Author: almakos

Zv.kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi thotë se sipas parashikimeve të reja të FMN-së, Gjermania si partneri më i madh tregtar i Maqedonisë do të ketë rritje negative në ekonomi dhe e gjithë kjo do të ndikojë edhe në ekonominë e Maqedonisë.Projeksionet për tregun tonë më të madh të eksportit, Gjermaninë, janë se ekonomia në vitin 2023 do të arrijë një rënie reale prej -0,5%, ndërsa projeksionet për pjesën tjetër të vendeve me të cilat kemi shkëmbimin më të madh të tregtisë së jashtme janë si më poshtë: Mbretëria e Bashkuar 0,5%, Greqia 2,5%, Serbia 2,0%, Kina 5.0%”. “Rritja negative,…

Lexo më Shumë

Liderët e partive politike shqiptare kanë zgjedhur që të heshtin për luftën që po zhvillohet aktualisht në Palestinë. Ndërsa tragjedia është duke u përshkallëzuar, politikanët shqiptarë po qëndrojnë në një pozicion neutral, ndërkohë që institucionet e shtetit janë deklaruar qartësisht se mbeshtesin Izraelin në këtë përballje. I vetmi prej krerëve të partive shqiptare që është deklarur publikisht pro të drejtës së popullit palestinez është kryetari i Lëvizjes Populli, Skender Rexhep-Zejdi. SKENDER REXHEP-ZEJDI, KRYETAR I LËVIZJES POPULLI “Nëse një popull me 2 milion banorë që plot 75 vjet është i rrethar me një kafaz të hekurt, që tash vazhdimisht bombardohet me…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Јashtme ka njoftuar se edhe 9 qytetarë të tjerë janë larguar nga Izraeli, përmes rrugëve të ndryshme të transportit, përkatësisht: katër me aeroplan për në Athinë, tre për në Jordani dhe dy për në Beograd. Numri i përgjithshëm për tre ditët e fundit është rritur në 40 qytetarë të vendit tonë, të cilët janë larguar nga Izraeli. Nga MPJ thonë se 20 shtetas të regjistruar nga rajonet kufitare, që konsideroheshin të rrezikshëm për sigurinë, janë transferuar mëngjesin e sotëm në një vend të sigurt në Tel Aviv, nga ku do të punohet për largimin e tyre…

Lexo më Shumë

Për dy ditë, mbi 10.000 qytetarë janë regjistruar për vaksinim falas kundër gripit sezonal në ueb faqen vakcinacija.mk, kumtoi sot Ministria e Shëndetësisë. Vaksinimi falas do të mbulojë grupet e mëposhtme të rrezikut: të moshuar (mbi 65 vjeç), personat me sëmundje kronike, punonjësit e kujdesit shëndetësor, gratë shtatzëna, fëmijët nga 6 muaj deri në 5 vjeç dhe personat e vendosur në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve dhe personat e punësuar në institucionet e mbrojtjes sociale të të moshuarve. “Vaksinimi kundër gripit sezonal është masa më efektive për parandalimin e gripit, i cili parandalon shfaqjen e formave më të…

Lexo më Shumë

Edhe 9 qytetarë tanë të tjerë janë larguan nga Izraeli, përmes rrugëve të ndryshme të transportit, përkatësisht: katër me aeroplan për në Athinë, tre për në Jordani dhe dy për në Beograd; së bashku me ata që janë larguar më parë, numri i përgjithshëm për tre ditët e fundit është rritur në 40 qytetarë tanë që janë larguar nga Izraeli, njoftojnë nga MPJ.Nga MPJ theksojnë se 20 shtetas të regjistruar nga rajonet kufitare, që konsideroheshin të rrezikshëm për sigurinë, janë transferuar mëngjesin e sotëm në një vend të sigurt në Tel Aviv, nga ku do të punohet për largimin e…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ua uron festën e madhe kombëtare 11 Tetorin – Ditën e Kryengritjes Popullore. “Falë suksesit të LNÇ-së, ekziston Republika e sotme, moderne dhe e pavarur, demokratike, euroatlantike e Maqedonisë së Veriut. Prandaj 11 tetori 1941, kur filloi kryengritja antifashiste e popullit çlirimtar maqedonas, ishte, është dhe do të jetë gjithmonë në faqet e ndritshme të historisë maqedonase. Le ta anëtarësojmë vendin në BE dhe të sjellim standardet evropiane në vendlindjen. T’i përgjigjemi amanetit dhe detyrës sonë të shenjtë, sot të krijojmë të ardhme për gjeneratat e ardhshme!”, tha…

Lexo më Shumë

Me rastin e festës së sotme shtetërore 11 Tetori – Dita e Kryengritjes Popullore, autobusët e transportit publik do të qarkullojnë sipas orarit të së dielës, informuan nga NQP – Shkup. Do të ketë dy biletari shërbimi, të cilat do të punojnë nga ora 08:00 deri në 14:00, ajo në Qendrën e Transportit (në dalje) dhe biletaria në Gjorçe Petrov. NTP rikujton se teleferiku do të funksionojë normalisht nga ora 10:00 deri në 18:00, ndërsa nga ora 17:00-17:30 do të jetë udhëtimi i fundit nga poshtë-lart, pra në orën 17:45 udhëtimi i fundit nga lart-poshtë. MARKETING

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot pasdite para Komisionit Anketues për ngjarjet në Klinikën e Onkologjisë deklaroi se MPB-ja që në vitin 2012 disa herë e ka ndjekur punën në këtë Klinikë sepse ekzistonin indikacione për keqpërdorime. Lidhur me angazhimin të cilin e ka MPB pas procedurës së fundit e cila është hapur, Spasovski tha se janë ndërmarrë një varg aktivitetesh sa i përket sigurimit të dëshmive materiale dhe se gjatë kësaj periudhe bëhen dy lloje të ekspertizës – njëra ekspertizë është e pajisjeve elektronike dhe e dyta është e dokumentacionit mjekësor, ku kanë marë mbi 50 karta…

Lexo më Shumë

Komiteti për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, në kuadër të seancës së 17-të, solemnisht e shënoi 20-vjetorin e ekzistimit të tij. Seancën e hapi kryetarja e Komitetit, Arbana Pasholli, e cila, siç njoftojë nga pres shërbimi i Kuvendit, shprehu nderimin dhe kënaqësinë për këtë jubile, që e shënon aspiratën për të ndërtuar shtet modern me diversitet multietnik. “Bashkëjetesa ndëretnike mbetet prioritet mbi prioritetet për sigurimin e paqes në vend dhe rajon, dhe në këtë drejtim janë edhe kompetencat e Komitetit që të shqyrtojë çështjet që kanë të bëjnë me marrëdhëniet ndërmjet bashkësive të ndryshme dhe të përgatisë propozime për zgjidhjen e tyre.…

Lexo më Shumë

Para këshilltarëve ishte dorëzuar vendimi me të cilin duhej të fillojnë të blihen 250 autobusë ekologjikë, megjithatë te ata për fat të keq vetëdija nuk është në atë nivel që ta kuptojnë se për qytetarët tanë është e nevojshme të kenë transport publik falas me të cilin do të mbërrijnë në çdo lokacion të mundshëm. Bëj thirrje që në interes të qytetarëve ta votojnë këtë vendim, sepse kjo është diçka që nuk duhet të ketë prapavijë politike, porositi sot kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. “Për realizimin e këtij projekti, tashmë dhjetëra herë u është dorëzuar këshilltarëve vendimi me…

Lexo më Shumë

Më në fund vjen një lajm i mirë për qytetarët, të cilët kanë nevojë për t’i ndërruar dokumentet. Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të nxjerrin dokumentet personale pa termin. Këtë e bëri të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Ai informonë se në dhjetë ditët e ardhshme do të hapet një punkt me dhjetë vende pune për nxjerrjen e dokumenteve personale. Sipas tij, qytetarët pa pas terrmin do të mund t’i nxjerrin aty dokumentet. OLIVER SPASOVSKI, MINISTËR I PUNËVE TË BRENDSHME “Vendet e reja do të jenë të vendosura në Shkup. Kjo bëhet me qëllim që të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Besës Bilall Kasami, sot ka deklaruar se thirrjet e opozitës maqedonase për zgjedhje të parakohshme janë të pranuara për partitë politike shqiptare.Ai deklaroi se partitë opozitare shqiptare janë tashmë të konsoliduara dhe të gatshme për zgjedhjet e ardhshme. “Gjithçka që çon në zgjedhje fer dhe demokratike, ne jemi të gatshëm të marrim pjesë. Në këtë drejtim bëjmë thirrje që Qeveria sa më shpejtë të reflektojë, të thërrasë takim të liderëve për të arritur marrëveshje për termin për zgjedhje të parakohshme kuvendare”, tha Kasami. Sipas tij, është më e pranueshme ekonomikisht që zgjedhjet kuvendare dhe ato presidenciale të mbahen…

Lexo më Shumë