Ministrat e Punëve të Brendshme dhe Transportit dhe Lidhjeve, Oliver Spasovski dhe Bllagoj Boçvarski, sot do të jenë për vizitë pune në Kumanovë. Siç informojnë nga shërbimi për shtyp i qeverisë, Spasovski dhe Boçvarski do të vizitojnë objektin e rikonstruktuar të SPB Kumanovë, një nga investimet kapitale të MPB-së, në zonën e të cilit janë kryer edhe rikonstruksionet e objekteve tjera policore. Ministrat do të vizitojnë edhe stacionin hekurudhor “Pero Çiço”, ku do të inspektojnë ndërtimin e hekurudhës – seksioni Kumanovë – Beljakovcë, si pjesë e Korridorit 8. MARKETING
Author: almakos
Arritëm ta ndërtojmë Maqedoninë e Veriut në një faktor stabiliteti dhe sigurie në rajon. Qeverinë që e drejtoj zgjodhi opsionin e integrimit, e jo të izolimit. Zgjodhëm të jemi pjesë e gati një miliard njerëzve, të cilët jetojnë me vlera të përbashkëta demokratike dhe kujdesen për paqen botërore si pjesë e një aleance ushtarako-politike e cila në skenën botërore është superiore, e fortë dhe ekonomikisht organizatë dominuese. E kemi forcuar sigurinë tonë dhe tani është koha që Maqedonia e Veriut me hapa të përshpejtuar ta ecë edhe rrugën e integrimeve evropiane, në rrugën e forcimit të pozicioneve tona euroatlantike…
Kryesuesi aktual me Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim (OSBE), njëherësh ministër i Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut, ka deklaruar se vendi kishte një kryesim historik me organizatën më të madhe të sigurisë në botë, raporton Anadolu. Këto dy ditë në Shkup është mbajtur Këshilli i 30-të Ministerial i OSBE-së, me pjesëmarrjen e gjithsej 76 delegacioneve, prej të cilëve 57 shtete pjesëmarrëse të organizatës. Kryesuesi aktual Osmani së bashku me sekretaren e përgjithshme të OSBE-së, Helga Maria Schmid, dhe ministrin e Punëve të Jashtme të Maltës, Ian Borg, folën në konferencën përfundimtare për media pas mbylljes së punimeve të…
Kryeministri, Dimitar Kovaçevski dhe ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, zhvilluan takim me shoqatat e pensionistëve, ku diskutuan për mbështetjen e pensionistëve me pakon e re të masave anti krizë. Në takim, kryeministri Kovaçevski i njoftoi pensionistët se nga sot hyjnë në fuqi masat, si dhe ia sqaroi mënyrën e pagesës. Kovacevski per pensionistët “Me paketën e re anti-krizë në periudhën e ardhshme prej 5 muajve, pensionerët që marrin 14 mijë denarë do të marrin nga tre mijë denarë në muaj, ata që kan nga 14 deri në 16 mijë do të marrin 2 mijë denarë në 5…
Ministri i Jashtëm i Rusis Sergey Lavrov ishte kryefjala edhe e ditës së dytë të samitit të OSBE-së. Para se ta lëshonte vendin Lavrov organizoi një konferencë për media, në të cilën kishte interes jashtëzakonisht të madh nga ana e mediave, si të vendit, rajonit dhe ato botërore. Fajlimi dhe përgjigjet e Lavrov ishin përplot komente dhe akuza për vendet pro-perëndimore. Largimin e sekretarit të shtetit Antony Blinken dhe të përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borell, që natën e darkës joformale, para se të niste zyrtarisht Samiti i OSBE-së, ai e quajti qyqar, ndërsa ata i quajti frikacak, që…
Bujar Osmani në rrjetin social facebook pas mbarimit të fjalimit të tij në ditën e fundit të punimeve të samitit të OSBE-së, tha se kjo organizatë u shpëtua, raporton SHENJA. “OSBE u shpëtua! Më në fund janë marrë Vendimet e Këshillit Ministror të OSBE-së 2023! Malta është zyrtarisht Kryesuesja e re e OSBE-së për vitin 2024 Sekretares së Përgjithshme të OSBE-së, Helga Schmid, i është vazhduar mandate Mateo Macacchi u rizgjodh në krye të ODIHR Është vazhduar mandati i Komisionerit të Lartë për Pakicat Nacionale, Kairat Abdrakhmanov. Është vazhduar mandati i përfaqësueses së OSBE-së për lirinë e medias, Teresa Ribeiro”,…
Ministri i Punëve të Jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov nga Shkupi ka folur edhe për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës.Ai ka thënë se edhe pas 10 viteve të nënshkrimit të marrëveshjes për themelimin e Asosiacionit, e njëjta gjë nuk ka ndodhur, raporton SHENJA.“Ata tashmë kanë krijuar një dokument të ri për krijimin e Asociacionit në Kosovë, që është më ndryshe nga ai që ishte nënshkruar dhjetë vite më parë. Dhe kjo duket sikur shumë marrëveshje të tjera të OSBE-së nga e kaluara. Serbëve ju është thënë. Nëse dëshironi ti bashkoheni BE-së. Nuk do të hapin një kapitull tjetër për bisedimet…
Ish sekretarin i përgjithshëm i Qeverisë Muhamed Zekiri është dënuar me dy vite e gjysmë burg për keqpërdorimin e detyrës zyrtare dhe autorizimeve, raporton SHENJA.Nga 2 vjet e gjysmë ai do të mbajë vetëm 2 muaj, kjo për shkak se do t’i llogaritet edhe koha që ka kaluar në paraburgim dhe arrest shtëpiak.Po ashtu Zekiri duhet të kthejë 71 milionë denarë në buxhetin e shtetit.Siç tha gjykatësja Fanka Jançuleva Mihailovska gjatë aktvendimit, Zekiri ka nënshkruar marrëveshje në katër sy, pa dhënë mundësi që të ketë oferta tjera konkurruese.Zekiri duhet t’i paguaj edhe të gjitha shpenzimet për gjykimin. MARKETING
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot deklaroi se po ndërmerren masa intensive për gjetjen e 14-vjeçares Vanja Gjorçevska, e cila u zhduk të hënën në rrugën për në shkollë. Në deklaratë për media pas vizitës në SPB Shkup, ministri Spasovski tha se janë marrë në pyetje dhjetëra persona dhe se po kontrollohen pajisjet elektronike të familjes dhe vajzës. “Është kontrolluar edhe shtrati i lumit Vardar, kontrollohen të gjitha hapësirat nëntokësore, jo vetëm në rrethinë, por edhe më gjerë. Po punohet edhe për marrjen e të dhënave nga kishat dhe manastiret në rrethinën e Shkupit dhe nuk do të…
Ministri i Punëve të Jashtme të Federatës Ruse, Sergej Lavrov, në konferencën e sotme për shtyp, shprehu keqardhjen që në Këshillin Ministror të OSBE-së të mbajtur dje në Shkup, ka pasur një situatë ku nuk ka pasur arsye për të festuar përvjetorin e OSBE-së, ai madje u shpreh shumë kritik ndaj kolegëve të tij të perëndimit.“Shohim një degradim të gjithçkaje në të tre dimenzionet e sigurisë, ushtarak dhe politik, ekonomik, humanitar dhe të drejtat e njeriut. Nuk do të jap shembuj por vetëm më lejoni të them se kolegët tanë nga perëndimi nuk kanë marrë asnjë leksion nga dështimi i…
Zv/kryeministrja dhe ministre e Punëve të Jashtme dhe për Evropë e Sllovenisë, Tanja Fajon u ka bërë thirrje që të gjitha partitë politike të bëjnë hapat e nevojshme për të mos ndërperë vazhdimin e rrugës drejt BE-së. “Kjo është përgjegjësi ndaj shtetasit dhe qytetarëve që të mundet Maqedonia e Veriut të ecë kah e ardhmja evropiane. Sot zgjerimi është bërë emergjencë gjeostrategjike në një farë mënyre, para se gjithash përshkak të luftës dhe konflikteve nga njëra anë, nga agresioni brutal i Rusisë, dhe konflikti në Lindjen e Afërt”, ka thënë Fajon, raporton SHENJA. MARKETING
Ajri i ndotur ka përfshirë mbrëmë kryeqytetin e Maqedonisë së Veriut, ndërsa ndotja ka vazhduar edhe sot në mëngjes. Sipas të dhënave në faqen e IQAir, nga ora 6 e mëngjesit të sotëm, Shkupi është në vendin e 9-të në botë për nga ndotja e ajrit. Indeksi i matur i ndotjes është 156, që sjell paralajmërim se ajri është i dëmshëm. Rekomandimi që u është dhënë qytetarëve është që të mbajnë maskë mbrojtëse, të mos bëjnë sport jashtë dhe të mos hapin dritare në shtëpi. Ndotja më e madhe është me grimcat e dëmshme PM2.5, me koncentrim 65.6 mikrogramë për…

