Author: almakos

Sektori për Punë të Brendshme Shkup edhe gjatë ditës së djeshme (02.12.2023) ka vazhduar me kontrolle në zonën e komunikacionit. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 132 masa, nga të cilat 25 sanksione për drejtim automjeti me shpejtësi të kufizuar, 11 masa për drejtim mjeti pa patentë shofer, 11 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit. Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë tek qytetarët që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit në mënyrë që të rrisim sigurinë në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.…

Lexo më Shumë

Së shpejti Fabrika ATS AMMO do ta prodhojë dronin e parë të vendit, i cili do të jetë në pajtim me të gjitha standardet e NATO-s, paralajmëroi kryeministri Dimitar Kovaçevski gjatë vizitës së sotme në fabrikën afër Makedonski Brodit. Me të ishin edhe zëvendëskryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytyqi dhe ministrja e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska. “Për kohë shumë të shkurtë ATS AMMO do të fillojë me prodhimin serik të katër llojeve të droneve. Do të drejtohen me inteligjencë artificiale dhe do të kenë rreze të lartë veprimi. Do të jenë tërësisht të pajisur sipas të gjitha standardeve të NATO-s. Ata…

Lexo më Shumë

Të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se numri i personave që vdesin është shumë më i lartë se i atyre që lindin. Në nëntë muajt e parë të këtij viti numri i të vdekurve është për 2 582 më i lartë se numri i atyre që kanë lindur.  Gjatë nëntë muajve të parë të këtij viti kanë lindur 12 128 foshnja dhe kanë vdekur 14. 710 persona. Të dhënar e Entit Shtetëror të Statistikave tregojnë se në tremujorin e tretë të këtij viti, numri i të vdekurve është për 294 më shumë sesa numri i atyre që kanë…

Lexo më Shumë

Ditën e martë do të ketë propozim ligj për masat antikrizë të Qeverisë, me çka do të qartësohen disa paqartësi që janë krijuar, bëri me dije zëvendës kryeministri për Çështje Ekonomike Fatmir Bytyqi. I pyetur se a do të dëgjojnë rekomandimin e Odës Ekonomike që masa për subvencionim të pagave të të punësuarëve në sektorin privat të precizohet, Bytyqi, tha se do të marrin parasysh rekomandimet e tyre. Fatmir Bytyqi, zv/ kryeministër për Çështje Ekonomike “Të martën do të ketë propozim ligj në të cilin do të precizohet kjo masë. Sigurisht që propozimi i Odës Ekonomike do të merret parasysh,…

Lexo më Shumë

Pesë persona janë arrestuar në lidhje me rastin e zhdukjes së vajzës 14 vjeçare, Vanja Gjorçevsa njoftoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski gjatë vizitës së tij në Kumanovë, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve se a ka përparim në hetimin e vajzës. Oliver Spasovski “Mbrëmë ka pasur punë intensive deri në orët e vona. Më duhet të them se kemi ndaluar pesë persona dhe kemi siguruar një automjet, pra aktivitetet janë duke vazhduar. Është diçka plus që ne e kemi marrë në lidhje me gjithçka që japim si provë, si gjurmë, gjithçka për të zbardhur këtë rast”.…

Lexo më Shumë

“Nuk mund të qëndroj në një tavolinë me njerëz që kanë manifestime antibullgare dhe anti-evropiane” – ka deklaruar Zv/Kryeministrja dhe Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Marija Gabriel. Ajo, ka komentuar pjesëmarrjen e Bullgarisë në Samitin e OSBE-së në Shkup, ku qëndroi disa orë në Maqedoninë e Veriut dhe sikurse Sekretari Amerikan i Shtetit, Entoni Blinken, u largua nga Shkupi para mbërritjes së Ministrit të Jashtëm rus, Sergej Lavrov. “Isha në Shkup për ta respektuar Kryesuesin e OSBE-së. Kishte një darkë me liderët evropian, ku secili prej nesh duhej të deklaronte se jemi aty për shkak se nuk duam ta firmosim…

Lexo më Shumë

Entoni Blinken dhe Sergej Lavror në Shkup me dashje apo pa dashje nuk u takuan, por nuk përputhen edhe qëndrimet e SHBA-së dhe Rusisë për zhvillimet aktuale gjeopolitike, për situatën dhe të ardhmen e OSBE-së, për zhvillimet në Ukrainë dhe në Ballkan. Blinken ishte në darkën joformale të liderëve dhe u largua për në Izrael, ndërsa Lavrov mbajti një fjalim të gjatë në seancën plenarë të Këshillit të ministrave, i cili i bojkotua nga disa delegacione. Ardhja e tij në Shkup ishte arsyeja për anulimin e prezencës të ministrave të Punëve të Jashtme të Ukrainës dhe disa vendeve të tjera.…

Lexo më Shumë

Prodhimi industrial në tetor të këtij viti, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar, është më i lartë për 9,9 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Shikuar sipas sektorëve, prodhimi industrial në sektorin Miniera dhe gurorë gjatë muajit tetor të vitit 2023, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, shënon rritje për 15.9 %, në sektorin Industria përpunuese shënon rritje për 8.2 %, ndërsa në sektorin Furnizim me energji elektrike, gaz, avull dhe ajër të kondicionuar shënon rritje për 19.0 %. Rritje në sektorin Industria përpunuese është kryesisht rezultat i rritjes së prodhimit në departamentet e…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bektesi nga sot deri më 6 dhjetor do të marrë pjesë në Samitin e Kombeve të Bashkuara për ndryshimet klimatike – COP28, që po mbahet në Emiratet e Bashkuara Arabe. Siç informoi Ministria e Ekonomisë, Bekteshi do të prezantojë Platformën Investuese për Tranzicion të Drejtë Energjetike të Maqedonisë së Veriut dhe do të mbajë një panel diskutimi për avancimin e tranzicionit të qymyrit, organizuar nga Fondi i Investimeve Klimatike. Gjithashtu, Bekteshi do të marrë pjesë në një takim të Komunitetit energjetik dhe do të zhvillojë disa takime dypalëshe.  MARKETING

Lexo më Shumë

Qendra për Menaxhim me Kriza njofton se mbrëmë ka ndodhur një aksident në rrugën Tetovë-Neproshten, në të cilën ku një veturë ka goditur një ari të vogël, përderisa po kalonte rrugën bashkë me një arushë të madhe dhe dy arinjtë tjerë të vogël. Nga QMK njoftojnë se në veturë ka pasur një familje prej 4 anëtarëve, që ka marrë lëndime të lehta trupore. MARKETING

Lexo më Shumë

LSDM ka bërë një njoftim zyrtar duke shpallur një masë të re për të lehtësuar barrën ekonomike të qytetarëve. Nga ky moment, do të bëhet kthimi i tarifës së lirë të energjisë elektrike për amvisëri. Energjia elektrike do të jetë e lirë për gjithë qytetarët çdo ditë për një periudhë prej 11 orë, nga ora 13:00 deri në ora 15:00. Kjo masë vjen si një ndihmë konkrete për të zvogëluar kostot e energjisë për familjet dhe individët. Gjithashtu, nga ora 22:00 deri në ora 07:00, energjia e lirë do të mbetet në fuqi çdo ditë, duke përfshirë edhe fundjavën. Të…

Lexo më Shumë