Kremlini ka reaguar për herë të parë në lidhje me situatën në veri të Kosovës, ku terroristët serbë vranë një efektiv të policisë së Kosovës. Përmes një deklarate të zëdhënësit Dimitry Peskov, Moska bën me dije se po vëzhgon nga afër gjendjen në veri të Kosovës, por nuk dënon sulmin vdekjeprurës të personave të maskuar ndaj policisë. Dmitry Peskov, zëdhënësi i Kremlinit “Gjendja është tejet e vështirë. Në Kosovë, ne e shohim një qasje tradicionalisht të anshme ndaj serbëve… gjendja është shumë, shumë e tensionuar dhe me gjasë e rrezikshme, ne jemi duke e vëzhguar atë nga afër”. Ndërkaq, presidenti…
Author: almakos
Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, së bashku me ministrin e Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi dhe u.d. drejtor i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, sot vizituan kompaninë Alma M. Në takim, Kryeministri Kovaçevski, ministri Bekteshi dhe drejtori i ISHT-së, Trajkovski me menaxhmentin e kompanisë kanë biseduar për vendimet e reja të Qeverisë për uljen e çmimeve të mbi 50 produkteve. Në vazhdim ua përcjellim fjalimin integral të Kryeministrit Kovaçevski: “Dua të falënderoj nikoqirët sot gjatë vizitës së kompaninë Alma M, një kompani nga sektori i distributiv në vendin tonë, dhe përmes një bashkëbisedimi të detajuar…
Fronti Opzitar shqiptar në Maqedoni përmes një kumtese ka reaguar ndaj ngjarjeve në Kosovë ku mbeti i vdekur një polic dhe dy të tjerë u plagosën nga terroristë serb. ”Veprimi i djeshëm në Kosovë i terroristëve të mbështetur nga Serbia, është një tregues i qartë se qëllimet dhe politikat e Serbisë janë të njëjta si të Rusisë, e cila për momentin kryen agresion në Ukrainë. Prandaj faktori ndërkombëtar, SHBA dhe BE, duhet të veprojnë që të mos lejojnë që në Ballkan të ndodh një Ukrainë e dytë. Vlerësojmë se SHBA si partnere dhe mike kryesore e shqiptarëve dhe Kosovës por…
Pas një sërë akuzash përmes Facebook-ut, ish-lideri i VMRO-së, e tash azilkërkues në Hungari, Nikolla Gruevski mbrëmë me një mesazh të ri për Mickoskin përmes rrjeteve sociale. Ai e akuzoi atë për bashkëpunim të fshehtë me ish-liderin e LSDM-së, Zoran Zaev.“Dhe heshtja për Zaev. Për bashkëpunimin e tyre të fshehtë dhe planet e përbashkëta. Cilat janë bazat, synimet, dimensioni moral, qëndrimet dhe ideologjia kombëtare e aleancës së re me Zaevin.Epo, a nuk ishte kundërshtari ynë i përbashkët politik, ai ishte “xhelati” kryesor i të gjithë përndjekurve politikë nga VMRO-DPMNE, ishte një qeveri që ndryshoi emrin, kushtetutën, kombësinë, identitetin, historinë…me marrëveshjen…
Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjetin e shpërndarjes, sot pa energjie lektrike do të mbeten një pjesë e konsumatorëve të komunave Karposh dhe Gjorçe Petrov, njoftoi QRMK – Shkup. Në periudhën prej orës 9:00 deri në orën 12:00, pa energji elektrike do të jenë konsumatorët e rrugëve “Vllae”, “France Preshern”, “Aco Shopov” dhe “Dragutin Avramovski – Gute” në Komunën e Karposhit. Në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 14:00, pa energji elektrike do të mbesin konsumatorët e ndërtesës nr. 107 në bulevardin “Partizanski Odredi” në Komunën e Karposhit. Në periudhën nga ora 12:00 deri në orën 18:00, pa…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka reaguar për zhvillimet në Kosovë, raporton SHENJA.Ai ka thënë se dënon fuqishëm ngjarjet në veri të Kosovës, ndërsa i shpreh përkrahje të plotë KFOR-it për të gjitha aktivitetet e ardhshme të cilat janë në drejtim të garantimit të paqes dhe stabilitetit në Kosovë.Në lidhje me sigurinë e shteti, Kovaçevski shkruan se qytetarët duhet të jenë të qetë se ajo është stabile.Kovaçevski apelon për deeskalim të ngjarjeve në Kosovë dhe vazhdimin të dialogut për zgjidhje të gjitha çështjeve të hapura.“Kyçe është përshpejtimi i integrimeve euroatlantike të Ballkanit Perëndimor, kjo është mënyra e vetme…
Nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut kanë reaguar pas zhvillimeve në Kosovë, duke thënë se në bazë të informacioneve të shpërndara nga shërbimet si dhe nga informacionet e siguruara nga aleatët e NATO-së, nuk ekzistojnë indice për cenimin e sigurisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut. “Siguria në shtet, në korrelacion me zhvillimet në Kosovë, është stabile, pa indice për ndonjë prishje, të gjithë institucionet përgjegjëse për sigurinë janë maksimalisht sy qelë. I dënojmë ngjarjet që kanë ndodhur sot dhe i japim përkrahje të plotë KFOR-it për të gjitha aktivitetet e ardhshme të cilat janë në drejtim të garantimit të…
Eurodeputetja Irena Joveva nga Sllovenia, e cila është zv/kryetare e Komisionit për Sëmundje Publike pranë Parlamentit Evropian, në emisionin “25 minuta” të TV Shenja tha se kjo që ka ndodhur është një skandal i tmerrshëm në kohë kur për fat të keq shumë njerëz vuajnë nga kanceri dhe në vendin ku sistemi shëndetësor është i dobët. “Më vjen keq për pacientët dhe familjet e tyre, të cilëve, për shkak, siç shihet, interesave personale nuk u është siguruar trajtimi i cili është i nevojshëm dhe kjo vërtetë është e turpshme dhe nëse është e vërtetë atëherë gjithë ato që janë të…
Nga MPJ njoftojnë se 7 shtetas të Maqedonisë së Veriut, në mesin e të cilëve edhe një fëmijë, janë të vendosur në një hotel në afërsi të Manastirit ku sot u strehuan terroristët e armatosur serb, pasi vranë një polic të Kosovës. Nga MPJ thonë se ministri Bujar Osmani është në komunikim të vazhdueshëm me homologen Donila Gërvalla. “Për momentin Policia e Kosovës po e siguron hotelin ku janë të vendosur shtetasit tanë, ku pritet që pas bisedës zyrtre, të kthehen në shtëpi”, thonë mes tjerash nga MPJ MARKETING
Drejtori i Inspektoratit Shtetëror të Tregut, Goran Trajkovski, nëpërmjet një shkrimi në rrjetin social facebook njoftoi se dje nga ana e inspektorëve u gjobitën dhe u mbyllën disa zinxhirë të marketeve të mëdha në lagjet e Shkupit, Çairit, Taftalixhes, Kisella Vodës, Butelit si dhe në Strugë. Këto supermarkete nuk respektuan vendimin e qeverisë për uljen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë, tha ai. GORAN TRAJKOVSKI, DREJTORI I INSPEKTORATIT SHTETËROR TË TREGUT “Apeloj tek të gjithë tregtarët, nuk do të ketë kompromis apo përzgjedhje në veprimet e inspektoratit të tregut kur është në pyetje interesi i qytetarëve”. Trajkovski rithekson se të…
Zv.kryeministri i parë, Artan Grubi, dënoi vrasjen e një pjesëtari të policisë në Veri të Kosovës. Vlerëson se sulmi dhe vrasja e policit kosovarë është “tentativë për nxitjen e krizës dhe konfliktit me pasoja ndaj paqes, stabilitetit dhe sigurisë në rajonin tonë. “Të papranueshme zhvillimet e paramenduara destabilizuese në veri të Kosovës ndaj policisë dhe shtetit por edhe të rajonit. Dënoj ashpër sulmin ndaj forcave policore të Kosovës që la të vrarë efektivin Afrim Bunjaku dhe plagosi të tjerë në veri të Kosovës. Apeloj për kujdes dhe maturi, arrestim të menjërshëm të vrasësve, stabilizim të situatës, vendosmëri në rikthimin e…
Ministri i Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka dënuar fuqishëm vrasjen e zyrtarit të Policisë së Kosovës, të dielën në Veri të Kosovës. “Zemra ime është me familjen dhe kolegët e tij. Mbështetje e plotë për drejtësinë duke sjellë para drejtësisë autorët e këtij akti të urryer”. Aktet e dhunës, sipas Osmanit, nuk do të dëmtojnë stabilitetin e Kosovës.“Siguria e qytetarëve në radhë të parë.” MARKETING

