij, ligji ka dy qëllime për kriminelët e dënuar me burg. Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së “Këto janë detyrime të supozuara për kriminelët dhe pastaj do të gjenden në rrugë dhe do të krijonë probleme për qeverisjen e VMRO-DMNE-së. Mund të premtoj që Qeveria e ardhshme ka synim të qartë për t’u marrë me krimin në çdo…
Me masat e Qeverisë për uljen e çmimeve të disa produkteve bazë të ushqimit, në vendin tonë çdo shtëpi ka kursyer rreth 2.070 denarë, deklaroi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi. Ai tha se pas vendimit për çmim të garantuar te pijet, pritet që kursimi të shkojë në 2.500 denarë. KRESHNIK BEKTESHI, MINISTËR I EKONOMISË “Krahasuar me 1 gushtin, çmimet që kanë qenë me pakicë dhe ajo që ishte me 20 shtator, pothuaj se secila amvisëri në shtetin tonë, ka kursim prej rreth 2.070 denarëve nga të gjithë ata produktet që janë ngrirë nga Qeveria, këtu nuk hyjnë pijet dhe…
Mbi 40 pjesëmarrës nga 19 parlamente nacionale nga bota marrin pjesë në Forumin ndërkombëtar të qendrave të vizitorëve të parlamenteve i gjashti me radhë që nga 26 deri më 29 shtator 2023 mbahet në Kuvend në Shkup. Forumi ndërkombëtar i qendrave të vizitorëve të parlamenteve i bashkon përpjekjet e veprimtarisë proaktive të parlamenteve në demokracitë për edukim politik të të rinjve, për transparencë dhe hapje të parlamenteve, për miratimin e ligjeve, për rëndësinë historike të parlamenteve dhe dialogun midis qytetarëve dhe deputetëve të tyre. Në konferencën treditore do të bisedohet mbi qasjen e parlamenteve përkundrejt qytetarëve në trendët e digjitalizimit,…
Përfaqësues të Sektorit për veprimtari publike-Departamenti për arsim pranë Komunës së Tetovës sot mbajti konferencë për shtyp ku theksuan për problemin me mungesën e librave shkollorë në shkollat komunale. Sipas kryesisë së sektorit, Nazmi Dauti, mungojnë 45.000 libra në shkollat e Tetovës. “Mungojnë mbi 35 mijë libra shkollorë nga klasa e parë deri në të nëntën në shkollat fillore dhe mbi 10 mijë libra në shkollat e mesme, para së gjithash në shkollat e mesme profesionale. Nxënësit po përballen me vështirësi të papara për mësim dhe zhvillim të shkathtësive të tyre themelore, përderisa MASH-i duket sikur akoma është në gjumë.…
Maqedonia e Veriut këtë vit do të ketë rritje të bruto prodhimit vendor (BPV) prej 2 për qind, ndërsa në vitin 2024 prej 3 për qind, parashikon Banka Evropiane për Rindlrtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e fundit për gjendjen e ekonomive në rajonin që i mbulon. “Rritja e BPV -së me siguri do të mbetet modeste në vitin 2023 prej rreth 2 për qind, para se të rritet deri në 3 për qind në vitin 2024, për shkak të rimëkëmbjes së pritshme ekonomike globale. Edhe krahas rritjes së mëtejshme të pagave minimale nga prilli i vitit 2023, rritja e…
Në pajtim me informatat nga “Shparkase Banka”, partnere e Ministrisë së Asrsimit dhe Shkencës në realizim të masës – shujtë e subvencionuar studentore, deri më tani rerth 60 për qind e studentëve të cilët i kanë përmbuhsur kushtet, e kanë tërhequr kartelën e dedikuar pagesore përmes së cilës mund të shfrytëzojnë mjete për këtë qëllim. Ministria e Arsimit dhe Shkencës Ju bënë thirrje të gjithë studentëve të cilët ende nuk kanë vepruar konform udhëzimeve të dhëna, ta bëjnë këtë sa më parë. Është e detyrueshme të regjistroheni në platformën aktive online të Bankës Shparkase dhe të azhurnojnë të dhënat e…
Gjykata Kushtetuese sot do të vendosë për rastin në të cilin është iniciuar procedurë për Udhëzimin, i cili në opinion njihet si Udhëzimi për regjistrat amë, njoftojnë nga Qeveria. “Më 5 korrik 2023, Gjykata Kushtetuese me iniciativën e saj ka iniciuar procedurë për Udhëzimin e kontestuar për shkak të dyshimit se me miratimin e tij nga Ministria e Drejtësisë është shkelur neni 52 paragrafi 2 i Kushtetutës, gjegjësisht nuk është respektuar afati i publikimit të Udhëzimit. Regjistruar me numër arkivor 29 maj 2023 dhe publikuar më 15 qershor 2023, që do të thotë se Kushtetuta dhe neni 52, që parashikon…

