Ministri i Shëndetësisë, d-r Fatmir Mexhiti, emëroi drejtorët e rinj mjekësorë të Klinikës për Dermatovenerologji dhe Klinikës për Kardiologji. Në Klinikën Universitare për Dermatovenerologji për U.D. të ri, drejtor mjekësor është emëruar d-r. Dejan Filipoviq, i cili nga viti 2018 është i punësuar në këtë klinikë si mjek specialist dermatovenerolog dhe asistent në dermatovenerologji në Fakultetin e Mjekësisë në Shkup. Aktualisht ai është kandidat për doktoraturë në mjekësinë klinike, në degën dermatovenerologji, në Universitetin “Kiril i Metodij” Shkup dhe është anëtar i Shoqatës së Dermatovenerologëve të Maqedonisë, si dhe anëtar i Akademisë Evropiane të Dermatologjisë dhe Venerologjisë.
Gjithashtu, për U.D. të ri, Drejtor i Klinikës Universitare të Kardiologjisë është emëruar d-r Bekim Pocesta, specialist shumëvjeçar i kardiologjisë, i cili që nga viti 2005 është i punësuar në Klinikën e Kardiologjisë në repartin e terapisë intensive, si dhe në shërbim të elektrofiziologjisë dhe implantimit të aparateve elektrostimuluese. Në vitin 2019 ka marrë titullin primarius, si dhe ka përvojë si drejtor i Universitetit të Kardiologjisë nga korriku 2017 deri në shkurt 2018.
Data 31.08.2026
Aktuale
- 32-vjeçari nga Shkupi sulmon fizikisht vëllain dhe motrën e mitur me një objekt metalik
- “A jemi vetëm në Univers?” – NASA nis teleskopin në hapësirë për të kërkuar përgjigjen
- Ekzekutohet me armë zjarri bosi i Camorra-s në Itali, trupi i tij u gjet brenda në makinë
- Mbahet seanca gjyqësore për rastin e barrikadave në veri
- Përmbytje masive në Kanionin e Madh të Arizonës në SHBA, zhduken 15 alpinistë, evakuohen 62 persona të tjerë
- Përmbytjet masive në Nepal, mbi 900 viktima, intensifikohen përpjekjet për të shpëtuar qindra persona të bllokuar nën rrënoja
- Gattuso i jep “leksione” De Rossit, Lazio e pandalshme, ylli i ri i ekipit bën sërish diferencën
- “Kostë Çekrezi i shkruante një letër shokut të tij, nipit të presidentit amerikan, Willson, ku i thoshte…”/ Studiuesi i njohur nga SHBA-ja, publikon dokumentin e rrallë



