Author: almakos

Ministri Oliver Spasovski gjatë konferencës për media, tha se kundër babait të Vanjës ka patur disa procedura për shkelje të ligjit. Një ka qenë në rajonin e Prilepit. Prokurori Gavrill Bubevski tha se në lidhje me përfshirjen e prindërit, dy nga të dyshuarit që janë në paraburgim kanë thënë se  në lidhje kur do t del dhe si do të del, i kanë marrë nga dorasi, por që ai këto informacione i ka siguruar nga babai i Vanjës. “Ata që janë të arrestuar dhe ai që po gjurmohet janë si grup dhe tani po i konfirmojmë lidhjet e tyre dhe…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore Penale e ka pranuar propozimin e Prokurorisë Themelore Publike Shkup dhe ka caktuar masën e paraburgimit prej 48 orësh për tre persona të cilët janë sjellë në gjykatë dhe dyshohen për vrasjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, konfirmoi gjykata. Njëri nga të dyshuarit që mbrëm është sjellë në gjykatë është Velibor Manev nga Velesi. Në një prononcim për media, i pyetur nëse ka kryer vrasjen e Vanyas, Manev është përgjigjur negativisht. Sipas MPB-së, nga masat operative të ndërmarra është konstatuar se Vanja është marrë me automjet nga hyrja e banesës dhe nga të dhënat e marra nga marrja në…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE ka reaguar pas informacionit se Vanja Gjorgjievska është gjetur e vdekur. Ata kërkojnë dorëheqje të menjëhershme nga ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, i cili, sipas tyre, në vend që të merret me gjetjen e Vanjës është marrë me organizimin e samitit. “Ai është turp për policinë dhe nuk është në gjendje të mbrojë qytetarët. Pse hesht policia për rastin e qytetarit të zhdukur të Velesit? Si lejoi policia e Spasovskit një grup kriminal të bredh në mes të Shkupit dhe të rrëmbejë dhe vrasë qytetarë të pafajshëm? Nuk ka skandal që nuk ka ndodhur gjatë mandatit të…

Lexo më Shumë

Kreu i BDI-së Ali Ahmeti është shpallur qytetar nderi i Bashkisë Tropojë. Lajmi është bërë i ditur nga vetë Bashkia Tropojë përmes një postimi në Facebook. “Bashkia Tropojë ka shpallur liderin e shqiptarëve Ali Ahmetin qytetar nderi. Manifestimi do të mbahet ditën e martë, më 5 dhjetor 2023, me fillim në ora 13:00, në Pallatin e kulturës “Dardania” në Bajram Curri”, thuhet në njoftim. MARKETING

Lexo më Shumë

Në emisionin “25 minuta” në TV SHENJA, i ftuar ka qenë Kostadin Acevski, Drejtor i NP Rrugët e Maqedonisë. Ai është përgjigjur shumë pyetjeve lidhur me funksionimin e ndërmarrjes, automjetet për pastrim të borës që posedon dhe tema tjera. Ja një pjesë e bisedës: Pyetje: Numër i madh i qytetarëve janë ankuar shkaku se një pjesë e vogël e borës krijoi kaos të vërtet nëpër Maqedoni. Ishte e akuzuar Rruga e Maqedonisë , ju jeni drejtor dhe pikërisht juve ju akuzonin. Që nuk e kryeni punën. Kostadin Acevski Rruga e Maqedonisë ishte e akuzuar si çdoherë. Disa herë thash se…

Lexo më Shumë

Në vitin kur brendi “Bekutan” festoi 45 vjetorin, Alkaloid nisi bashkëpunimin strategjik me Fshatin e  i Fëmijëve SOS – një organizatë që aktualisht kujdeset për afro 500 fëmijë dhe të rinj në vend që janë pa kujdes prindëror ose janë në rrezik të humbasin prindërit… Në dhjetor të vitit 2022, njëra prej shtëpive të Fshatit të Fëmijëve SOS, që ndodhet në lagjen Çento, mori emrin “Shtëpia Becutan”, për të cilën kompania u bë ndihmëse dhe mbështetëse kryesore, duke ndërtuar marrëdhënie të sinqerta mes familjes dhe punonjësve të  “Alkaloidit”. Në kuadër të projektit jubilar, kompania ndau mbi 2 milionë denarë të…

Lexo më Shumë

Për tre nga pesë të arrestuarit gjatë ditës së djeshme dhe në lidhje me zhdukjen e 14-vjeçares Vanja, prokuroria kërkon masën e paraburgimit. Nga aty bëjnë të ditur se prokurori publik ka dorëzuar propozim në Gjykatën Themelore Penale Shkup për caktimin e paraburgimit prej 48 orësh për të siguruar praninë e tyre deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes.Shtohet se gjatë gjithë ditës po kryhen veprimet për sigurimin e provave. Prokuroria Publike dhe MPB do ta informojnë opinionin sapo të krijohen kushte që nuk do të prishin procedurën”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë. Prokuroria njoftoi se të gjitha spekulimet që…

Lexo më Shumë

VMRO ka publikuar marrëveshjen e mes ESM-së dhe kompanisë Markovski për angazhimin e 10 buldozerëve në REC Manastir për një periudhë prej 18 muajsh për një pagesë prej 16.253 denarëve në një orë pune. Nënkryetari i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Nikolloski tha se qeveria po thyen rekorde në vjedhje, kompania e preferuar e qeverisë Markovski do të fitojë 63 mijë euro në ditë nga vetëm 10 buldozerë nga REK Manastir. Aleksandar Nikolloski “16.253 denarë për orë ose vlera totale e kësaj marrëveshjeje kornizë është 9 milionë e 200 mijë euro, të cilat kompania Markovski duhet t’i marrë për punësimin e vetëm 10…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ka demantuar lajmin e gazetës Veçer, të cilët kanë shkruar se kjo parti është në prag të përçarjes dhe se kryetari i tyre Arben Taravari së bashku me pesë deputetë tjerë do të dalin në opozitë, ndërsa Sela së bashku Elmi Azirin dhe Ilire Dautin do të mbesin në pushtet. Nga ASH reagojnë duke thënë se ka vite që ka lajme për përcarje brenda ASH-së, por se koha ka dëshmuar se këto vetëm janë dëshira të dështuara. “Çdo lajm i këtillë që thirret në burime anonime brenda ASH-së është thjeshtë fabrikim i qarqeve jashtë dhe kundër Aleancës…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se në vazhdimësi punon dhe ndërmerr hapa konkretë në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të personave me aftësi të kufizuara. Sipas rregullores së Ministrisë, përcaktohet se objekti për kryerjen e veprimtarive shëndetësore duhet të ofrojë komunikim horizontal dhe vertikal për lëvizjen e karrigeve me rrota, si dhe kriteret e duhura lidhur me gjerësinë dhe lartësinë e hapjeve të ndryshme (dyer, dritare dhe ashensorë. ), dhe me akte të veçanta obligohen institucionet publike shëndetësore që të formojnë organe eksperte për vlerësimin funksional të personave me aftësi të kufizuara.Në bazë të nenit 34 paragrafi 1…

Lexo më Shumë

Liderët e Lidhjes Europiane për Ndryshim, Izet Mexhiti, Bilall Kasami dhe Afrim Gashi gjatë qëndrimit të tyre në Zvicër kanë njoftuar se janë takuar ne Zurich me deputetin Islam Aliaj, i cili është deputeti i parë shqiptar në Parlamentin Federal të Zvicrës.“Sot qëndruam në Zurich ku takuam deputetin Islam Aliaj. Aliaj është deputeti i parë shqiptar në Parlamentin Federal të Zvicrës. U ndamë nga takimi të kënaqur duke parë që shqiptarët në diasporë kanë arritur majat e suksesit. Uruam deputetin Aliaj për mandatin e fituar duke i dëshiruar punë të mbarë dhe suksese pafund në përfaqësimin e shqiptarëve por edhe…

Lexo më Shumë

“Ky vit është jashtëzakonisht i rëndësishëm për zgjerimin. I bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë, aktorëve përgjegjës, partive politike që të bëjnë përpjekje për ndryshimet kushtetuese, mbi të gjitha në interes të qytetarëve. Është përgjegjësi ndaj njerëzve, dhe tani është e nevojshme dhe urgjente që shteti të përparojë dhe është një mundësi gjeostrategjike për të bërë një kërcim deri në fund të vitit 2030, për të lidhur Evropën dhe Maqedoninë e Veriut për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian”, ka thënë zëvendëskryeministrja Sllovene dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Evropës, Tanja Fajon, në një intervistë për MIA-n. “Është e…

Lexo më Shumë