Në Shkup sot do të mbahet Konferenca e 26-të e shefave të Shtatmadhorive (SHSHM) të armatave nga vendet anëtare të SHBA-së-Karta e Adriatikut (A-5). Konferencën do ta hapin shef i Shtatmadhorisë së Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski dhe komandanti i Komandës së Lartë Aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Kristofer Kavoli, ndërsa fjalim para pjesëmarrësve të konferencës do të mbajnë edhe presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. Në konferencë, përveç gjeneralit Kavoli, do të marrin pjesë edhe shefat e SHM-së së forcave të armatosura të Shqipërisë,…
Author: almakos
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale Jovanka Trençevska sot në Strugë do ta vizitojë institucionin i cili ofron ndihmë sociale dhe kujdes shtëpiak – Kryqi i Kuq Strugë. Siç informojnë nga Ministria dikasteriale, shërbimi është i dedikuar për personat e moshuar – mbi 65 vjeç, si dhe për persona me një formë më të rëndë të aftësisë së kufizuar që nuk janë në gjendje të kujdesen për veten. Në ngjarje, përveç ministres Trençevska, fjalim do të mbajë edhe sekretarja e Kryqit të Kuq nga Struga, Adhurime Dauti. Në të njëjtën kohë, ministrja Trençevska do të vizitojë edhe një shfrytëzues të…
Qeveria në seancën e sotme e ka shqytuar dhe miratuar Informacionin për nevojën e ndërmarrjes së masave për rehabilitimin e trashëgimisë botërore natyrore dhe kulturore në Rajonin e Ohrit. Konkluzionet qeveritare janë miratuar pas theksimit të propozuesit, Ministrisë së Kulturës, me rekomandim të monitorin misioneve reaktive të UNESKO-s, të potencuara nga Komiteti për trashëgimi kulturore pranë UNESKO-s. Siç njoftuan nga pres-shërbimi qeveritar, në konkluzionet është angazhuar Ministria e Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor që të marrë Vendim, me të cilin do ta angazhojë Institutin hidrobiologjik – Ohër të hartojë listë prioritare të vendbanimeve kyçe me rëndësi nacionale dhe evropiane dhe…
Nënkryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Dr. Mahmut Çevik, gjatë këtyre ditëve po qëndron në Maqedoninë e Veriut, me ç’rast gjatë qëndrimit disaditorë të tij në vend, Çevik po zhvillon takime të rëndësishme miqësore. Dje, nënkryetari i TIKA-s, Mahmut Çevik, i shoqëruar nga koordinatori i Shkupit, Mehmet Bayrak, kanë zhvilluar takim me drejtorët e shkollave turke në vend, ku me këtë rast në kuadër të projektit për zhvillimin e infrastrukturës teknologjike u bë shpërndarja e pajisjeve teknike. Dr. Çevik, gjithashtu mori pjesë në tryezën “ Seminari i Shkrimit Ballkanit”, projekt i mbështetur nga TIKA, që u zhvillua…
Drejtoresha e Klinikës së Hematologjisë, Irina Panovska Stavridis, ka reaguar ndaj akuzave të VMRO-DPMNE-së se i ka dhënë tender firmës familjare të udhëhequr nga babai i saj, edhe pse ajo ka qenë ofertuesja e vetme dhe me vite ka marrë tenderë publikë. IRINA PANOVSKA STAVRIDIS , DREJTORESHË E HEMATOLOGJISË “VMRO-DPMNE sërish për hir të interesave partiake po tenton t’i vërë njollë Klinikës Universitare për Hematologji, e cila sipas të gjithë treguesve mjekësorë është një nga klinikat më të suksesshme të këtij lloji në rajon dhe më gjerë. E kuptoj që ‘lufta’ politike është mizore, por nuk mund të pajtohem me…
Kryeministri Dimitar Kovaçevski paralajmëroi zgjerimin e listës së produkteve me çmim të garantuar. Pas analizave të Qeverisë, siç tha ai, është konstatuar se duhet të ketë ulje shtesë të çmimeve. Në disa produkte ulja do të jetë nga 10 në 30 %. Lista e sotme përfshin edhe pije joalkoolike, ujë të gazuar, jo të gazuar dhe birrën. DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR “Ne gjithashtu morëm një vendim të ri për uljen e marzhit për pemët dhe perimet, që do të ulë edhe më tej çmimet për 30 për qind për këto produkte. Prodhuesit e pijeve joalkoolike dhe ujit i janë bashkuar masës…
Zv/kryeministri, Artan Grubi në rrjetin e tij social facebook ka reaguar ndaj disa mesazheve që po qarkullojnë se ai paska urdhëruar të raportohet për komente me disa përkrahës të tij. Ja statusi i plotë: “Sa turp! Ska pikë burrnie mo. Tre vjet gënjeni çdo ditë, ndërsa ne, në këto tre vjet bëjmë punë sa ju as për 30 vjet nuk i keni bëni dot dhe i keni mashtru njerëzit. Analfabetizëm, smirë, ligësi, poshtërsi, as edhe fotoshopin s’dijnë ta bëjnë. Dilni me projekte, propozoni ide, realizoni atë që e keni premtuar dhe bëni punën për të cilën jeni zgjedhur, lenì pallavrat…
“Tre liderët e opozitës shqiptare në Maqedoninë e Veriut, Bilall Kasami (Lëvizja BESA), Afrim Gashi (Alternativa) dhe Izet Mexhiti (Lëvizja Demokratike), sot takuan ambasadorin e Republikës së Kosovës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Florian Qehaja, me ç’rast i shprehën ngushëllimet më të thella për vrasjen e pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku, nga terroristët serbë.Njëkohësisht, në këtë takim u bisedua edhe për situatën aktuale në Kosovë, duke konfirmuar mbështetjen për qeverinë e Kosovës në përpjekjet për mbrojtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e kumtesës së përbashkët të opozitës shqiptare në RMV.…
Sot, (25.09.2023) Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë qëndrimit të tij të punës në Lubjanë, Republika e Sllovenisë, ka vizituar Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Lubjanë, ku ka vizituar departamentin konsullor në ambasadë me qëllim të inspektimit të procesit të fotografimit dhe lëshimit të dokumenteve të udhëtimit, si dhe shpërndarjes së pasaportave për bashkatdhetarët.Me këtë rast, ministri Spasovski informoi për procesin e dhënies së dokumenteve të udhëtimit në Lubjanë, si dhe në lidhje me projektin për stacionet bazë me paraqitjen e kërkesave për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit përmes zyrave diplomatike-konsullore, i cili ka filluar…
Qeveria sot duhet të sjellë vendim për uljen e çmimeve të pijeve. Deri në fund të javës pritet të përfundojë analiza me masat qeveritare të përfshihen edhe produktet higjienike. Për mosrespektimin e çmimeve të garantuara të produkteve ushqimore, që është në fuqi nga java e kaluar, tashmë janë mbyllur markete. Siç njoftoi ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, sot do të ketë vendim për uljen e çmimeve të pijeve alkoolike dhe joalkoolike. “Për produktet higjienike me siguri gjatë kësaj jave do të përfundojnë të gjitha konsultimet dhe do të shohim nëse ka hapësirë për marrjen e masave të caktuara”, tha dje…
Ministria e Punëve të Brendshme në një deklaratë pët TV SHENJA ka dhënë detaje për aksidentin në Çair, në të cilin u përfshinë dy automjete dhe mbetën të lënduar disa persona. “Më datë 25.09.2023 në ora 19:30 është raportuar një aksident trafiku në kryqëzimin e rrugës Mak.Kos Brigada dhe Rrugës Mak.Brigada 2 në mes të veturave “Daevu” dhe “BMW”. Dy persona kanë marrë lëndime më të lehta, ndërsa dy të tjerë lëndime të rënda trupore. Një hetim është duke u zhvilluar. Ky është informacioni fillestar”, kanë deklaruar nga MPB për Televizionin SHENJA. MARKETING
Njohësi i çështjeve të sigurisë, Bashkim Selmani, situatën në Kosovë e vlerson në tri aspekte. Për Televizionin Shenja me gazetarin Samir Mustafa, ai ka thënë se bota ia fali të gjitha krimet Serbisë dhe i dha legjitimitet në forma të ndryshme dhe kjo sipas tij, jo vetëm që bën shtytje dhe nxitje për krime të vazhdueshme, por kjo është krim i organizuar me pamje shteti. “Intervenimin e policisë së Kosovës ndaj terroristëve ishte shumë profesionale dhe të gjitha policitë e vendeve Ballkanike, për këtë Kosovës duhet t’ia kenë zili”, – tha Selmani tutje. [embedded content] MARKETING

