Author: almakos

Lëvizja Besa ka drejtuar sot pyetje drejt kreut të qeverisë Dimitar Kovaçevski dhe partnerit të tij, Ali Ahmeti, në lidhje me çështjen e “Ballkanit të Hapur”. Lëvizja BESA: Ali Ahmeti dhe Kovaçevski të flasin publikisht a janë ende pjesë e “Ballakanit të Hapur” të Serbisë. Po bëhet një javë që kur Serbia përmes terroristëve të saj, sulmoi integritetin territorial të Kosovës dhe tentoi të destabilizojë Ballkanin, si pasojë e së cilës e humbi jetën rreshteri i policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. Ndërsa Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski dhe kryetari i BDI-së Ali Ahmeti ende nuk tregojnë hapur nëse…

Lexo më Shumë

Drejtori i Drejtorisë Doganore, Stefan Bogoev paralajmëroi se në kuadër të doganës, do të fillojë të funksionojë Sektori për masa të posaçme hetuese, e cila në pajtim me ligjin, siç thotë, do të ketë kompetenca për ndjekjen e komunikimeve dhe ndjekje fizike. Sektori, siç thotë Bogoev, do të riekipohet. “Drejtoria e doganave ka edhe pajisje që nuk është vendosur në funksion. Kriminelët i shfrytëzojnë të gjitha mjetet teknologjike për mashtrime, që kërkon përgjigje adekuate, respektivisht vendosjen në funksion të të gjitha kapaciteteve teknologjike dhe kuadrot profesionale, të cilët do të japin përgjigje adekuate në pengimin e veprave kriminele”, thotë Bogoev.…

Lexo më Shumë

Deputetët pasdite në kuadër të vazhdimit të seancës së 126-të plenare e kanë përfunduar debatin për propozim-vendimin për rishpërndarjen e mjeteve mes shfrytëzuesve buxhetorë të pushtetit qendror dhe mes fondeve. Nënkryetari i Kuvendit, Goran Misovski kumtoi se për votimin për këtë pikë deputetpët do të informohen në mënyrë shtesë. Ministri i Financave Fatmir Besimi, në seancë plenare, ku filloi debati për Propozimin e vendimit të plotësuar për rishpërndarjen e mjeteve ndërmjet shfrytëzuesve buxhetorë, i cili ka tetë amendamente që janë pranuar në kuadër të debatit në komision, tha se propozimi i vendimit për shpërndarjen e mjeteve ndërmjet  shfrytëzuesve buxhetorë është…

Lexo më Shumë

Kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski pyet nëse kryeministri në seancat e Qeverisë po i lexon ligjet që miratohen, apo po sillet si turist. Kjo i referohet deklaratës së kryeministrit se do të ndërhyjnë me amendamente në rast se në Ligjin për Amnisti përfshihen edhe të burgosurit e rastit “Monstra”. Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së “Shpresoj se Kovaçevski nuk është turist në mbledhjet e Qeverisë dhe kur vijnë tekstet e propozim-ligjeve fiton informacion të detajuar se çfarë përmbajnë ato ligje, posaqërisht ligje të këtilla specifike, dhe ai i lexon. Nëse nuk e  ka bërë këtë, atëherë duhet një orë e më…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi sot përgëzoi investitorët “Mej Enerxhi”, “ATS Group” për ndërtimin e parkut solar më të madh në rajon në Novaci të RMV-së, me kapacitet prej 55MW. Bekteshi tha se së shpejti, vendi do të prodhojë energji edhe për nevojat e rajonit, e jo vetëm të vendit tonë. “Ne jemi vend dhe anëtar i NATO-s dhe ne në mënyrë të pavarur do të prodhojmë jo vetëm për nevojat e shtetit tonë, por edhe për nevojat e gjithë rajonit. Ka pasur shumë njerëz skeptik edhe në atë se në vendin tonë nuk mund të zbatohet agjenda e gjelbër,…

Lexo më Shumë

Nga gjithsej 2.114 të burgosur në të gjithë vendin me Propozim ligjin e ri për amnisti lirohen plotësisht 286 persona, ndërsa 996 të burgosur marrin lirim të pjesshëm nga efekti prej 30 për qind, deklaroi ministri i Drejtësisë Krenar Lloga në konferencën e sotme për mediat. Siç tha ministri, kjo shifër u referohet personave që tashmë janë në burgje në të gjithë shtetin, derisa për ata 2.813 që presin të shkojnë në burg do të ketë listë shtesë nga Drejtoria e Zbatimit të Sanksioneve. Ministri Lloga Në në brifingun e sotëm në Ministrinë e Drejtësisë, informoi se Propozim ligji për…

Lexo më Shumë

Nga viti i ardhshëm Maqedonia e Veriut si anëtare e plotë e Organizatës për bashkëpunim ekonomik të Detit të Zi, merr 5.000 leje B-Sek për transportuesit tanë, ndërsa në lidhje me CEMT lejet e disponueshme do të jenë 1.680 leje vjetore dhe 2.808 leje mujore, njoftoi sot ministri Blagoj Boçvarski në takimin tradicional me transportuesit, të organizuar nga Shoqata Makam Trans. “Atë që dua të theksoj, e është risi, është se ne kemi rënë dakord me palën ukrainase për 700 leje për dhe nga vendet e treta, duke filluar nga viti 2024, ndërsa gjithashtu pas një sërë takimesh të komisionit…

Lexo më Shumë

Dy policët të cilët pretendonin se ishin mashtruar nga një i burgosur janë suspenduar, informoi ministri i Drejtësisë, Krenar Lloga. Në një deklaratë pas brifingut të sotëm me mediet, ministri Lloga tha se nga momenti kur është informuar për rastin, ka kërkuar nga Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve që të veprojë. “Sot në komunikim me drejtorin e ri të INP Idrizovë është ndërmarrë kjo dhe dy policët janë suspenduar deri sa të zgjidhet ky rast”, tha ministri Drejtoria për Ekzekutimin e Sanksioneve më parë njoftoi se më 19.09.2023 ka kryer mbikëqyrje të jashtëzakonshme në INP Idrizovë me qëllim që të…

Lexo më Shumë

Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga në konferencën e sotme për media njoftoi se kodi i ri penal pritet të votohet deri në fund të vitit dhe se i njëjti është përgatitur nga ana e grupit të punës  dhe momentalisht po përkthehet në gjuhën angleze me asistencë të OSBE-së si dhe është në dorëzim në misionin e e Bashkimit Evropian në Shkup po ashtu edhe në Bruksel. Lloga theksoi se në kodin e ri penal ka diskutime dhe beson që lartësia e dënimeve do të duhet të kthehet sipas standardeve të BE-së të cilët pak a shumë janë në mes të…

Lexo më Shumë

Sindikata e të punësuarve në administratë, organeve gjyqësore dhe shoqatave qytetare ka radikalizuar protestën duke kërkuar rritje të pagave për 78 për qind, pasi sot dolën në rrugët e Shkupit. Ata paralajmëruan se nesër do të fillojnë grevën edhe Avokatura e Shtetit, ndërsa dje kanë protestuar administrata e 28 prokurorive të vendit. Tërpe Deanoski, kryetar i sindikatës, tha se ata do të punojnë vetëm për raste të detyrueshme dhe urgjente. Trpe Deanoski “Përsëri shërbimi gjyqësor është në rrugë. Në fillim të fellës gjyqësore, vetëm gjykatat e Shkupit dolën në protestë dy orëshe dhe kërkuan rritje të pagave për 78 për…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti, në lidhje me rastin e një djali 24-vjeçar të ndjerë në Spitalin Klinik të Manastirit, ka iniciuar Inspektoratin Shtetëror Sanitar Shëndetësor që të bëjë inspektim të jashtëzakonshëm në institucion. Pas konstatimit të gjendjes faktike dhe hartimit të raportit nga ISHSSH, opinioni publik do të informohet në kohë. Ndryshe një i ri 24-vjeçar pas temperaturës së lartë shtatë ditëshe në spitalin e Manastirit ka ndërruar jetë, këtë e konfirmoi edhe drejtoresha e spitalit MARKETING

Lexo më Shumë

I pyetur nëse Aleanca për Shqiptarët ka gjasa që ta braktis Qeverinë para zgjedhjeve parlamentare, qofshin ato të rregullta apo të parakohshme, kreu i ASH-së, Arben Taravari tha se në politikë çdo gjë është e mundshme.“As që e kemi diskutuar tash për tash, por shihni, rrethanat janë shumë interesante, zhvillimet janë të përditshme, mund të them se çdo ditë ka plot zhvillime, kështu që nuk mund të them diçka definitive tash për tash, por në politik, çdoherë, çdo gjë është e mundshme”, theksoi Taravari. MARKETING

Lexo më Shumë